AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Pezullohet nga detyra për korrupsion numri dy i OFL-së Artan Shkëmbi

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Korrupsioni, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Artan Shkëmbi gjatë seancë dëgjimore të vetingut të policisë | Foto : LSA

SPAK ka marrë nën hetim zv/drejtorin e Operacionit Forca e Ligjit pasi dyshohet se ka nxjerrë informacione sekrete dhe ka kryer korrupsion. Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për caktimin e masës së sigurisë “pezullim nga detyra”.

Artan Shkëmbi gjatë seancës dëgjimore të vetingut të policisë | Foto : LSA

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar, GjKKO ka vendosur të dielën më 27 shtator masën e sigurisë “pezullim nga detyra” për kreun e Operacionit Forca e Ligjit, OFL, Artan Shkëmbi për veprat penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “zbulimi i akteve dhe të dhënave sekrete”.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, Arben Kraja i tha BIRN të hënën se Artan Shkëmbi është person nën hetim për korrupsion dhe nxjerrje sekreti hetimor. Ai shtoi se gjykata e kishte pranuar kërkesën e SPAK për caktimin e masës së sigurimit për “pezullim nga detyra” të Shkëmbit. Sipas zëdhënësit të Policisë së Shtetit, Genti Mullai, është zbatuar vendimi i Gjykatës së Posaçme për pezullimin e Artan Shkëmbit nga detyra.

Shkëmbi u konfirmua në detyrë me shumicë votash më datë 28 shkurt 2020 nga Komisioni i Jashtëm i Kualifikimit, KJV që po kryen procesin e vetingut në polici. Kryesuesi Alban Laska dhe anëtarja Mirela Ujkani në shumicë votuan për konfirmimin në detyrë të Shkëmbit. Ndërsa relatori i çështjes Artur Baku, në pakicë shprehet në vendim se, Artan Shkëmbi duhej të ishte shkarkuar për shkak se nuk arriti nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë.

Nga hetimi administrativ i KJV u identifikua edhe fakti se Shkëmbi ka qenë me detyrë funksionale Punonjës Operativ, Oficer në strukturat e ish Sigurimit të Shtetit nga data 1 gusht 1990 deri më 1 tetor 1991, pasi është diplomuar në vitin 1990 në Shkollën e Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Dega Sigurim. KJV nuk e ka konsideruar penalizues këtë fakt, duke vlerësuar se periudha e ushtrimit të funksionit ka qënë e shkurtër dhe se nuk raportohen të dhëna për shkelje të drejtave dhe lirive themelore të njeriut nga ana e Shkëmbit.

Operacioni Forca e Ligjit nisi si një akt normativ, përputhshmëria e të cilit me Kushtetutën e Shqipërisë është vënë në pikëpyetje nga organizatat e shoqërisë civile dhe shumë ekspertë. Që nga krijimi në shkurt 2020, kjo njësi e policisë ka tërhequr vëmendjen e publikut për deklarata të njëpasnjëshme në të cilat është njoftuar dërgimi i formularëve të vetëdeklarimit të pasurisë të disa figurave të njohura apo të dyshuara për aktivitet kriminal. Ende nuk bëhet e ditur se çfarë efekti ka sjellë në luftën kundër krimit dërgimi i këtyre formularëve.

Etiketa: Arben KrajaBIRNGJKKOGjykataGjykata e PosaçmeGjykatëGjykatësHetimKJVKorrupsionkorrupsion pasivMASOFLoperacioniOperacioni Forca e LigjitpoliciPunëshqipshtatorSPAKVendimVendimi
Tjetri
Zgjedhje 2017

Socialistët vënë në shenjestër sistemin e drejtësisë në prag të zgjedhjeve

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.