AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Shqipëria do të ndjekë “linjën e BE-së” në lidhje me Jeruzalemin, thotë Rama

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Edi Rama dhe Avdullah Hoti në Tiranë më 2 tetor 2020. Foto: LSA

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama njoftoi në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti se vendi i tij nuk do të ndjekë këshillën e Trump për të lëvizur ambasadën shqiptare në Izrael nga Tel Avivi në Jeruzalem.

Edi Rama dhe Avdullah Hoti në Tiranë më 2 tetor 2020. Foto: LSA

Kryeministri shqiptar Edi Rama refuzoi me mirësjellje një kërkesë publike nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump për të zhvendosur ambasadën e Shqipërisë në Jeruzalem pasi shpalli se Shqipëria është “i vetmi vend joanëtar” që nuk ka votuar kurrë kundër pozicionit të BE-së në çështje të politikës së jashtme, por që nuk përjashtoi mundësinë që ta bëjë diçka të tillë në të ardhmen.

Trump i dërgoi një letër Ramës të premten, ku e falënderoi për qëndrimin e qeverisë së tij në lidhje me sigurinë e rrjetit G5 të komunikimeve elektronike si dhe e ftoi atë të dalë nga organizata 17+1, e cila është krijuar nga Kina për të forcuar bashkëpunimin e këtij vendi me vendet e Europës Lindore.

“Unë të nxis ty të bashkohesh me Shtetet e Bashkuara dhe kombe të tjera Europiane në zhvendosjen e ambasadës suaj në Jeruzalem,” lexohet në letër.

Duke e konsideruar çështjen e zhvendosjes së ambasadës si jo-strategjike, Rama sugjeroi se ai nuk do ta bëjë diçka të tillë, së paku në të ardhmen e afërt.

“Në politikën tonë të jashtme ne jemi të linjëzuar me Bashkimin Europian,” tha ai. “Shqipëria deri tani që po flasim, qysh se ka hyrë në proceset që lidhen me integrimin europian mbetet i vetmi vend joanëtar i Bashkimit Europian që nuk ka lëvizur në asnjë rast nga vija e dakordësuar me bashkimin Europian në politikën e jashtme,” shtoi ai.

“Mund të vijë dita që ne mund të gjykojmë se duhet të lëvizim, por kjo ditë nuk ka ardhur akoma”, tha Rama.

Ndryshe nga Shqipëria, Kosova sakaq ka shpallur se synon të hapë ambasadën e saj të parë në Izrael në qytetin e Jeruzalemit. Ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla shkroi në Facebook të enjten se ajo e ka siguruar homologun e saj izraelit Gabriel Ashkenazi se Kosova është angazhuar të bëjë diçka të tillë “sa më parë të jetë e mundur”.

Ndryshe nga Kosova, Serbia ka njoftuar se do të hapë një zyrë në Jeruzalem krahas ambasadës së saj aktuale në Tel Aviv.

Bashkimi Europian ka shprehur shqetësim dhe hatërmbetje nga një njoftim i mëhershëm i Serbisë për zhvendosjen e ambasadës duke e quajtur atë një të tillë “që vë në pikëpyetje pozicionin e përbashkët të BE-së mbi Jeruzalemin”. Pozicioni i BE-së është që Jeruzalemi është njëkohësisht kryeqytet i Izraelit dhe i shtetit të ardhshëm të Palestinës.

Izraeli është një nga vendet që nuk e njohu pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme nga Kosova më vitin 2008 për më shumë se një dekadë, nën argumentin se një hap i tillë do të legjitimojë shpalljen e njëanshme të pavarësisë nga Palestina. Kjo gjë ndryshoi menjëherë në fillim të shtatorit, ku Izraeli njohu Kosovën me ndërmjetësimin e adminstratës së Trump dhe Kosova pranoi hapjen e ambasadës së vet në Jeruzalem.

Etiketa: Avdullah HotiBashkimi EuropianBashkimit EuropianBEDonald TrumpEdi RamaFacebookHaradinajHotiIzraelIzraeliKinaKosovaKosovëMeliza Haradinaj-StubllaPalestinaRamaSerbiaSHBAshqipShqipëriashqiptareShtetet e BashkuaraTrump
Tjetri
Dhuratat e shumta nga familjarët ngrenë pikëpyetje mbi pasurinë e gjyqtarit Neritan Cena

Dhuratat e shumta nga familjarët ngrenë pikëpyetje mbi pasurinë e gjyqtarit Neritan Cena

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.