AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Arsyetimi i gjykatës së Firences për “mospërmendje”, justifikon sipas prokurorisë mosdeklarimin e dënimit nga Valdrin Pjetri

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
6 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama dhe ish-kandidati për kryetar bashkie, Valdrin Pjetri, gjatë një mingu elektoral | Foto nga : Facebook

Prokurori i Tiranës Ervin Karanxha arsyeton në kërkesën për pushimin e çështjes ndaj Valdrin Pjetrin, se kandidati për kryebashkiak nuk ishte fajtor për mosdeklarim në formularin e dekriminalizimit, pasi Gjykata e Firences kishte vendosur ndër të tjera edhe që dënimi ndaj tij “të mospërmendej e të mos publikohej në të ardhmen”.

Kryeministri Edi Rama dhe kandidati për kryetar bashkie, Valdrin Pjetri, gjatë një mingu elektoral | Foto nga : Facebook

Prokuroria pranë Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur të dërgojë për pushim çështjen penale në ngarkim të ish-kandidatit të Partisë Socialiste për pozicionin e kryetarit të Bashkisë Shkodër në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, Valdrin Pjetri.

Kërkesën për pushim dërguar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë më 30 korrik, prokurori i çështjes Ervin Karanxha e bazon në vendimin e Gjykatës së Firences, Itali të vitit 2003, kur Pjetri është akuzuar dhe dënuar me 18 muaj burgim dhe 1000 euro gjobë për “mbajtje të lëndës narkotike” në bashkëpunim. Në kërkesën për pushim të prokurorisë, thuhet se Gjykata e Fierences kishte vendosur pezullimin e dënimit dhe mospërmendjen e tij në të ardhmen.

“Vetë vendimi i dënimit të tij në pjesën e dispozitivit të tij deklaronte që ky vendim nuk duhej të përmendej në të ardhmen ose të bëhej publik”, citohet në kërkesën për pushimin e çështjes.

Karanxha vlerëson se, kur gjykata ka urdhëruar që vendimi nuk duhet të përmendet, atëherë ky vendim dyhet zbatuar. “Sipas interpretimit të nenit 3 dhe 11 të Kodit të Procedurës Penale del se vendimi i gjykatës zbatohet dhe nuk diskutohet”, citohet në kërkesën për pushim.  Sipas prokurorisë, Pjetri ka zbatuar një vendim të formës së prerë të Gjykatës së Fierences duke mos e deklaruar dënimin e dhënë ndaj tij për posedim të lëndës narkotike të llojit cannabis sattiva.

Më tej, prokuroria argumenton, se duke qenë se vepra penale ka ndodhur në shtetin fqinj, në rastin konkret zbatohet ligji penal Italian dhe jo ai shqiptar. Bazuar në këto arsyetime, prokuroria arrin në përfundimin se Pjetri nuk duhej ta deklaronte dënimin e tij dhe se për këtë shkak nuk ka konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal “falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Kërkesa për pushim do të vlerësohet nga Gjykata e Tiranës e cila do të vendosi nëse është I drejtë ose jo konkluzioni i prokurorisë.

Prokuroria e Përgjithshme njoftoi më 17 dhjetor 2019 nisjen e procedimit penal për Valdrin Pjetrit, për mosdeklarim në formularin e ligjit për dekriminalizimin të dënimit në Itali.

Pjetri, i cili ishte zgjedhur kryetar i Bashkisë së Shkodrës në zgjedhjet pa garë të vitit që shkoi, u tërhoq dhe nuk mori detyrën pas denoncimeve publike nga Partia Demokratike se ishte dënuar në Itali për çështje të lidhura me drogën.

Bashkia e Shkodrës vijon të drejtohet nga Voltana Ademi, mandati i të cilës ka mbaruar në verën që shkoi, por që nuk mund të ndryshohet në mungesë të një kryebashkiaku tjetër dhe në mungesë të një date për zgjedhjet.

Etiketa: ademiBashkiacannabisDekriminalizimEdi RamaErvin KaranxhaEuroFacebookGjykataGjykata e TiranësGjykatëGjykatësGjyqItaliKaranxhaKodit PenalKryebashkiakKryeministri Edi RamakryetarMosdeklarimPartiaPartia DemokratikePartisë SocialistePjetriProkuroriProkuroriaProkuroria e PërgjithshmeRamaShkodërTiranëValdrin PjetriVendimVendimiVoltana AdemiZgjedhjet
Tjetri
Vila luksoze shtetërore në Serbi i shitet bashkëpunëtorit të palestinezit të njohur

Vila luksoze shtetërore në Serbi i shitet bashkëpunëtorit të palestinezit të njohur

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.