AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Banorët e prekur nga HEC-et kërcënojnë me revoltë

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Energjia, Lajme, Mjedisi, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Organizata mjedisore EcoAlbania mbajti konferencën e rradhës për mbrojtjen e lumenjeve të Shqipërisë, kësaj rradhe në prani të banorëve të komuniteteve që janë prekur nga ngritja e hidrocentraleve. | Foto : Nensi Bogdani

Banorët e komuniteteve të prekura nga ndërtimi i HEC-eve në zonat e ndryshme të Shqipërisë, pas përpjekjeve të shumta ndër vite shprehen të zhgënjyer nga shurdhëria e institucioneve, duke parë tashmë si alternativë edhe përballjen me forcë me kompanitë dhe zyrtarët që i mbështesin.

Organizata mjedisore EcoAlbania mbajti konferencën e rradhës për mbrojtjen e lumenjeve të Shqipërisë, kësaj rradhe në prani të banorëve të komuniteteve që janë prekur nga ngritja e hidrocentraleve. | Foto : Nensi Bogdani

Si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për mbrojtjen e lumenjve nga digat në Shqipëri, organizata mjedisore Eco Albania, zhvilloi të martën në Tiranë një konferencë me praninë e banorëve të komuniteteve të prekura nga ndërtimi i HEC-ve.

“Neve nuk na pyet kush,” u ankua një banor i zonës së Bicajt, mbi pasojat dhe dëmet që ndërtimet e digave kanë mbi jetën e tyre. “Njerëzit e zonës janë hallexhinj, gjithsesi ata janë të disponueshëm për të mbrojtur vendin e tyre,” shtoi ai.

Në Shqipëri ka aktualisht 227 HEC-e të planifikuara dhe 100 të tjera në ndërtim, ndërkohë që në Ballkan janë pothuajse 700 HEC-e ekzistuese. Shqipëria konsiderohet si vendi me dendësinë më të madhe të HEC-eve në rajon.

“Eco Albania ka tashmë shtatë vite që punon në mbrojtje të lumenjve, dhe jemi munduar përherë të jemi sa më pranë komuniteteve, të cilat ka raste që këlthasin për ndihmë,” u shpreh drejtori ekzekutiv i Eco Albania, Olsi Nika.

“Natyra jonë po degradon nga politikat e gabuara,” shtoi Nika.

Përfaqësuesit e Eco Albania i bënë thirrje banorëve të që të bëjnë rezistencë dhe të këmbëngulin në përpjekjet e tyre për të kundërshtuar në mënyrë ligjore këto ndërtime që ato i cilësuan shkatërruese – jo vetëm për natyrën por edhe për jetën e familjeve të tyre.

“Betejat ligjore të komuniteteve të prekura nga HEC-et kërkojnë këmbëngulje. Duhet të jeni të shumtë në numër dhe me të njëjtin zë”, u shpreh avokatja  Elvana Tivari, mbi rëndësinë e të qenit të bashkuar dhe mbështetjes së ndërsjellë midis komuniteteve.

“Pengesat tona shpeshherë kanë filluar që në fazën e parë në gjykatë. Jo të  gjithë gjykatësit bien dakord për çështjet që mund të ngrenë organizatat mjedisore, prandaj është shumë e rëndësishme që ju si komunitet të bëheni bashkë dhe të paraqiteni të vendosur,” shtoi ajo.

Megjithatë shumë prej banorëve  të komuniteteve të prekura nga ndërtimi i HEC-eve u shprehën pesimistë se mund t’a ndalonin ndërtimin e digave, pasi sipas tyre prapa fasadave të kompanive fshihen të afërt të kryebashkiakëve dhe njësive administrative përkatëse.

Resul Baleta, kryeplaku i fshatit të Gurit të Bardhë, tha gjatë fjalës së tij se jo vetëm ai por të gjithë banorët e fshatit i kishin humbur shpresat se institucionet e drejtësisë do të ishin në krahun e tyre për të shmangur ndërtimet e digave.

“Natën nuk flemë gjumë,” tha ai. |Unë tek shteti dhe tek ligji nuk besoj më,” shtoi Baleta.

Edhe Naim Mehmetaj, nga fshati Bicaj i Kukësit, u shpreh se banorët janë të revoltuar në lidhje me premtimet boshe që u bëhen nga qeveritarët e që më pas nuk gjejnë zbatim.

Shumë prej personave të pranishëm në sallë, u shprehën se ishin të gatshëm të përballeshin në mënyrë të dhunshme me autoritetet përkatëse për të kundërshtuar ndërtimin e HEC-ve. Për to, dhuna ka mbetur e vetmja zgjidhje në mënyrë që ata të dëgjohen nga politikanët.

Dhimitër Koleci, banor i komunitetit të Zall Gjocajt, tha se pavarësisht se vinin nga zona të ndryshme, të gjithë këta banorë ndanin të njëjtin hall – atë të shkatërrimit të habitatit nga ndërtimet e HEC-eve dhe rënia në vesh të shurdhër e kërkesave të tyre.

“Kur bëjmë takim me ministrat na thonë keni të drejtë. Më pas del që janë familjarë të kryetarit të Bashkisë Mat. Problemi është si të zgjidhet çështja ligjërisht, se këta i blejnë të gjithë me lekë,”, u shpreh ai disa herë i indinjuar.

Olsi Nika, duke pranuar se Shqipëria është e varur për prodhimin e energjisë elektrike prej hidroenergjetikës, u shpreh se ka ardhur koha të shihen edhe mundësi të tjera zhvillimi për vendin, duke ruajtur kështu edhe pasuritë natyrore të cilat përbëjnë njëkohësisht edhe bazën për zhvillimin e turizmit në vendin tonë.

“Shumë prej këtyre hidrocentraleve janë të paleverdishme, si nga pikëpamja ekonomike, ashtu edhe nga pikëpamja hidroenergjetike”, tha Nika.

“Duhet rezistencë dhe persistencë”, përfundoi drejtori ekzekutiv i Eco Albania, duke iu dhënë zemër banorëve për të mos u dorëzuar në përpjekjet e tyre në mbrojtje të tokës ku jetojnë.

Etiketa: AdministrativeBallkanBanorëdhunaEco AlbaniaEcoAlbaniaGjykatëHECkomunitetKryebashkiakLigjMatmbrojtjeNensi BogdaniOlsi NikaOrganizatat mjedisorerajonshqipShqipëriShqipëria
Tjetri
Partitë e mëdha lënë në hije kërkesat për një sistem të ri zgjedhor në Shqipëri

Partia Socialiste shtyn votimin e Kodit Zgjedhor pas presionit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.