AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Breshkat e detit, identifikohen 45 zona folezimi në brigjet shqiptare

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
6 years më parë
në Lajme, Mjedisi, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Dr.Enerit Saçdanakuduke mbledhur të dhëna për folezimin e breshkave të detit. Foto: MEDASSET.

Ekspertë dhe zyrtarë të habitateve ujore u takuan virtualisht për të diskutuar mbi mbarëvajtjen e një projekti studimor mbi folezimin e breshkave detare në brigjet shqiptare dhe ato të Mesdheut, në kushtet e faktorëve të shumtë që rrezikojnë mbijetesën e tyre.

Dr.Enerit Saçdanakuduke mbledhur të dhëna për folezimin e breshkave të detit. Foto: MEDASSET.

Një projekt studimor i zhvilluar përgjatë bregdetit shqiptar ka zbuluar 45 zona me përshtatshmëri të lartë dhe të mesme për folezimin e breshkave detare – pjesë e listës së specieve të rrezikuara.

Projekti për eksplorimin e plazheve shqiptare dhe identifikimin e folezimeve të mundshme të breshkave të detit u zbatua nga Shoqata për Ruajtjen e Breshkave Detare në Mesdhe, MEDASSET dhe eksperti vendas, Enerit Saçdanaku.

Në një takim të zhvilluar të enjten online, ekspertët vendas dhe ata të huaj shpjeguan se pothuajse të gjitha plazhet ranore të Shqipërisë i ishin nënshtruar analizës për të vlerësuar folezimin e suksesshëm të breshkave detare.

Ky vlerësim u realizua duke kombinuar dy metodologji të ndryshme: nëpërmjet transekteve të drejtpërdrejta në plazhe dhe imazheve të marra nga fluturimi me dron.

“Nga analiza paraprake e të dhënave, vlen të theksohet rëndësia e folesë në plazhin e Divjakës, pasi mund të japë një kontribut të rëndësishëm në popullatën e individëve meshkuj të breshkave detare në Mesdhe,” tha në takim Vicky Rae, punonjëse shkencore pranë MEDASSET.

Breshkat e detit janë specie shumë të vjetra, duke datuar që nga koha e dinosaurëve dhe kanë arritur të mbijetojnë deri në ditët tona.

Në detin Mesdhe takohen tre nga shtatë llojet e tyre – Caretta caretta [breshka kokëmadhe], Chelonia mydas [breshka jeshile] dhe shumë rrallë Dermochelys coriacea [breshka kurriz-lëkurore].

Përveç ndryshimeve klimatike, mbijetesa e tyre rrezikohet edhe për shkak të urbanizimit dhe ndërtimit të pakontrolluar të zonave bregdetare, peshkimit apo ndotjes.

Një rol shumë të rëndësishëm në studimin dhe konservimin e habitatit të tyre ka luajtur dhe organizata MEDASSET, aktive prej vitit 1983 dhe tashmë me bazë në Greqi.

“Puna jonë në Shqipëri do të vazhdojë edhe përgjatë viteve 2020-2021, me mbështetjen e fondacionit MAVA si edhe atë të autoriteteve dhe ekspertëve shqiptarë, duke ofruar një mundësi të madhe për një qasje më të mirë në lidhje me çështjet e ruajtjes së breshkave detare, siç është ajo e ndryshimeve klimaterike,” tha Eleana Touloupaki nga MEDASSET.

Gjatë takimit online, Prof.Dr. Yakup Kaska nga organizata DEKAMER në Turqi prezantoi rastin e gjurmimit me satelit të një breshke detare të lëshuar në brigjet e Turqisë, e cila kishte arritur deri në brigjet shqiptare.

Sipas Kasta, të dhënat e analizuara nga mostrat gjenetike dhe gjurmimi nëpërmjet satelitëve transmetues japin informacion të rëndësishëm për lidhjen e popullatës së breshkave detare në Shqipëri me popullatat që takohen në Turqi apo Greqi.

Etiketa: AnalizëBreshkat e detitCaretta CarettaEnerit SaçdanakuGreqiMjedisiPunashqipShqipërishqiptareTurqi
Tjetri
Kandidati i fundit i KLGJ-së ballafaqohet me probleme në 3 kriteret e vetingut

Kolegji rrëzon ankimin e ish-gjyqtarit Luan Dervishi

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.