AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPK

Veting pa telashe për shefen e kabinetit të kryeprokurorit, Pranvera Pustina

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
6 years më parë
në KPK, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurorja Pranvera Pustina pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk gjeti probleme me pasuritë e deklaruara nga bashkëshorti i prokurores Pranvera Pustina, ndërsa kjo e fundit mori vlerësime pozitive edhe për figurën dhe profesionalizmin.

Prokurorja Pranvera Pustina pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.

Shefja e kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm, Pranvera Pustina u përball të premten më 9 tetor pa probleme me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i vetingut për Pustinën po kryhet nga trupa gjyqësore e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Etleda Çiftjen. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Steven Kessler.

Pranvera Pustina ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe fillimisht është emëruar prokurore në Prokurorinë e Krujës. Në vitin 2015, Pustina u transferua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa prej janarit 2020 ajo është komanduar në pozicionin e shefes së kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela.

Relatorja Zhegu pohoi në fillim të seancës se prokurorja Pustina kishte shpjeguar në deklaratën veting se nuk kishte asnjë kontribut në pasurinë e krijuara nga bashkëshorti i saj, para dhe pas martesës. Zhegu renditi pasuritë në pronësi të bashkëshortëve Pustina, për të cilat nuk u identifkua asnjë problem nga Komisioni.

Zhegu tha se përputheshin deklarimet e subjektit të rivlerësimit për truall-ullishte me sipërfaqe totale 8700 m2 në blerë në vitin 2016 për shumën 25 mijë euro, ku edhe ishin kryer investime në vitet e mëvonshme.

Gjithashtu, Komisioni nuk evidentoi probleme për aksionet e bashkëshortit në disa shoqëri mes tyre edhe 45.5% në studion ligjore Tashko Pustina sh.p.k.; për pronësinë e një bar-kafeje, për likujditetet si dhe në blerjen e një autoveture në vlerën e 23 mijë eurove.

Për një apartament të blerë nga bashkëshorti i prokurores Pustina në vitin 2005, para martesës, për vlerën 53 mijë euro, Komisioni ka evidentuar se kontrata fillestare e sipërmarrjes ka qenë për çmimin në shumën 86 mijë e 400 euro.

Zhegu tha se nga verifikimet dhe deklarimet e bashkëshortit dhe të kompanisë së ndërtimit, ka rezultuar se ishte ndryshuar projekti dhe se apartamenti ishte dorëzuar pa kryerjen e punimeve të brendshme. Sipas relatores, ndryshimi i projektit dhe dakordësisë fillestare kishte qenë shkak i ndryshimit të çmimit të apartamentit.

Në seancë u evidentua edhe blerja e të drejtave mbi një apartament me sipërfaqe 107 m2 në një fshat të Kavajës, në proces legalizimi, për vlerën 69 mijë euro. Komisioni konstaton se për këtë pasuri deri tanimë është paguar vetëm kësti i parë në shumën 34 mijë euro.

Komisioni konstaton se bashkëshorti i prokurores Pranvera Pustina ka pasur burime të ligjshme të mjaftueshme për krijimin e të gjitha pasurive. Sipas relatores Zhegu, deklarimet e subjektit përputhen me dokumentet e verifikuara nga KPK. Gjithashtu, nga hetimi administrativ nuk është konstatuar që prokurorja Pustina të ketë hetuar ndonjë çështje ku palë kanë qenë shitësit e këtyre pasurive apo shoqëritë ku bashkëshorti rezulton aksioner.

Në fund të seancës dëgjimore, vëzhguesi ndërkombëtar Steven Kessler e pyeti prokuroren Pustina lidhur me mosshlyerjen e këstit të dytë të apartamentit në Kavajë. Ai e pyeti nëse mund ta konsideronte si dhuratë faktin që kësti nuk ishte shlyer ende, ndërkohë që nuk kishte ndonjë tarifë penalizuese për vonesën.

“Nuk është një dhuratë. S’ka asnjë indicie që është dhuratë,” deklaroi Pustina dhe shpjegoi se sapo kësti i dytë të shlyhej, do ta pasqyronte në deklaratën e vitit përkatës.

Pustina u shpreh se për shkak edhe të detyrës që kryente, së bashku me bashkëshortin kishin qenë gjithonë të kujdesshëm dhe shterues në plotësimin e deklaratave. “Për mua ka shumë rëndësi integriteti, gjithashtu edhe për bashkëshortin po ashtu,” tha ajo në seancë.

Prokurorja Pranvera Pustina u vlerësua pozitivisht për kriterin e pastërtisë së figurës dhe profesionalizmin.

Ajo u pyet në seancë për 2 prej 4 denoncimeve të kryera nga publiku. Një prej denoncimeve ishte kryer nga R.I., e cila kishte qenë denoncuese e ish-gjyqtarit të Gjirokastrës, Guximtar Boçi, i shkarkuar në tetor të 2016 pas shfaqjes së një audio-regjistrimi në emisionin “Stop” të TV Klan, ku ai kërkonte favore seksuale në këmbim të një vendimi gjyqësor.

Sipas Zhegut, denoncuesja R.I. ankohet ndaj prokurores Pustina dhe subjekteve të tjera të rivlerësimit për tjetërsim të provave në gjykim.

Prokurorja Pustina shpjegoi në seancë dëgjimore se ajo kishte qenë prokurore e gatshme dhe nisur edhe nga fakti se çështja ishte mjaft sensitive, kishte vepruar menjëherë duke i caktuar detyra konkrete edhe oficerit të Policisë Gjyqësore.

“Denoncueses i kemi ofruar mbështetje ligjore dhe psikologjike,”pohoi Pustina dhe shtoi se kishin administruar edhe një provë të re, që kishte depozituar I.R. Ajo tha se e kishte të vështirë të kuptonte se përse I.R. kishte kryer denoncim ndaj saj, ndërkohë që sqaroi se kjo çështje nuk ishte hetuar vetëm prej saj. Pustina shpjegoi se pasi u konstatua që i kallëzuari nuk kishte kryer korrupsion, por një vepër tjetër penale, çështja ishte deleguar në prokurorinë kompetente.

Në përfundim, prokurorja Pranvera Pustina kërkoi konfirmimin e saj në detyrë. KPK do të shpallë vendimin më datë 14 tetor, ora 09:00.

 

Etiketa: BashkëshortiDenoncimEuroGenta Tafa BungogjykimGjyqGuximtar BoçiinvestimeKlanKomisioni i Pavarur i KualifikimitKorrupsionKPKKrujëmbështetjeMjaftOlsian ÇelaParaPranvera PustinaProcesi i vetingutProkuroreProkuroria e PërgjithshmeSHSteven KesslerSuela ZhegunTV KlanullishteVendimiVetingVëzhguesit
Tjetri
Dyndje më e madhe se për Vitin e Ri: frika nga Covid-19 zbraz raftet e dyqaneve

Qeveria e bën mbajtjen e maskës të detyrueshme në çdo ambient

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.