Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Lajme

Faturat e manipuluara, arrestohen zyrtarë të AKBN dhe dy biznesmenë të naftës

Elton QynoNgaElton Qyno
14:21 | 07/10/2020
Në Lajme, Vendi
Kohe leximi: 3 minuta
A A
0
Biznesmeni kontrovers grek komploton rikthimin në fushat e naftës

Pus nafte afër fshatit Hekal në Mallkastër | Foto : Besar Likmeta

Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Tiranës miratoi masat e sigurisë arrest me burg për 4 zyrtarë të AKBN, dy punonjës të tatimeve dhe dy biznesmenë të naftës, që akuzohen se i kanë shkaktuar AKBN një dëm 1.4 milion dollarësh.

Pus nafte afër fshatit Hekal në Mallkastër | Foto ilustruese : Besar Likmeta

Hetimet për një denoncim të drejtuesve të Albpetrol në vitin 2017, për një prej kompanive hidrokarbure, e cila kishte marrë me kontratë për të shfrytëzuar disa vendburime të naftës dhe gazit në Jug të vendit, u mbyllën të mërkurrën me vendim e Gjykatës së Tiranës që caktoi masa arresti me burg për dy pronarët e kompanisë, 3 zyrtarë të AKBN dhe dy punonjës të tatimeve, ndërkohë një tjetër zyrtare u la me masë sigurie arrest shtëpie.

Gjyakata e Tiranës caktoi masë arresti me burg për biznesmenët Naim Kasa dhe Isuf Berberi, zotërues të kompanisë Phoenix Petroleum, që akuzohen për “mashtrim me pasoja të rënda”. Kasa po ashtu është në akuzë edhe për kontrabandë dhe fshehje të të ardhurave.

Ndërkohë zyrtarët e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, AKBN, Denis Durrsi, Qani Hoxhaj, Rezarta Qose dhe ish-drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit Klodian Gradeci, i cili është shpallur në kërkim, akuzohen për “shpërdorim detyre”. Për të njëjtën akuzë u arrestuan edhe punonjësit e administratës tatimore si Arben Dodo dhe Simon Marku. Sëbashku ata akuzohen se i kanë shkaktuar AKBN-së një dëm prej 1.4 milion dollarësh. Një zyrtare e AKBN tha se institucioni nuk kishte ende një qëndrim për arrestimin e disa prej punonjësve të saj. Të akuzuarit janë me masë sigurie arresti në burg, ndërsa ndaj Qoses është caktuar masë sigurie “arrest shtëpie”.

BIRN nuk arriti të kontaktonte me përfaqësues ligjorë të të akuzuarve. Sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës masa e sigurisë ndaj të akuzuarve është marrë pasi ndaj tyre ka dyshime se kishin prerë fatura falsifikuara për punë të pakryera në puset e naftës që kishin me kontratë shfrytëzimi 25-vjeçare.

Në vendim thuhet se vërtetimi që faturat për punime që duhej të kryheshin prej kompanisë Phoenix Petroleum, në bazë të kontratës së shfrytëzimit, ishin të falsifikuara kishte ardhur nga autoritetet gjyqësore amerikane. Sipas vendimit kompania kishte pretenduar se kishte paguar kompaninë amerikane “Black Swan Energy Service”, për një sërë shërbimesh në puset e naftës, por këto shërbime nuk janë kryer.

“Me qëllim plotësimin e detyrimeve për programin minimal të punës apo investimeve të detyrueshme për këto puse nafte dhe në kushtet kur këto invetsime nuk i ka kryer, kjo shoqëri ka paraqitur në AKBN tetë fatura të falsifikuara për shërbime që realisht nuk i ka përfituar nga kompania amerikane “Black Swan Energy Service. Falsiteti i këtyre faturave është konfirmuar nga autoritet gjyqësore amarikane dhe vlera totale e tyre është 1.299.000 USD”, thuhet në urdhërin e prokurorisë për të zbatuar masat e sigurisë ndaj të dyshuarve.

Sipas prokurorisë punonjësit e AKBN i kanë certifikuar në mënyrë të kundraligjshme punimet e pakryera të pasqyruara në këto fatura si punime të kryera. Po kështu punonjësit e administratës tatimore Arben Dodo dhe Simon Marku kanë përpiluar një raport kontrolli në kundërshtim me ligjin, me një dëm ekonomik 568 mijë dollarë.

Phoenix Petroleum, mori kontratë 25-vjeçare për shfrytëzim të puseve të naftës në 16 gusht 2013, nga qeveria në ikje e ish kryeministrit Sali Berisha. Puset ndodheshin në Amonicë, Drashovicë e Pekisht-Murriz, si dhe vendburimet e gazit në Panaja, Frakull, Povelçë, Divjakë, Ballaj-Kryevidh dhe Finiq-Krane.

Sipas kontratës koncesionare, kompania shqiptare – në pronësi të biznesmenëve Naim Kasa dhe Isuf Berberi- merrte përsipër të kryente një investim prej 2.7 milionë USD, e cila mbulohej nga një garanci bankare e depozituar në AKBN.

Tjetri
Rama i vendosur për ligjin e medias që rrezikon negociatat me BE

Rama i vendosur për ligjin e medias që rrezikon negociatat me BE

Më të lexuarat

Biznesmeni kontrovers grek komploton rikthimin në fushat e naftës

Faturat e manipuluara, arrestohen zyrtarë të AKBN dhe dy biznesmenë të naftës

14:21 | 07/10/2020
Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

19:09 | 18/03/2023
Si u kthye Tirana në kryeqytetin e skemave mashtruese të investimeve

Si u kthye Tirana në kryeqytetin e skemave mashtruese të investimeve

10:08 | 13/03/2023
KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Arben Kostandini

KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Arben Kostandini

10:51 | 15/03/2023
Arrestohen drejtuesit e Bashkisë Bulqizë, falsifikuan 2.8 milionë euro tender

Arrestohen drejtuesit e Bashkisë Bulqizë, falsifikuan 2.8 milionë euro tender

11:16 | 16/03/2023
Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

13:49 | 20/03/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.