AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Gjobë 3-5 mijë lekë për dalje pa maska në rrugë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Transporti publik pritet të rifillojë aktivitetin e tij prej 15 Qershorit nën rregulla strikte të mbajtjes së detyrueshme të maskave dhe me 70% kapacitet të pasagjereve | Foto : Nensi Bogdani/BIRN

Urdhri i ri i Institutit të Shëndetit Publik është që të gjithë shqiptarët të mbajnë maskë kudo, në rrugë apo në mjedise të tjera, me përjashtim të shtëpive të veta dhe bareve e restoranteve nën kërcënimin e gjobave që do të jenë 3 mijë lekë për shkeljen e parë dhe 5 mijë lekë për shkeljen e dytë.

Qytetarë në një stacion autobuzi në Tiranë. Nga data  15 tetor, mbajtja e maskës në publik do të jetë e detyrueshme| Foto : Nensi Bogdani/BIRN

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico deklaroi të mërkurën se shqiptarët doo të detyrohen të mbajnë maskë në mjedise të hapura nën kërcënimin e gjobave që do të fillojnë me 3 mijë lekë për shkeljen e parë dhe 5 mijë për shkeljen e dytë si një masë parandaluese për përhapjen e mëtejshme të koronavirusit të ri.

Fico përmendi një numër të kufizuar rastesh kur maska nuk është e detyrueshme të mbahet, të tilla si rastet kur po bën aktivitet sportiv, kur po i jep biçikletës apo motoçikletës i vetëm apo kur po lahesh në pishinë, liqen apo det.

Personat që për arsye shëndetësore nuk janë në gjendje të mbajnë maskë, duhet të pajisen me një vërtetim të kësaj gjendjeje nga mjeku i familjes. Maskat lejohet të hiqen vetëm kur një polic apo një punonjës banke kërkon të të identifikojë, apo në rastet kur shitësi do të verifikojë vizualisht moshën e klientit që po blen mallra të ndaluar për t’u treguar për minorenët.

Fico nuk shpjegoi nëse fshatarët në zonat rurale apo zonat e nënpopulluara do ta kenë apo jo të detyrueshme mbajtjen e maskës.

Masat e reja vijnë në një kohë kur numri i personave të prekur në vend po rritet në mënyrë të vazhdueshme dhe numri i rasteve aktive të njohura ka arritur në 5,600 vetë. Deri më sot 429 shqiptarë kanë humbur jetën nga sëmundja COVID 19. Shqipëria po identifikon rreth 150 raste të reja me COVID çdo ditë ndërsa numri i testimeve mbetet nga më të ulëtit në planet, me normë pozitiviteti prej 10-20% të rasteve të testuara.

Vende të ndryshme të botës po marrin masa të reja për të luftuar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes, me frikën se afrimi i klimës së ftohtë të vjeshtës dhe kombinimi i SARS-COV 2 me viruset e zakonshme të stinës së gripit mbart potencialin për një krizë më të madhe në shëndetin publik.

Irlanda e Veriut ishte e fundit që vendosi të mërkurën të mbyllë shkollat për dy javët e ardhshme dhe restorantet e lokalet për katër javë për shkak të rritjes së shpejtë të rasteve me virus dhe frikës për potencialin e rritjes eksponenciale në kushtet e mungesës së masave penguese.

Irlanda e Veriut ka një popullsi prej 1.8 milionë banorësh dhe ka regjistruar 900 raste në ditë përgjatë javës së fundit, gjë që solli vendimin për mbyllje.

Britania e Madhe ka nisur të aplikojë një sistem mbylljesh të lokalizuara në zonat me përhapje më të madhe dhe më shumë liri në zonat me incidencë më të ulët.

Në Itali mbajtja e maskave në rrugë është bërë e detyrueshme që nga java e kaluar ndërsa në Bruksel aktualisht kafenetë dhe restorantet janë mbyllur.

Etiketa: BanorëBIRNBritania e MadheBrukselCOVIDIrlandaItaliMASMasaMaskaNensi BogdaniSHshqipShqipëriavirus
Tjetri
Borxhi dhe investimet 2006-2019 (infografik)

Borxhi dhe investimet 2006-2019 (infografik)

723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.