AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Komisioni i rrëzoi një dyzinë me kërkesa ndërsa gjyqtari Hamitaj kërkon përjashtimin e trupës

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Seanca dëgjore për gjyqtarin Tritan Hamitaj në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në Tiranë më 14 shtator 2020. Foto: Edmond Hoxhaj

Gjyqtari i Apelit Durrës, Dritan Hamitaj paraqiti gjatë seancës dëgjimore më shumë se 20 kërkesa të cilat u rrëzuan nga Komisioni. Kërkesa e fundit për përjashtimin e trupit gjykues solli shtryjen e seancës.

Seanca dëgjore për gjyqtarin Tritan Hamitaj në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në Tiranë më 14 shtator 2020. Foto: Edmond Hoxhaj

Për më shumë se tre orë gjatë seancës dëgjimore të hënën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, gjyqtari i Apelit Durrës Tritan Hamitaj parashtroi dhjetëra kërkesa duke kërkuar më shumë kohë për të siguruar prova; riçeljen e hetimit për të tri kriteret; informacion për afatet e vëzhguesve ndërkombëtarë e deri në përjashtimin e trupit gjykues. Komisioni i rrëzoi thuajse të gjitha kërkesat e Hamitajt, ndërsa për të fundit vendosi që të shqyrtohet nga një tjetër trup gjykues, si dhe të shtyjë seancën për të nesërmen, të martën më 15 shtator 2020.

Trupi gjykues që po kryen rivlerësimin për gjyqtarin Tritan Hamitaj përbëhet nga Suela Zhegu kryesuese, Lulzim Hamitaj relator dhe Genta Tafa Bungo anëtare. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Theo Jacobs.

Tritan Hamitaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe përgjatë dy dekadave ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Lushnjës, atë të Durrësit dhe Gjykatën e Apelit në Durrës. Hamitaj ka mbajtur edhe pozicionin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vitet 2010-2015.

Gjatë seancës së të hënës, gjyqtari Tritan Hamitaj kërkoi mundësinë për të paraqitur kërkesa paraprake. Fillimisht ai kërkoi më shumë kohë për të mbledhur prova në funksion të barrës së provës që i ka kaluar Komisioni.

“Më keni dhënë 46 barra prove dhe më keni lënë 15 ditë kohë, ndërkohë që kam kaluar në këtë periudhë edhe COVID-19. Duhen të paktën tre muaj që të kthehesh në gjendje normale shëndetësore pasi kalon këtë sëmundje. Tani që jam rikthyer duhet të shkoj në punë dhe duhet të kujdesem për tre fëmijët e mi. Kam përgatitur 115 faqe relacion lidhur me barrën e provës dhe një Zot e di se si ia kam dalë. Do kërkoja minimalisht 3 muaj kohë, pasi kështu do të më mundësohej një proces i drejtë dhe i rregullt ligjor”, kërkoi Hamitaj.

Pasi u tërhoq, trupi gjykues vendosi ta rrëzojë këtë kërkesë duke e konsideruar të përsëritur dhe të pabazuar.

Më pas, gjyqtari Hamitaj tha se fillimisht vëzhguesi ndërkombëtar që kishte qenë pjesë e hetimit administrativ ishte Ferdinando Buatier, ndërsa në seancë ishte i pranishëm Theo Jacobs. Ai kërkoi të informohej se si funksiononte Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM; si zgjidheshin përfaqësuesit dhe se sa zgjaste mandati i tyre.

Pasi shqyrtoi kërkesën, Komisioni u shpreh se nuk lidhej me aktivitetin e trupit gjykues dhe i kaloi fjalën vëzhguesit ndërkombëtar Theo Jacobs.

Jacobs shpjegoi se roli i tyre është të vëzhgojnë procesin dhe të japin rekomandime. Ai pohoi se për arsye të ndryshme ata mund të zëvendësonin njëri-tjetrin.

Tjetër pretendim që ngriti gjyqtari Hamitaj kishte të bënte me mënyrën e formimit të trupit gjykues të KPK. Sipas tij, ligji përcakton se KPK duhet të ketë katër trupa gjykuese të përhershme. “Ndërsa ju përcaktoheni me short, në shkelje të ligjit”, pohoi Hamitaj. Edhe kjo kërkesë u rrëzua nga Komisioni.

Më pas gjyqtari Tritan Hamitaj paraqiti në bllok edhe 17 kërkesa të tjera, duke kërkuar kopje të vendimeve të ndërmjetme të Komisionit; rihapjen e hetimeve për të tri kriteret; se përse në dhomë këshillimi, së bashku me anëtarët e trupit gjykues dhe vëzhguesin ndërkombëtar shkonte edhe një përkthyes, kur sipas tij kjo nuk lejohej me ligj.

Komisioni pasi u tërhoq për të disatën herë në dhomë këshillimi, vendosi ti rrëzojë të 17 kërkesat duke u shprehur se i kishte dhënë përgjigje me vendimin e datës 29 korrik.

Në momentin kur kryesuesja Suela Zhegu i dha fjalën relatorit të çështjes Lulzim Hamitaj për të paraqitur raportin e Komisionit, gjyqtari Tritan Hamitaj kërkoi të parashtronte kërkesë tjetër. Këtë herë ai kërkoi përjashtimin e anëtarëve të trupit gjykues me pretendimin se nuk garantohej paanshmëria.

Komisioni vendosi që kjo kërkesë të shqyrtohet nga një trup tjetër gjykues që do të përzgjidhet me short dhe shtyu seancën për të martën, më datë 15 shtator, ora 14:00.

Etiketa: COVIDCOVID-19DurrësFerdinando BuatierGenta Tafa BungoGjykata e Apelit DurrësGjykatëgjyqtarKPKLigjlulzim hamitajONMoperacioniOperacioni Ndërkombëtar i MonitorimitpaktSeancaSHshtatorSuela ZheguTHeo JacobsTritan HamitajVëzhguesit
Tjetri
KPK përmbyll pas 4 seancash hetimet për prokurorin Moisi Duda

KPK përmbyll pas 4 seancash hetimet për prokurorin Moisi Duda

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.