AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Shqipëria synon t’i transformojë financat e saj me buxhetim gjinor

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ilustrim mbi pabarazinë gjinore ne financa dhe buxhetim.

Me mbështetjen Agjencisë Suedeze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim, SIDA dhe ‘UN Women’, Shqipëria iu bashkua nismës më të re 4 vjeçare për të çuar përpara integrimin e barazisë gjinore në politikat e financave dhe të buxhetimit gjinor. 

Ilustrim mbi pabarazinë gjinore ne financa dhe buxhetim

Në një prezantim virtual mbi nismën rajonale në mbështetje të vendeve të Ballkanit për të bërë progres në integrimin e barazisë gjinore drejt  politikëbërjes dhe buxhetimit në nivel vendor e kombëtar, përfaqësues të organizatës ndërkombëtare UN Women në Shqipëri dhe të Agjencisë Suedeze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA) zhvilluan bisedime për përshpejtimin e ecurisë së kësaj nisme drejt fuqizimit të grave.

“Vendosja e barazisë gjinore dhe zërave të grave në qendër të planeve dhe buxheteve mund të nxisë ekonomitë dhe të sjellë ndryshime transformuese në jetën e komuniteteve – çka është më e rëndësishme se kurrë tani në funksion të krizës së COVID-19,” tha Carolina Wennerholm, Shefe për Ballkanin Perëndimor, Turqinë dhe Amerikën e Jugut në agjencinë suedeze SIDA.

Rëndësia e Buxhetit të Përgjithshëm Gjinor (BPGj) doli në pah kryesisht gjatë përhapjes së  pandemisë së COVID-19, pasi përballë një situate me ndryshime të shpejta u bë e nevojshme edhe për vendime mbi politikat dhe buxhetet që të merreshin në mënyrë të përshpejtuar, të cilat duhet të ishin më fleksibël për t’iu përshtatur nevojave të gjithsecilit në mënyrë të barabartë.

Buxhetimi i përgjegjshëm gjinor në Shqipëri është i detyrueshëm nga ligji për financat e qeverisë qendrore dhe vendore. Si rezultat, buxhetet që kanë lente gjinore sot përbejnë 7,2 për qind të buxhetit vjetor krahasuar me 1 për qind që ishte pesë vjet më parë kur UN Women nisi të mbështesë këtë nismë në Shqipëri.

Në Ballkanin Perëndimor UN Women përgjatë dhjetë viteve të fundit ka punuar me iniciativa të buxhetit gjinor duke krijuar kështu ndikime afatgjata në jetët e grave dhe vajzave të zonës.

Gjithashtu, nëpërmjet programit “Financat Transformuese për Barazi Gjinore në Ballkanin Perëndimor”, UN Women do të vijojë të drejtojë përpjekjet e financimit lidhur me barazinë gjinore në rajon, duke siguruar asistencë teknike të personalizuar dhe udhëzues për institucionet qeveritare dhe duke përmirësuar kapacitetet dhe njohuritë e tyre institucionale.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë u shpreh se edhe financat publike nëpërmjet kësaj nisme do t’i mundësojnë burrave dhe grave të përfitojnë në mënyrë të barabartë midis tyre.

“Ne synojmë financa publike që ofrojnë shërbime të përmirësuara publike, duke u mundësuar grave dhe burrave të përfitojnë në mënyrë të barabartë, çka do të ndalë kështu pabarazitë dhe do t’i ri-adresojë ato,” u shpreh ministrja Anila Denaj, gjatë videokonferencës të së martës.

Edhe zonja Alia El-Yassir, drejtoresha rajonale e “UN Women” për Europën dhe Azinë Qendrore, konfirmoi se ky program gjen zbatim në çastin e duhur dhe se “UN Women” do të ndihmojë në tejkalimin e pandemisë së shkaktuar, me qëllim që ribalancimi i buxhetit të përdoret si mundësi për të rindërtuar më mirë barazinë gjinore.

“Ky program zbatohet në momentin e duhur, ndërkohë që ne vlerësojmë dhe shohim deri ku kemi arritur dhe sa rrugë kemi ende para nesh për të arritur barazinë gjinore. Qeveritë në këtë program janë tashmë advokues të fuqishëm dhe partnerë të përkushtuar në këtë rrugëtim,” u shpreh Alia El-Yassir.

Etiketa: Anila Denajbarazi gjinorebisedimeCOVIDCOVID-19FinancatmbështetjeParaprogresrajonSHshqipShqipëriShqipëriaUN Womenzhvillim
Tjetri
Lidhjet me krimin e organizuar ngrenë pikëpyetje mbi integritetin e prokurorit Shpëtim Kurti

Kolegji kritikon KPK për hetim “sipërfaqësor” të pasurisë së ish-prokurorit Shpëtim Kurti

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.