Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Mos humbisni Korrupsioni

Të gënjyer e të lodhur, naftëtarët e Ballshit protestojnë për pagat e munguara

Nensi BogdaniNgaNensi Bogdani
18:42 | 17/09/2020
Në Korrupsioni, Lajme, Mjedisi, Në Fokus
Kohe leximi: 5 minuta
A A
0
Të gënjyer e të lodhur, naftëtarët e Ballshit protestojnë për pagat e munguara

Aktivistë dhe naftetëtarë të Ballshit u përleshën të enjten me forcat policore gjatë protestës së tyre në Tiranë ku kërkuan përgjigje për 20 pagat e vonuara prej 1 viti | Foto : Nensi Bogdani

Share on FacebookShare on Twitter

Protesta e naftëtarëve të Ballshit të cilët kanë disa muaj që ngrenë zërin për pagat e tyre, u përshkallëzuan sot në Tiranë në përplasje me policinë.

Aktivist në protestën e naftëtarëve humbi ndjenjat gjatë përplasjeve të shumta me policinë | Foto : Nensi Bogdani

Tefta Metaj,  e cila punon prej 37 vitesh në Uzinën e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, u aksidentua gjatë punës para 36 vitesh, sapo kishte filluar karrierën e saj në rafineri. Nga aksidenti me makinerinë e tornos ajo humbi përgjithmonë flokët , ndërsa në 20 muajt e fundit ka humbur dhe rrogën, ndërsa përballet edhe me sëmundje profesionale.

“Jemi të flakur në rrugë, kemi 27 rroga pa marrë. Nuk ka shtet të na ndihmojë edhe pse me gjyq të fituar. Ja, mbetëm me greva e me protesta….deri tani prit e prit është zvarritur puna me gënjeshtra,” u shpreh 56-vjeçarja gjatë protestës të mbajtur të enjten në Tiranë nga naftëtarët e rafinerisë së Ballshit.

Tefta tha se gjatë muajve të fundit e ka mbajtur shpirtin gjatë me 40 mijë lekë “pagë lufte” të shpërndarë nga qeveria në përgjigje të pandemisë së COVID-19 dhe borxhe.

“Kam dy vajza të mëdha, 20 dhe 23 vjeç. Burri përditë kërkon punë krahu ku të gjejë, mbajmë shtëpinë me 10 mijë lekë në ditë, listat e ushqimeve kanë vajtur sa s’mbajnë më,” tregoi Tefta, duke e cilësuar mënyrën aktuale të jetesës si “me të keq”.

Themelet e Uzinës së Përpunimit të Naftës në Ballsh kanë filluar të ndërtohen që në vitin 1972 dhe më pas filloi funksionimin në vitin 1979. Pasi u privatizua në vitin 2008 ajo ka ndërruar pronarë rreth shtatë herë, duke i lënë punëtorët të pasigurt për të ardhmen e tyre.

Uzina tashmë ka pezulluar punën prej 11 muajsh. Kompania që menaxhon aktualisht uzinën është  justifikuar se nuk furnizohet me naftë të papërpunuar. Stafi i uzinës përbëhet prej 800 naftëtarësh, burra a gra të cilët presin të shpërblehen për mundin e tyre.

Naftëtarët ndihen të zhgënjyer pasi prej vitesh u premtohen pagesa e rrogave të prapambetura.

Petrit Shehu, i cili ka punuar prej 37 vitesh në rafineri, i tha BIRN se pas 11 muajsh pa rroga jetesa është bërë e papërballueshme.

Aktivistë dhe naftetëtarë të Ballshit u përleshën të enjten me forcat policore gjatë protestës së tyre në Tiranë ku kërkuan përgjigje për 20 pagat e vonuara prej 1 viti | Foto : Nensi Bogdani

“Ne kërkojmë të na thonë pse na gënjejnë, pse na mashtrojnë, pse nuk ngrihen organet kompetente shtetërore të na thonë të vërtetën. Kaq kërkojmë. Unë jam vet i katërt në familje. Janë 800 veta që punojnë në uzinë, po të llogarisësh minimalisht familjet e tyre minimumi prej 3 personash, llogarit 2400 veta me çfarë do të ushqehen nëse nuk paguhen,” tha ai.

“Unë edhe dy vjet kam, edhe dal në pension. Kur do t’i marr lekët që më takojnë. Jetojmë me të keq, me KEMP-in e gruas të cilën e kam të sëmurë,” shtoi ai.

Aktivisti Arlind Qori, lider i Organizatës Politike – një grupim i majtë që i ka mbështetur protesta e naftëtarëve,  u shpreh se është e padrejtë që djersa dhe mundi i tyre të shfrytëzohet nga një grup pushtetarësh.

“Nafta është prona jonë e përbashkët e duhet të ishte burimi i begatisë tonë të përbashkët, ndërsa në fakt është instrumenti i pasurimit i një grushti oligarkësh dhe pushtetarësh. Ne sot luftojmë që Shqipëria ta ketë minimumim e bazës industriale. Këta duke shkatërruar rafinerinë e naftës duan ta kredhin Shqipërinë përfundimisht në një vend të botës së tretë, pa industri, pa forcë punëtore të kualifikuar, vetëm me të papunë dhe me të pashpresë,” tha i indinjuar Qori.

Në mbështetje të naftëtarëve kishte ardhur në Tiranë edhe Elton Debreshi, kreu i Sindikatës së Minatorëvë të Bashkuar të Bulqizës.

“Nafta dhe miniera janë industritë më të fuqishme në Shqipëri, por punëtorët e këtyre industrive janë si mos më keq,” tha Debreshi.

Ai u bëri thirrje funksionarëve te institucioneve të pyesin veten se ku hanë, ku pinë e ku do të arsimohen fëmijët  e naftëtarëve të cilët tashmë nuk janë paguar prej një viti.

Sokol Dautaj, kryetar i Sindikatës së Naftëtarëve të Bashkuar, tha se premtimet nga drejtuesit e rafinerisë si edhe të qeverisë i kanë lënë në baltë themeluesit e parë të uzinës.

Arlind Qori, aktivist dhe pedagog ” Foto : Nensi Bogdani

“Rafineria është e jona, ka 40 vite që është derdhur djersë, gjak dhe mund, është ndërtuar nga naftëtarët. Takime pa fund, premtime pa fund, por ne kemi 12 muaj pa asnjë mbështetje financiare,” tha Dautaj.

Ai shtoi se kanë ardhur shtatë kompani fantazmë njëra pas tjetrës në krye të uzinës dhe tanimë   naftëtarët nuk pranojnë më të përçmohen.

Sipas tij, naftëtarët kërkojnë që ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës t’i presë ata në takim me një përfaqësi të tyre, e të zbatohet vendimi i gjyqit për pagat, duke pranuar se ata janë dakord edhe për mbylljen e rafinerisë nëse ky do të jetë vendimi i qeverisë apo kompanive.

“Mbylleni rafinerinë, por na jepni lekët që na takojnë me gjyq dhe i pafshi hajrin këtij sistemi mashtrues”, theksoi  Sokol Dautaj.

Kërkesa e tij u përsërit edhe nga shumë punonjës të uzinës të mbledhur për të protestuar në Tiranë.

“Ikim vetë, s’kemi nevojë të punojmë më atje, por të na japin paratë që na detyrohen e që kemi punuar gjithë këto kohë”, tha një punëtore 58-vjeçare e rafinerisë së Ballshit.

“Prej 41 vitesh punoj në uzinë. Duam të hamë, po jetojmë me sakrifica dhe me borxhe. Ngelëm duke marrë borxhe ke të tjerët. Kemi fëmijët në shkollë dhe nuk ja dalim dot,” shtoi ajo.

Ndërkohë një tjetër punëtore e uzinës, në kushte anonimati i tha BIRN se para dy javësh disa gra u shfaqën me kontratë në duar dhe i thanë atyre të firmosnin, pa i lejuar të lexonin se çfarë shkruhej në përmbajtjen e shkresave.

Punonjësja e uzinës i tha BIRN se ajo e nënshkroi letrën pa e lexuar, me shpresën se kjo shkresë do të ishte për marrjen e pagave dhe se nuk donte ta besonte se mund të ishte ndonjë mashtrim i radhës, pasi e kishin firmosur edhe të tjerë punëtorë.

Ylli Rizai, një tjetër naftëtar, tregoi se prej vitesh ata po telendiseshin në të njëjtën formë prej drejtuesve të kompanive që menaxhojnë rafinerinë.

“Kam 36 vjet përgjegjës turni në repartin më të vështirë në uzinën e Ballshit. Kemi disa vite që telendisemi në këtë formë. Vijnë pronarë njëri pas tjetrit, na lënë në mes të rrugës, dhe ikin”, tha Ylli.

Gra punëtore në rafinerinë e Ballshit, të pranishme në protestën në Tiranë, për të kërkuar pagat e munguara prej 1 viti | Foto : Nensi Bogdani

Sipas tij, mbajtësit e statusit duhet të naftëtarit mbulohen financiarisht nga shteti për një periudhë të caktuar nëse firmat drejtuese largohen .

“Statusi i naftëtarit e shkruan e zeza mbi të bardhë që naftëtari në momentin që firma ikën, përgjegjësinë për ta e mban shteti shqiptar me rrogë minimale jo më pak se 3 vjet,” tha Rizai.

“E ku është shteti shqiptar sot, në momentin që firma ka ikur që në janar,” përfundoi ai.

Tjetri
Ligjet e ‘censurës’ ngrenë pikëpyetje për angazhimin e Shqipërisë për integrim në BE

BE paralajmëron socialistët për “anti-shpifjen”

Më të lexuarat

Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

19:09 | 18/03/2023
Të gënjyer e të lodhur, naftëtarët e Ballshit protestojnë për pagat e munguara

Të gënjyer e të lodhur, naftëtarët e Ballshit protestojnë për pagat e munguara

18:42 | 17/09/2020
Shqiptarët u përballën me rënie të ndjeshme të pagave më 2016

Paratë e drogës si faktor i mosrritjes së pagave

13:42 | 21/03/2023
Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

13:49 | 20/03/2023

Gjykata liroi zyrtaren e akuzuar për mashtrim pasi fëmijët e saj ishin të trishtuar

15:47 | 21/03/2023
Praktikat e blerjes së dy apartamenteve sollën shkarkimin e gjyqtares Bernina Kondi

Kolegji rrëzon “cënimin e besimit” për Bernina Kondin, por lë në fuqi shkarkimin

19:52 | 20/03/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.