AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Energjia

Pas protestave, naftëtarët e Ballshit hyjnë në grevë urie

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
6 years më parë
në Energjia, Lajme, Mos humbisni, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Naftetarët vijuan të enjten me protestën e tyre në Tiranë, pasi protestat e tyre në Ballsh ranë në vesh të shurdhër | Foto : Nesni Bogdani

Kryetari i sindikatës së naftëtarëve të KPTHN Ballsh shprehet se do të vazhdojnë me protestat dhe grevën e urisë derisa rafineria të administrohet nga një kompani serioze e kontrolluar nga shteti dhe të likuidohen pagat e prapambetura. 

Naftetarët vijuan të enjten me protestën e tyre në Tiranë, pasi protestat e tyre në Ballsh ranë në vesh të shurdhër | Foto : Nesni Bogdani

Pas disa protestave, naftëtarë të Rafinerisë së Përpunimit të Thellë të Naftës së Ballshit, KPTHN Ballsh nisën të hënën grevën e urisë, duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre për rifillimin e punës dhe pagesën e pagave të prapambetura.

Greva e urisë filloi pasi naftëtarët nuk morën zgjidhje pas disa protestave, ku ajo e fundit u zhvillua para godinës së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë më 17 shtator.  Kryetari i sindikatës së naftëtarëve të KPTHN Ballsh, Sokol Dautaj i tha BIRN se shqetësimet e ngritura prej tyre nuk u dëgjuan as nga përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi nuk u pranua kërkesa për takim.

“Drejtuesit e kompanisë duket se e kanë marrë me tallje vuajtjen tonë. Na u pemtua një pagë paradhënie dhe rifillimi i punës, por deri tani asgjë. Edhe kontratën individuale e nënshkruam nga halli se jemi prej muajsh pa punë e pa të ardhura. Kanë nëntë muaj që na gënjejnë”, pohoi kryetari i sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj dhe shtoi se askujt nuk i është vënë në dispozicion kopje e kontratës nga ana e palës punëdhënëse.

Ai shtoi se kërkesat e tyre janë konkrete dhe të zgjidhshme. “Ne kemi dy kërkesa: Të vijë një kompani e kontrolluar nga shteti që të mos falimentojë pas disa muajsh – ose, në të kundërt, nëse vendoset të mbyllet, të na likuidojnë pagat e prapambetura që vetëm për periudhën 2015-2016 janë 13 për secilin nga ne, si dhe të likuidohen gjithë detyrimet e tjera”, tha Dautaj dhe theksoi se dy qëndrojnë kërkesave të tyre.

“Do të vazhdojmë grevën dhe protestat tona derisa të ketë zgjidhje. Do vazhdojmë… . Ne të vdekur jemi…. Kemi muaj që nuk paguhemi…, si do jetojmë? Ne këtë profesion kemi”, pohon Dautaj.

Pasi kaloi dorë më dorë që pas privatizimit të dështuar të vitit 2008, rafineria e Ballshit u mor në administrim në mars 2018 nga kompanitë Tosk Energji dhe Bylis Energji, të cilat janë në pronësi të dy kompanie zvicerane, CFD Conseils Sarl dhe PGFS Pilotage & Gestion S.

Së fundmi, KPTHN e Ballshit administrohet nga kompania Allum Enterprises, e cila ka negociuar me naftëtarët, por pa dhënë ndonjë zgjidhje konkrete për rifillimin e punës dhe pagesën e rrogave të prapambetura.

Në maj të vitit 2020, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi se Bankers dhe Allum kishin arritur marrëveshje për rifillimin e punës në KPTHN-në e Ballshit, por naftëtarët shprehen se një gjë e tillë nuk është realizuar ende.

Etiketa: AMPBallshBelinda BallukuBIRNmarrëveshjeNaftëtarëtPagatParaProtestatPunëRafineria e BallshitshtatorSokol Dautaj
Tjetri
120194864 1715974091888641 610377903590374941 n

Pa garë dhe pa zgjidhje: Tarifa e inceneratorit të Sharrës rrezikon ta ‘falimentojë’ Durrësin

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.