AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shoqëria civile prezanton projektligjin për regjistrin e abuzuesve seksualë

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
6 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pankartat kundër dhunës seksuale ndaj të miturve të vendosura në Ministrinë e Arsimit gjatë protestës së 4 qershorit 2020.

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri prezantoi projektligjin që synon mbajtjen nën  monitorim të abuzuesve seksualë me qëllim mbrojtjen e fëmijëve, vajzave dhe grave.  

Pankartat kundër dhunës seksuale ndaj të miturve të vendosura në Ministrinë e Arsimit gjatë protestës së 4 qershorit 2020.

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, CRCA prezantoi të enjten nëpërmjet një takimi online nismën për krijimin e Regjistrit të të Dënuarve për Krime Seksuale në Shqipëri, në kuadër të Lëvizjes Kombëtare “Ne jemi një” që kryhet kundër dhunës ndaj fëmijëve dhe të rinjve.

“Të paktën 1 në 10 fëmijë në Shqipëri është viktimë e dhunës dhe ngacmimeve seksuale online apo në jetën e përditshme,” tha Altin Hazizaj , drejtori i përgjithshëm i CRCA në prezantim.

“Hartimi i këtij projektligji është diktuar nga nevoja për krijimin e një mekanizmi ligjor institucional efektiv dhe parandalues për mbrojtjen e  fëmijëve, të rinjve, grave dhe çdo individi që rrezikon të jetë viktimë seksuale e grabitqarëve seksualë,” shtoi ai.

Një studim 10 vjeçar i CRCA/ECPAT mbi krimet seksuale në Shqipëri ka zbuluar se vetëm 43% e rasteve të raportuara të abuzimit seksual kundër fëmijëve arrin të ndiqet deri në fund penalisht nga sistemi i drejtësisë, duke lënë kështu në harresë rreth 57% të rasteve.

Një tjetër shqetësim është rritja e këtyre krimeve gjatë viteve të fundit. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2017 raportoheshin 113 krime seksuale në të gjithë vendin, ndërsa në vitin 2019 u raportuan 155 të tilla.

Regjistri i të Dënuarve për Krime Seksuale në Shqipëri pritet të funksionojë si një databazë me të dhënat e personave rezidentë, të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykatat vendase apo ato të huaja për krime seksuale ndaj të miturve dhe të rriturve. Ai konsiderohet një mjet parandalues në duart e institucioneve dhe shoqërisë për mbrojtjen e vajzave dhe grave nga abuzuesit seksualë.

Sipas përfaqësuesve të CRCA, fillimisht të dhënat personale të abuzuesve do t’i kalohen vetëm autoritetit përgjegjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si edhe autoriteteve  zbatuese të ligjit, ndërsa për publikun emrat do të jenë konfidencialë.

Sipas Albana Mustafarajt nga CRCA, nga janari 2019 deri në qershor 2020 janë raportuar si të dhunuar seksualisht 66 fëmijë.

“Sipas monitorimeve të kryera asnjëri prej 98 personave, të cilët janë autorë të krimeve seksuale në Shqipëri nuk janë cilësuar si pedofilë nga drejtësia shqiptare apo nuk janë ndjekur me trajtime mjekësore gjatë vuajtjes së dënimit të tyre,” tha Mustafaraj.

Jozef Shkambi, koordinatori kombëtar për zyrën ligjore për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve,  theksoi se rëndësia e këtij regjistri të abuzuesve seksualë nuk është vetëm në identifikimin e abuzuesve, por në monitorimin, kufizimin dhe rehabilitimin e tyre.

“Ne shpresojmë që ky regjistër do të ndikojë dhe në reduktimin e rasteve të tilla, siç kanë ndikuar edhe në vendet e tjera. Në momentin që grabitqarët regjistrohen në këtë regjistër për abuzuesit, ata njëkohësisht monitorohen si edhe përfshihen në programe rehabilitimi dhe ri-integrimi në shoqëri,” tha Shkambi për BIRN.

Etiketa: Altin HazizajBIRNCRCADhunëDrejtësiaECPATINSTATIntegrimiKrimekrime seksualeKrimet seksualeMjekmjekëpaktProjektligjiQendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në ShqipëriRegjistri i abuzuesveShoqeria civileshqipShqipërishqiptareVendim
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Pranvera Pustina –Prokuroria e Përgjithshme

Skeda e pasurisë së deklaruar –Pranvera Pustina –Prokuroria e Përgjithshme

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.