AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Politikani ekstremist sllovak Marian Kotleba dënohet me 4 vjet burg

Miroslava German SirotnikovangaMiroslava German Sirotnikova
6 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Kortezi nga Hdur/Flickr

Në atë që shihet si një hap i rëndësishëm në përballjen me ekstremizmin, politikani më popullor i ekstremit të djathtë në Slovaki, partia e të cilit ka deputetë në parlament, u dënua për përdorim ilegal të simboleve neo-naziste.

Foto ilustruese: Kortezi nga Hdur/Flickr

Politikani i ekstremit të djathtë Marian Kotleba në Sllovaki u dënua me katër vjet e katër muaj burg të hënën, në një vendim të pritur me interes të lartë dhe që shënon një kulm në sulmin kundër ekstremizmit në vend, në të cilën disa figura të nivelit të lartë janë vënë nën akuzë për krime racore përgjatë viteve të fundit. Megjithëse Kotleba tha se ai do të apelojë vendimin, nëse ai konfirmohet nga Gjykata e Lartë, ka gjasa që do t’i japë fund karrierës së tij politike.

Pas një fjalimi tetë orë të gjatë – në përpjekje për të vonuar fundin e gjyqit të ndjekurme interes të lartë – Kotleba u përball me gazetarët sllovakë jashtë Gjykatës Penale Speciale në Pezinok, me një ton sfidues. “Nuk mund të them se jam i lumtur sepse prisja pafajësi,” tha ai. “Është e qartë se ka pasur një urdhër politik që më herët, që Kotleba të “marrë fund”.”

Çështja kundër tij lidhet me një aktivitet të organizuar nga Partia Sllovakia Jonë e esktremit të djathtë më 2017 për të përkujtuar përvjetorin e shettit fashist sllovak të kohës së luftës.

Në atë aktivitet, Kotleba shpërndau disa çeqe të mëdha, në shumën 1,4887 euro, një kombinim i dy numrave të njohur simbol të neonazizmit, 14 dhe 88, numra që i referohen familjeve me fëmijë me atësi të kufizuara. Pas ngjarjes, Kotleba dhe kolegët e tij në parti, dukshëm duke kërkuar vëmendjen e medias, u shaqën sikur pranonin se ishin në dijeni të simbilikës së numrave.

Prokurori Tomas Honz argumentoi në gjykatë se 14 përfaqësonte një manifest neonazist, 14 fjalë, të hartuar nga supermacisti i bardhë famëkeq David Lane, ndërsa 88 nënkupton gërmën 8 të alfabetit, “H”, e cila është një referencë për një përfshëndetje naziste.

Në një fjalim shterrues, Kotleba argumentoi të hënën se numrat ishin rastësorë dhe se askush në histori nuk është përndjekur penalisht për shkak se ka ndihmuar njerëzit në nevoojë. Ai lexoi një listë me një dyzinë mallrash apo kontratash publike që kishin shifra të ngjashme, përfshirë reklama për vazo lulesh, llampa solare apo këpucë. Në fund, argumentet e tij dështuan të bindnin gjyqtaren Ruzena Sabova.

“Jam pak i emocionuar,” pranoi Honz pas vendimit, duke ngritur dy gishtët e shenjës “V” për fitore. “15 vjet pas ndalimit të Bashkimit Sllovak – Partia Nacionale, Republika e Sllovakisë më në fund ka arritur të dënojë një përfaqësues udhëheqës të ekstremizmit në vend,” tha ai, duke shtuar se kjo i jep mesazhin e duhur të gjithë popullit sllovak që mbështet demokracinë.

Honz tha se një nga arsyet e vendimit të fajësisë për Kotlebën ishte se ai kishte “përdorur familjet për të promovuar ideologjitë e sëmura naziste”.

Media sllovake gjerësisht e mikpriti vendimin si një pikë kthese vend në luftën kundër ekstremizmit ndërsa organizatat e të drejtave të njeriut duartrokitën vendimin e gjykatës. “Ne jemi të lumtur që ekstremizmi në Sllovaki më në fund po ndëshkohet dhe po trajtohet me vëmendjen e duhur,” tha një grup organizatash anti-ekstremizëm, përfshirë organizatat Post Bellum, Jo në qytetin tonë dhe Qendra për Organizimin Komunitar në një deklaratë të përbashkët. “Asnjë demokraci nuk është imune nga kërcënimi ekstremist.”

Vendimi për Kotlebën nuk është përfundimtar dhe ai ka njoftuar se do ta apelojë atë.

Etiketa: BurgdemokracideputetEkstremizmiEurofitoregazetarGjykataGjykatëGjykatësKrimeMedianazisteparlamentPartiaProkurorireklamaSHSllovakiaVendimVendimi
Tjetri
Kolegji shlyen mëkatin e KPK-së, shkarkon gjyqtarin Artur Malaj

KPA: Pasaktësitë e bënë të pamundur kontrollin e pasurisë së Artan Bajramit

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.