AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Deputeti i opozitës parlamentare “gjen zgjidhjen” për kufirin detar me Shqipërinë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Kostaq Papa, deputet i opozitës parlamentare, ka propozuar një ligj me një nen, miratimi i të cilit, sipas tij, shpëton Shqipërinë nga rreziku i shitjes së detit nga tradhtaret shqiptarë te vendet fqinje.

Kostaq Papa, Foto: Facebook

Një dekadë më parë, një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Greqisë për përcaktimin e zonës ekonomike ekskluzive në detin Jon u prish pasi Gjykata Kushtetuese shqiptare e shpalli atë antikushtetuese dhe cenuese për integritetin territorial të vendit. Një dekadë më vonë, kufiri detar mes Shqipërisë dhe Greqisë vijon të mbetet çështje e pazgjidhur dhe burim i vazhdueshëm tensioni mes dy vendeve. Por deputeti Kostaq Papa, i cili kishte numrin 46 në listën e Partisë Demokratike për qarkun Tiranë ku zgjidhen gjithsej 34 deputetë, thotë se e ka gjetur zgjidhjen e problemit të detit me Greqinë duke propozuar një ligj me dy nene.

Neni i parë i projektligjit “shpallje si det historik të detit të Gjirit të Sarandës, Butrintit, Ksamilit, Himarës, Borshit, Qeparoit, Papasës”, thotë: “Deti i Gjirit të Sarandës, Butrintit, Ksamilit, Himarës, Borshit, Qeparoit, Palasës, përmnush kushtet e detit historic dhe shpallet Det Historik”. [SIC]

Neni i dytë thotë: “Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare”.

Papa, i cili tërhoqi vëmendjen e publikut pak kohë më parë me një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë në të cilin e përshkroi veten me jo shumë modesti si mbështetës i kauzës së barazisë gjinore sepse ai vetë në rini kishte qerasur shoqet me pije të shtrenjta, e argumenton propozimin me dëshirën se një shpallje e tillë e detit në fjalë si Det Historik, do të eliminojë rrezikun që tradhtaret ta shesin detin te “vendet fqinje”.

“Projektligji synon të mbyllë spekulimet n ë lidhje me problemet që janë shfaqur nga kërkesa e shtetit fqinj për delimitimin e ujërave detare dhe shtrirjen 12 milje të kufirit detar në Detin Jon,” thuhet në relacionin e publikuar në faqen e internetit të Kuvendit të Shqipërisë. [Link]

“Në këto hapësira ujore detare shqiptare kanë ndodhur ngjarje të rëndësishme historike botërore, rajonale e kombëtare,” vijon më tej argumentimi, para se të rendisë një numër ngjarjesh, të cilave propozuesi iu është referuar në tërësi si “historike”, të tilla si zbarkimi i Eneas dhe luftëtarëve të mbijetuar të Trojës në Butrint para se të vijonin udhëtimin epik për themelimin e Romës, zbarkimi i Jul Cezarit në Palasë gjatë luftërave civile, betejat e Karl Anzhuinit apo betejat me “piratin e detit Haxhi Dauti”.

Sipas Papës, “ky projektligj mbyll përfundimisht mundësinë e matjeve të gabuara e me shumë përthyerje në detin e Gjirit të Sarandës dhe çon vijën e ujërave tona në koordinatat e duhura”.

Kostaq Papa zëvendësoi deputetin Sali Berisha në maj 2019 pasi ky i fundit dha dorëheqjen nga Kuvendi i Shqipërisë bashkë me deputetët e tjerë të opozitës.

Link: Propozimi

Etiketa: 12 miljedeputetFacebookGjykataGjykata KushtetuesehimarëKufiri detarkushtetueseKuvendiLigjmarrëveshjePalasëParaPartisë DemokratikeProjektligjProjektligjiromromëSali BerishaSarandëshqipshqiptare
Tjetri
Konfirmohet me shumicë votash gjyqtarja e Apelit të Tiranës Elona Toro

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Elona Toro, sërish përballë vetingut

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.