AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Vuçiç premton “rishikim të plotë” të numrit të vdekjeve nga COVID-19

Milica StojanovicngaMilica Stojanovic
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç. Foto: Facebook/Aleksandar Vucic.

Duke iu përgjigjur një pretendimi se në Serbi, deri në qershor 2020, vdiqën shumë me tepër njerëz nga COVID-19 sesa u raportua, presidenti Vuçiç ka premtuar një rishikim të shifrave – pasi kishte hedhur poshtë më parë raportet e BIRN për një ndryshim të madh midis shifrave reale dhe atyre zyrtare të vdekjeve.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç. Foto: Facebook/Aleksandar Vucic.

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka thënë se autoritetet serbe do të kryejnë “një rishikim të plotë të çdo vdekjeje” lidhur me COVID-19.

“Serbia do të bëjë një rishikim të plotë të çdo vdekjeje, të çdo personi, për të parë se si duket. Këtë do ta bëjnë punonjësit tanë”, tha Vuçiç të enjten, teksa vizitgonte vendin ku po ndërtohet një spital i ri COVID-19 në Beograd, njoftoi Televizioni N1.

Megjithatë, Vuçiç shtoi se ai nuk mendonte se rishikimi do të zbulonte ndryshime të mëdha në numra. Ai tha se autoritetet nuk i kishin fshehur asgjë publikut deri më tani dhe se do të punonjë në mënyrë kaq transparente edhe në të ardhmen.

Deklarata e tij erdhi pasi një anëtar i Shtabit të Krizave të Qeverisë Serbe, Predrag Kon, pranoi se numri i vdekjeve deri në qershor, i njoftuar zyrtarisht nga qeveria si i lidhur me COVID-19, ishte tre herë më pak se sa numri real.

Kon fajësoi sistemin e ri të informacionit për këtë gabim, duke thënë se ai ishte përdorur për herë të parë.

“Ne po e përdornim për herë të parë një sistem të tillë. Ai sistem informacioni, në një moment, në një kohë, nuk ishte mjaftueshëm i saktë dhe nuk mund të them përse. Kështu që diku nga mesi i qershorit, ai nuk ishte i saktë”, tha Kon për një stacion televiziv të martën.

“Vdekjet nuk mund të raportohen me saktësi nëse nuk ka kaluar një periudhë e caktuar kohe. Të dhënat e futura në certifikatën e vdekjes kthehen vetëm pas dy muajsh. Unë përpunova të dhënat deri në qershor. Deri në qershor, me pak fjalë, kishte tre herë më shumë vdekje jo vetëm nga ato që u njoftuan zyrtarisht, por edhe ato që u raportuan”, shtoi ai.

Në qershor, zyrtarët serbë hodhën poshtë një investigim të BIRN, sipas të cilit nga 19 marsi deri më 1 qershor, në Serbi kishin ndërruar jetë një total prej 632 njerëzish pasi kishin rezultuar pozitivë për koronavirus – më shumë se dyfishi i numrit të njoftuar zyrtarisht prej 244 vdekjesh që ishte deklaruar për atë periudhë.

Duke analizuar të dhënat e marra nga vetë sistemi shtetëror i informacionit për COVID-19, BIRN gjithashtu raportoi se numri i njerëzve që ishin infektuar në Serbi nga 17 qershori deri më 20 qershor ishte të paktën 300 në ditë, që ishte shumë më tepër se sa shifra e raportuar zyrtarisht . Ata regjistruan një maksimum prej 97 rastesh të reja në një ditë të vetme gjatë asaj periudhe.

Në atë pikë, zyrtarë nga Instituti Batut, i cili menaxhon sistemin e informacionit për COVID-19, nuk pranuan t’i përgjigjen pyetjeve të BIRN, kurse presidenti Vuçiç i hodhi poshtë zbulimet e BIRN.

Etiketa: Aleksandër VuçiçBeogradBIRNCOVIDCOVID-19FacebookInvestigimkoronavirusNumri i vdekjevepaktpandemiQeveriarishikimSerbiSerbiashifra zyrtareSpitalvdekje
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Neritan Cena –Gjykata e Tiranës

Skeda e pasurisë së deklaruar –Neritan Cena –Gjykata e Tiranës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.