AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Ulja e pragut në 1% vështirëson garën për partitë e vogla

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisionerë në pritje të hapjes së kutive të votimit në shkollën Emin Duraku në Tiranë më 30 qershor 2019. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Kuvendi i Shqipërisë vendosi pak ditë më parë të zëvendësojë pragun rajonal zgjedhor në masën 3% me një prag kombëtar në masën 1%. Por ajo që u prezantua si një lëshim nga Partia Socialiste për partitë e vogla mund ta vështirësojë fitimin e mandatit të deputetit nga këto parti dhe jo ta lehtësojë atë.

Komisionerë në pritje të hapjes së kutive të votimit në shkollën Emin Duraku në Tiranë më 30 qershor 2019. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Partia Socialiste deklaroi pak ditë më parë se ka vendosur të ulë pragun e hyrjes në parlament për partitë e vogla nga 3% që ishte propozimi i mëparshëm në 1%. Në korrik, kur Rama mbështeti për herë të parë ndryshimet kushtetuese dhe në kod zgjedhor të propozuara nga e ashtuquajtura “opozitë parlamentare”, propozimi i tij ishte ngritja e pragut zgjedhor në 5% të votave ndërsa ulja, fillimisht në 3% dhe më pas në 1%, u prezantua si një lëshim që Partia Socialiste i bën partive të vogla. Por një analizë aritmetikore e votave dhe mandateve për çdo qark të Shqipërisë ku garohet për zgjedhjet parlamentare tregon se në fakt, ulja e pragut në 1%, pritet të ketë një efekt edhe më pengues në zgjedhjet e ardhshme parlamentare për llogaritë e partive të vogla garuese se sa pragu i mëparshëm, i cili ishte në masën 3%, por ishte në nivel rajonal.

Shqipëria është e ndarë në 12 zona zgjedhore në të cilat zgjidhen 140 deputetë. Numri i votuesve në secilin qartë përcakton edhe numrin e mandateve të dala nga ai qark. Në qarkun e Kukësit, i cili është më i vogli, dalin 3 deputetë ndërsa në qarkun e Tiranës, që është më i madhi, më 2017 janë zgjedhur 34 deputetë. Kjo do të thotë që për qarkun e Kukësit, një parti politike duhet të marrë së paku 33% të votave në këtë qark për të nxjerrë një deputet ndërsa në qarkun e Tiranës, nevojiten 2.95% të votave për të marrë një deputet. Ky është pragu aritmetik dhe nuk ka lidhje me pragun ligjor përjashtues të miratuar nga Kuvendi me ligj. Nëse një parti merr më pak vota nga sa nevojiten për një mandat në një qark të caktuar, atëherë votat e asaj partie nuk ndikojnë në ndarjen e mandateve.

Për shembull, në zgjedhjet e vitit 2017, partia Lëvizja Socialiste për Intergim mori 7% të votave në Qarkun e Kukësit ndërsa tre mandatet e qarkut u ndanë dy për PD-në dhe 1 për PS-në, duke i nxjerrë të pavlefshme të afro 3 mijë votat e LSI-së në këtë qark. Në këtë rast, pavarësisht nëse pragu është 5% apo 1%, votat e një subjekti të vogël janë të pavlefshme. Po kështu, në qarkun e Tiranës, në vitin 2017, partia Drejtësi Integrim dhe Unitet arriti të marrë 2.99% të votave të qarkut, të cilat praktikisht mund t’i jepnin kësaj partie një mandat deputeti. Por PDIU nuk e mori mandatin e deputetit për shkak se ajo duhej të plotësonte kushtin ligjor të marrjes së më shumë se 3% të votave të qarkut, gjë për të cilën i mungonin më pak se njëzet vota.

Situata duket lehtësisht e ndryshuar me zëvendësimin e pragut rajonal në masën 3% me pragun kombëtar në masën 1%.

Për shembull, Partia Social Demokrate e deputetit Tomë Doshi, mori gjithsej 14,987 vota në të gjithë vendin, por nga këto 13,226 vota i mori në Qarkun Shkodër ku Doshi u zgjodh edhe deputet. Nëse në zgjedhjet e vitit 2017 do të ishte zbatuar pragu kombëtar 1% dhe jo ai rajonal 3%, atëherë Doshi nuk do të kishte plotësuar kriterin e pragut ligjor për shkak se të 14,987 votat e PSD-së në rang kombëtar bëjnë 0.95% të votave totale të vlefshme. Me pak fjalë, zëvendësimi i pragut rajonal 3% me pragun kombëtar 1% duket se e ka vështirësuar nxjerrjen e një mandati për partitë e vogla, por jo se e ka vështirësuar shumë. Nëse një parti e vogël do të dalë në zgjedhje, duket se shanset më të mëdha i ka në Tiranë, ku, në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të kaluara, i nevojitet të marrë rreth 12,500 vota, por përveç kësaj, do të duhet të ketë marrë në rang kombëtar më shumë se sa 16,130 vota, pra më shumë se 1% e të gjitha votave të vlefshme të hedhura në zgjedhjet e vitit 2017.

Etiketa: BIRNdemokratedeputetGjergj ErebaraIntegrim dhe UnitetkomisionerkushtetueseKuvendiLigjLSImandatetMASparlamentPartiaPartia DrejtësiPartia Social DemokratePartia SocialistePDPDIUPSPSDRamaShkodërshqipShqipëriasocial demokrateTiranëVotazgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Etleva Temo –Gjykata e Apelit Korçë

Skeda e pasurisë së deklaruar –Etleva Temo –Gjykata e Apelit Korçë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.