AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Prokurorët e Hagës publikojnë aktakuzën ndaj Salih Mustafës

Xhorxhina BamingaXhorxhina Bami
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Foto: Europol.

Pasi kreu arrestimin e saj të parë, Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës me seli në Hagë publikoi aktakuzën që akuzon ish-oficerin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Salih Mustafa për krime lufte, përfshirë torturë dhe vrasje.

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Foto: Europol.

Disa orë pas arrestimit të oficerit të kohës së luftës të UÇK-së Salih Mustafa të enjten, Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës lëshoi ​​aktakuzën duke e akuzuar atë për kryerjen e “krimeve të luftës sipas ligjit ndërkombëtar” gjatë konfliktit në Kosovë në 1999.

Aktakuza ndaj Mustafës, i cili tani është zyrtar në Ministrinë e Mbrojtjes të Kosovës, e akuzon atë për “ndalim arbitrar…trajtim çnjerëzor … torturë… dhe vrasje” të civilëve midis “afërsisht 1 prillit 1999 dhe rreth fundit të prillit 1999”.

Ajo akuzon Mustafën, i njohur në kohën e luftës si Komandant Cali, si pjesë e një sipërmarrje të përbashkët kriminale me “disa ushtarë, policë dhe roje të tjera të UÇK-së”, që kishin një “qëllim të përbashkët për të marrë në pyetje dhe keqtrajtuar të ndaluarit”.

Në kohën e krimeve të pretenduara, Mustafa ishte oficer i Njësisë BIA të UÇK-së, e cila përbëhej nga 500-600 luftëtarë dhe “operonte kryesisht në dhe përreth zonave të mëdha urbane, të tilla si Prishtina dhe Obiliqi, dhe në zonën e Gollakut, që përfshin fshatin Zllash”, ku ishte ndodhej kompleksi i paraburgimit në të cilin mbaheshin viktimat, pretendon aktakuza.

Ajo thotë se viktimat “ishin persona që nuk merrnin pjesë aktive në luftime”.

Sipas aktakuzës, pjesëmarrësit në sipërmarrjen e përbashkët kriminale “privuan të paktën gjashtë persona nga liria e tyre pa një proces të rregullt ligjor në kompleksin e ndalimit në Zllash”, ku ata u mbajtën “në një stallë të mbyllur”.

Të ndaluarit u privuan nga ushqimi, uji, higjiena, pasja e një shtrati dhe kujdesi mjekësor dhe vazhdimisht iu nënshtruan “rrahjeve me instrumente të ndryshëm, djegies dhe goditjeve me rrymë elektrike”.

Ata u torturuan gjithashtu psikologjikisht, “ndër të tjera përmes kërcënimit me vdekje dhe kërcënimit për lëndim të rëndë fizik, frikësimit, poshtërimit, diskriminimit për arsye politike, kanosjes, ngacmimit, marrjes në pyetje dhe dhënies së deklaratave dhe pranimit të detyruar ose nën shtrëngim”, thuhet në aktakuzë.

“Mbi disa u urinua në prani të të ndaluarve të tjerë”, shton ajo.

Akuza pretendon se Mustafa shpesh urdhëronte anëtarët e tjerë të Njësisë BIA të torturonin të ndaluarit ose e bënte këtë gjë vetë.

Njëri nga të burgosurit, i cili “u rrah dhe torturua më rëndë sesa të ndaluarit e tjerë”, nuk është parë më që nga 19 prilli 1999.

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, Hysni Gucati, pretendoi të enjten në mbrëmje se Mustafa gjithashtu ishte burgosur midis vitit 1992 dhe 1997 nën regjimin e Sllobodan Millosheviçit në ish-Jugosllavi dhe se ai ishte i bindur se arrestimi i tij bazohej në dosjet e përpiluara nga gjykatat serbe.

“Kjo është arsyeja pse ne jemi shumë të shqetësuar për këtë”, tha Gucati për televizionin publik të Kosovës RTK.

Dhomat e Specializuara të Kosovës do të gjykojnë ish-luftëtarë të UÇK-së të paditur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për krime të kryera gjatë dhe pas luftës nga viti 1998 deri në vitin 2000, krime që përfshijnë vrasje, torturë dhe ndalime të paligjshme.

Gucati tha se kjo tregonte se Dhomat e Specializuara janë të njëanshme, sepse të pandehurit do të jetë shqiptarë të Kosovës, jo serbë.

“Ne jemi për drejtësi, por jo për drejtësi selektive, ku pjesëtarët e një etnie persekutohen”, tha Gucati.

Arrestimi i Mustafës të enjten vjen në mes të polemikave të vazhdueshme pasi Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pretendoi se ka marrë në mënyrë anonime një sasi të madhe dokumentesh të rrjedhura nga prokurorët e Hagës këtë muaj.

Organizata e Veteranëve të Luftës i ka kërkuar mediave të Kosovës që t’i botojnë ato pa zbuluar emrat e dëshmitarëve. Deri më tani, mediat në Kosovë nuk kanë publikuar asnjë nga dokumentet, por stacioni televiziv shqiptar Top Channel ka publikuar ato që ai pretendon se janë pjesë nga aktakuza ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-lideri politik i UÇK-së. Materiali nuk mund të verifikohej.

Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë pjesë e sistemit të drejtësisë të Kosovës, por ndodhen në Holandë dhe kanë staf ndërkombëtar.

Ato u krijuan nën presionin e madh të aleatëve perëndimorë të Kosovës, të cilët druheshin se sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk ishte aq i fuqishëm sa të gjykonte çështje kaq të ndjeshme dhe të mbronte dëshmitarët.

Etiketa: 1997aktakuzëAkuzaarrestimidëshmitarëDhomat e SpecializuaraEuropolGjykata SpecialeGucatiHashim ThaçiHysni Gucatiish-JugosllaviJugosllaviKosovëKrimekrime lufteLiriaLufteMillosheviçMjekmjekëndalimndalimepaktPrishtinaprokurorRTKSalih MustafaSllobodan MillosheviçTop ChannelUCKvdekjevrasjeZyra e Prokurorit te Specializuar
Tjetri
Përpjekja për të vendosur në hartën turistike qytezën mesjetare të Sardës

Përpjekja për të vendosur në hartën turistike qytezën mesjetare të Sardës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.