AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Qeveria e bën mbajtjen e maskës të detyrueshme në çdo ambient

Besar LikmetangaBesar Likmeta
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qytetare duke ecur maska mbrojtëse në fytyrë, për shkak të frikës ndaj koronavirusit COVID-19, pranë Shërbimit Infektiv në Qendren Spitalore Universitare Nënë Tereza, QSUT, i cili është kthyer në karantinë. | Foto : LSA

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu paraqitën masat për përballimin e pandemisë së COVID-19 gjatë periudhës vjeshtë-dimër, përfshirë mbajtjen e maskës në të gjithë ambientet publike.

Qytetare duke ecur maska mbrojtëse në fytyrë, për shkak të frikës ndaj koronavirusit COVID-19, pranë Shërbimit Infektiv në Qendren Spitalore Universitare Nënë Tereza, QSUT, i cili është kthyer në karantinë. | Foto : LSA

Nga enjtja, si pjesë e masave për të parandaluar përhapjen e pandemisë së COVID-19, në gjithë ambientet publike në Shqipëri – brenda dhe jashtë do të bëhet e detyrueshme mbajtja e maskës.

“Nga java e ardhshme maska do të jetë e detyrueshme kudo, përveç shtëpisë dhe restorantit dhe bar-it kur je ulur në tavolinë dhe je duke konsumuar,” tha Rama. “Maska do të jetë e detyrueshme në çdo mjedis dhe në çdo rrugë, në çdo hapësirë publike dhe masa ndëshkimore do të zbatohet për të gjithë tek fatura e dritave,” shtoi ai.

Edhe pse pranoi se efektiviteti i mbajtjes së maskës në ambiente të jashtme ishte i diskutueshëm, kryeministri theksoi se kjo masë drastike parandaluese po  merrej për të evituar një karantinë të dytë të vendit, duke pasur parasysh që ulja e te temperaturave ka sjelle dhe një rritje të rasteve me COVID-19 në të gjithë Europën.

“Një karantinë e përgjithshme, e dytë do të ishte shumë e dëmshme për vendin,” tha Rama. “Ajo që ne duhet të shmangim është një karantinë e përgjithshme,” shtoi ai.

Që nga shpërthimi i epidemisë në mars në Shqipëri janë regjistruar më shumë se 15 mijë raste me COVID-19, nga të cilat 5 mijë janë aktualisht aktive dhe 230 janë të shtruar në spital. Në total 413 pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri, 2 prej të cilëve në 24 orët e fundit.

Ministrja e Shëndetësisë Orgerta Manastirliu theksoi në fjalën e saj se ka një rikthim në rritje të kurbës së epidemisë në te gjithë Europën dhe se qeveria shqiptare po merrte masa shtesë për t’u përballuar me COVID-19 gjatë sezoneve të vjeshtës dhe dimrit, kur risku i infektimit është dhe më i madh.

Manastirliu theksoi se lufta kundër epidemisë po diktohej nga përgjegjësia qytetare dhe armët kryesore kundër tij vazhdojnë të jenë mbajtja e maskës, larja e duarve dhe distancimi social. Ajo theksoi se gjatë 7 muajve – pas shpërthimit të pandemisë, i gjithë sistemi shëndetësor ka qenë i angazhuar për të luftuar pasojat  e tij.

“Kemi mundësuar rritjen e testimeve, kemi rritur me 30 përqind kapacitet gjurmuese në të gjithë territorin,” tha ajo. “Mbi 80 përqind e rasteve që janë të dyshuara, testohen dhe izolohen brenda 48 orëve,” shtoi ajo.

Ministrja theksoi se gjatë periudhës së dimrit kanë marrë masa për shtimin  epidemiologëve në zonat që do të kenë rritje më të madhe se qarqet e tjera. Ajo shtoi se ka 2 laboratorë shtetëror për testimet e COVID-19 dhe do të ketë dhe një laborator ‘back-up” gjatë dimrit. Sipas Manastirliu testet shtesë do të alokoheshin për shkollat, bizneset dhe ndërmarrjet e mëdha.

“Një pjesë e madhe e qytetarëve nuk e kuptojnë çfarë pune voluminoze është bërë nga qeveria shqiptare për të hapur shkollat,” tha ajo, duke shtuar se nuk ka pasur vatra infektimi në shkolla. “Nuk kemi mbyllur deri tani asnjë shkollë për shkak të virusit,” theksoi Manastirliu me tone propagandistike.

Qeveria ka përgatitur 3 skenarë për përhapjen e virusit. Sipas Manastirliut 4 spitalet Covid në Tiranë kanë një kapacitet prej 550 shtretër dhe janë aktualisht në 50 përqind të kapacitetit.

“Ne vendosëm me Komitetin e Ekspertëve të kishin struktura të dedikuara për trajtimin e pacientëve me Covid,” tha ajo, ndërsa theksoi se në strategjinë vjeshtë-dimër janë paraqitur disa skenarë për përfshirjen e spitaleve rajonale.

Sipas skenarit të parë do të hapen për pacientë COVID-19 edhe 5 spitale rajonale – në Durrës, Elbasan, Korçë, Shkodër, Vlorë, të cilët kanë 432 deri në 647 shtretër. Ne skenarin e dytë shtohen dhe spitalet rajonale në Berat, Fier dhe Lezhë, të cilët kanë 167-280 shtretër dhe në skenarin e tretë shtohen dhe spitalet rajonale në Gjirokastër, Kukës dhe Dibër me 146 shtretër.

Ministrja tha se sistemi kishte më shumë se 1600 shtretër në dispozicion të pajisur me të gjithë pajisjet për të trajtuar raste Covid, ndërkohë që shtoi se garantojmë 100 % të terapive kundër COVID-19, duke përfshirë terapinë e plazmës imune dhe terapinë me ilaçin eskperimental Remdesivir. Ajo shtoi se sistemi shëndetësor ka rritur me mbi 60 për qind flotën e aparaturave, përfshirë respiratorë, ventilatorë, shiringa elektrike, eko, etj.

Manastirliu theksoi se janë 4-fishuar sasitë e vaksinës së gripit për të bërë të mundur vaksinimin e shpejtë të grupeve të rriskuara, ku përfshihen 368 mijë qytetarë. Gjithashtu,ajo shtoi se qeveria ka marrë masat që në momentin që vaksina e COVID-19 do të jetë e disponueshme, ta marrim dhe në vendin tonë.

“Kryeministri dhe qeveri shqiptare është angazhuar financiarisht në parablerjen e vaksinave me një fond parapagimi 4 milion USD,” tha Manastirliu, ndërsa shtoi se qeveria ka bërë një marrëveshje me strukturën e Aleancës së Vaksinave. “Paralelisht po punohet dhe me vendet e Bashkimit Europian të kemi mundësi për marrëveshje të tjera alternative,” përfundoi ajo.

Etiketa: ArmëBashkimit EuropianBeratCOVIDCOVID-19DurrësEdi RamaelbasanFierKryeministri Edi RamaLuftamarrëveshjeMASMasaMaskaMjedisOgerta ManastirliuPiSQarqetQeveriaQeveria shqiptareQSUTRamaSHShkodërshkollashqipShqipërishqiptareSpitalspitaletSpitalet rajonaleTestimetvaksinvaksinavaksinë
Tjetri
Mungesa e një rruge frenon turizmin në zemrën e parkut të Jabllanicës

Mungesa e një rruge frenon turizmin në zemrën e parkut të Jabllanicës

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.