AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Mungesa e një rruge frenon turizmin në zemrën e parkut të Jabllanicës

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
6 years më parë
në Artikull kryesor, Faqja e pare, Mjedisi, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ramiz Gjini duke kullotur tufën e deleve në Fushë Studën. Foto: Gëzim Kabashi.

Fshati Fushë Studën në parkun kombëtar Shebenik-Jabllanicë ofron bukuri natyrore, ushqime të shijshme dhe mikpritje, por rruga e vështirë i step vizitorët dhe pengon të ardhmen turistike të zonës.

Ramiz Gjini duke kullotur tufën e deleve në Fushë Studën. Foto: Gëzim Kabashi.

Pas një fundjave të kaluar në Fushë Studën –pjesë e Parkut Kombëtar të Shebenik-Jabllanicës, Jovan Likja nga Durrësi mburr natyrën dhe mikpritjen e banorëve, por është i pasigurt nëse do të rikthehet sërish.

“Nëse nuk rregullohet rruga, nuk shkoj më atje,” thotë Jovani, ndërsa kujton vështirësitë për të mbërritur në fshatin që synon të kthehet në një pikë të rëndësishme turistike në kufirin mes zonave të Librazhdit dhe Dibrës.

Fushë-Studën është një ndër atraksionet e parkut kombëtar Shebenik-Jabllanicë, e njohur për natyrën e vigjër, pyjet e ahut dhe një liqen piktoresk përballë fshatit me të njëjtin emër. Megjithatë, pas rrugës së asfaltuar që nis në Librazhd, gjithçka vështirësohet, dhe në Shkallën e Lunikut, ajo bëhet thuajse e pakalueshme.

Rrjeshjet e vjeshtës e kanë vështirësuar edhe më shumë rrugëtimin për në Fushë Studën, ndërsa çakulli ka dalë nga traseja dhe kanale të mëdha janë hapur në rrugë. Kjo e ka bërë lëvizjen me automjete të vogla të pamundur.

Agim Canka, një tjetër banor i Durrësit ka kaluar gjithashtu peripeci për të mbërritur në bujtinën ku kishte prenotuar për të kaluar fundjavën me familjen.

“Te Shkalla e Lunikut u detyrova të ndërroj gomën, dhe për një çast mendova se duhet të kthehem për në Durrës,” thotë Agimi. “Isha me makinë të vogël dhe po të mos më kishin ndihmuar dy banorë të zonës nuk do t’ia dilja dot,” shton ai.

Kur mbërrin atje, fshati me lartësi 1150 metra mbi nivelin e detit të shpërblen me pamjen e bukur. Brenda pllajës që gjendet mes malesh, vizitorët gjejnë mbi të gjitha ajrin e pastër dhe të shëndetshëm.

“Kjo është zona e pestë në Shqipëri për kurimin e sëmundjeve të astmës,” thotë Altin Hasa, ndërsa shton “kështu thonë  të paktën”.

Altini ka lindur në Fushë Studën, por jeton në Durrës bashkë me të shoqen, Ariolën dhe dy fëmijët. Prej vitit 2006, familja e tij menaxhon një hotel në hyrje të fshatit.

Altini e adhuron vendlindjen e tij, por është i pavendosur që të rikthehet për t’u marrë vetëm me biznesin turistik.

Bashkëshortët Hasa e mbushin tavolinën plot për mysafirët, të cilët vlerësojnë shumë “jufkat” në tavën e shijshme me pulën në mes. Ata servirin gjithashtu patate të pjekura në prush, të cilat janë produkt i fshatit.

Altini tregon se të rinjtë që vizitojnë fshatin janë më shumë të dhënë pas mishit në zgarë, ndërsa shumica duan të dinë më shumë për zonën, për vendet që duhet të shohin, për rrugën që duhet të ndjekin në kthim.

Fushë Letna në 1600 metra lartësi nga niveli i detit. Foto: Gëzim Kabashi.

Deri në fillim të viteve 1990, ky fshat i përkiste rrethit të Dibrës dhe një pjesë e banorëve vazhdojnë të jenë më të lidhur me këtë trevë.

Rruga që vjen nga Librazhdi, vijon më tej drejt Shupenzës dhe megjithëse është vetëm një degëzim, vendalinjtë e quajnë “Rruga e Kombit”. Por ata nuk këshillojnë që kthimi drejt Durrësit të bëhet nga krahu i Dibrës dhe Bulqizës.

“Ne shpresojmë që i gjithë segmenti rrugor të plotësohet dhe të asfaltohet sa më shpejt,” thotë Selvini nga Tirana në kafenë më të afërt të fshatit. Djaloshi u prezantua si dhëndër i fshatit dhe nuk e fsheh dëshirën për të investuar në ngritjen e një bujtine.

Të nesërmen e mbërritjes, liqeni është destinacioni i parë –por pas sezonit të verës ai ka pak ujë dhe nuk ngjason me fotot e bukura që gjenden në internet. Për më tepër, një shtesë me copa betoni të thyera, e vendosur aty nga bashkia e Librazhdit si bazament për një plazh të mundshëm e dëmton peizazhin përballë pyjeve të dendura të ahut.

Altini ka vënë në dispozicion mjetet e tij fuoristradë dhe na shoqëron në çdo hap. Ai përpiqet që t’i përgjigjet çdo pyetjeje dhe mbi të gjitha –që vizitorët të mbeten të kënaqur.

Bashkë me të vizitojmë fshatin Borovë, distancën me të cilin nuk e kuptojmë dot për shkak të vështirësive që ka rruga. Pikërisht këtu përfundojnë edhe tubacionet e një hidrocentrali, ndërtimit të të cilit nuk i ka shpëtuar as kjo zonë e parkut kombëtar, ku ujërat që më parë mbushnin shtretërit e përrenjve, tashmë rrjedhin drejt një dige dhe një mini-liqeni ku kultivohet trofta.

Në rrugën e kthimit drejt Fushë Studnës, dielli i ka dhënë një pamje mjaft të bukur fshatit dhe parcelave ku punojnë vendasit.

“Ne jemi fshati i patateve,” thotë Ramiz Gjini, duke treguar fushat ku thasët e mbushur njeri pas tjetrit kanë pamjen e ushtarëve në radhë. Ramizi vetë po kullot 230 dele, të cilat janë pronë e njëzet familjeve të zonës.

“Tani kujdesem unë,” thotë 70-vjeçari, pa optimizëm për të ardhmen e fshatit. “Të gjithë po ikin, si mund të bëhet turizmi këtu,” shtoi ai.

Luli Basho, një tjetër banore e Durrësit e vizitoi Fushë-Studën me të bijën, Sonjën dhe tregon se shëtiti deri në liqen me një motor me 4 rrota. Tre vilat -bujtina të ndërtuara me një stil thuajse alpin rrëzë malit paralajmërojnë perspektivën e ardhshme turistike të zonës.

“Megjithatë për përfaqësuar imazhin e parkut kombëtar të Jabllanicës do të duhet një kohë më e gjatë,” thotë Luli, e e cila bashkë me rrugën rreshton edhe nevojën e guidave të mirëfillta turistike, si dhe ofertën e përcaktuar.

Ndërkohë, Altini dhe Ariola nuk kanë ndenjur duarkryq. Ata kanë paketuar drekën dhe po i drejtojnë mysafirët e tyre durrsakë drejt Fushë Letmës, në 1600 metra lartësi.

“Ishte një mrekulli e vërtetë,” tregon më pas Agim Canka, i cili e ka harruar tashmë incidentin me gomën e makinës. Atje lart, Altini na tregoi Shpellën e Akullit, një zgafellë që shkon në 250 metra thellësi, ende e paeksploruar,” shtoi ai.

Mysafirët nga Durrësi janë gjithashtu të surprizuar nga kujdesi i treguar ndaj natyrës, ndërsa u bënë dëshmitarë të shuarjes së një vatre zjarri gjatë rrugës në kthim.

“I mori të gjitha shishet [me ujë] që kishim në makina dhe nuk u larguam deri kur u sigurua që zjarri ishte shuar plotësisht,” përfundoi Canka.

Altin Hasa duke shuar zjarrin e ndeshur rastësisht në zonën e parkut kombëtar. Foto: Gëzim Kabashi.
Liqeni i tharë nga stina e verës në Fushë Studën. Foto: Gëzim Kabashi.
Etiketa: BanorëBashkiaBulqizëDurrësFushë StudenJabllanicëLibrazhdLuliMakinaMjaftmrekullipaktPark kombetarplazhpyjetRruga e KombitSHShebenikshqipShqipëriTiranaTurizmi
Tjetri
Atentat shefit të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe

Atentat shefit të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.