AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Arrestohet Hysni Gucati, kreu i OVL-së në Kosovë

Xhorxhina BamingaXhorxhina Bami
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto nga momenti i arrestimit të Hysni Gucatit. Foto: Urim Krasniqi/Kallxo.

Policë të armatosur të EULEX-it bastisën Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe arrestuan kreun e saj, pasi ai i bëri thirrje mediave të publikonin dosjet e rrjedhura nga Gjykata Speciale në Hagë.

Foto nga momenti i arrestimit të Hysni Gucatit. Foto: Urim Krasniqi/Kallxo.

Njësitë speciale të policisë së EULEX arrestuan të premten kreun e Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, në një mësymje në zyrat e organizatës në Prishtinë.

Avokati i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Tome Gashi, tha se ai mendonte se Gucati do të transferohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, e cila po merret me raste krimesh lufte të pretenduara se janë kryer nga guerilët e UÇK-së gjatë dhe pas luftës së Kosovës nga viti 1998 në vitin 2000.

“Tani kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, zoti Hysni Gucati, është arrestuar nga policia e EULEX-it dhe do të transferohet në Hagë! Bastisjet po vazhdojnë! ” shkroi Gashi në Facebook.

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku, pretendoi se një hetues nga Dhomat e Specializuara të Kosovës ishte me policinë e EULEX-it kur ata bastisën ndërtesën.

Klinaku tha gjithashtu për mediat se policia e EULEX-it nuk kishte urdhër.

BIRN kontaktoi EULEX-in dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, por nuk mori asnjë përgjigje deri në kohën e publikimit.

Arrestimi i Gucatit vjen në mes të polemikave të vazhdueshme pasi Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pretendoi se ka marrë në mënyrë anonime një sasi të madhe dokumentesh të rrjedhura nga prokurorët e Hagës këtë muaj.

Gucati i ka bërë thirrje mediave në Kosovë të publikojnë dokumentet pa zbuluar emrat e dëshmitarëve.

Deri më tani, mediat në Kosovë nuk kanë publikuar asnjë nga dokumentet, por stacioni televiziv shqiptar Top Channel ka publikuar ato që ai pretendon se janë pjesë nga aktakuza ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-lideri politik i UÇK-së. Materiali nuk mund të verifikohej.

Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës të enjten arrestoi ish-oficerin e UÇK-së Salih Mustafa, i cili është paditur për krime lufte në vitin 1999.

Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë pjesë e sistemit të drejtësisë të Kosovës, por ndodhen në Holandë dhe kanë staf ndërkombëtar.

Ato u krijuan nën presionin e madh të aleatëve perëndimorë të Kosovës, të cilët druheshin se sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk ishte aq i fuqishëm sa të gjykonte çështje kaq të ndjeshme dhe të mbronte dëshmitarët.

Etiketa: ArrestimarrestimiBIRNdëshmitarëDhomat e Specializuaradosje krimesh lufteEULEXFacebookGjykataGjykata SpecialeGucatiHageHashim ThaçihetuesHysni GucatiKosovëKrimekrime lufteLufteOrganizata e Veteraneve te UCKOVLPoliciaprokurorSalih MustafaTop ChannelUCKZyra e Prokurorit te Specializuar
Tjetri
Policia: Alqi Bllako në “arrest”, u vetëdorëzua

Kompania e lidhur me një zyrtar shqiptar, “ekspeditë” biznesi në Afrikë

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.