Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Zgjedhje 2023
  • Veting
  • Mjedisi
  • Kosovë
  • SPAK
  • BE
  • Vladimir Putin
  • Olta Xhaçka
  • KLP
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor Lajme

Apeli lë në fuqi pezullimin nga detyra të drejtuesit të OFL-së

Edmond HoxhajNgaEdmond Hoxhaj
12:20 | 15/10/2020
Në Artikull kryesor Lajme, Korrupsioni, Lajme, Vendi
Kohe leximi: 2 minuta
A A
0
Apeli lë në fuqi pezullimin nga detyra të drejtuesit të OFL-së

Zv.drejtori i OFL, i pezulluar nga detyra, Artan Shkembi, duke shkuar para Gjykates se Posacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar pasi akuzohet për nxjerrje te te dhenave sekrete ne lidhje me nje procedim te nisur nga nje agjenci e huaj ligjzbatuese. Seanca u shty me kerkese te Shkembit. /r/n/r/nDeputy Director of OFL, suspended from duty, Artan Shkembi, goes before the Special Court Against Corruption and Organized Crime after being accused of leaking secret data regarding a proceeding initiated by a foreign law enforcement agency. The hearing was adjourned at the request of Shkembi.

Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Posaçme e Apelit ka miratuar vendimin e Shkallës së Parë për caktimin e masës së sigurisë “pezullim nga detyra” të zv/drejtorit të OFL, Artan Shkëmbi, i proceduar nga SPAK për nxjerrje sekreti dhe korrupsion.

Zv.drejtori i OFL, i pezulluar nga detyra, Artan Shkembi, duke shkuar para Gjykatës së Posaçme Kundçr Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar pasi akuzohet për nxjerrje të të dhënave sekrete në lidhje me një procedim të nisur nga një agjenci e huaj ligjzbatuese. | Foto : LSA

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi të enjten të lërë në fuqi “pezullimin nga detyra” të numrit dy të Operacionit Forca e Ligjit, OFL, Artan Shkëmbi, masë sigurie e caktuar nga Shkalla e Parë më datë 27 shtator pasi dyshohet për nxjerrje të sekretit hetimor.

“Është dhënë vendimi lidhur me çështjen në fjalë dhe është vendosur miratimi i vendimit të Shkallës së Parë”, ju përgjigj pyetjes së BIRN koordinatorja për të drejtën e informimit pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit, Elisa Spahiu.  Trupi gjykues që shqyrtoi çështjen në Apel përbëhej nga gjyqtaret Albana Boksi, Nertina Kosova dhe Saida Dollani, ndërsa akuza u përfaqësua nga prokurorja Doloreza Musabelliu.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka regjistruar procedim penal ndaj Artan Shkëmbit për veprat penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “zbulimi i akteve dhe të dhënave sekrete”.

Pas caktimit të masës së sigurisë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, drejtuesi i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu zbatoi vendimin për pezullimin nga detyra të Artan Shkëmbit.

Zv/drejtori i OFL, Artan Shkëmbi u konfirmua në detyrë me shumicë votash më datë 28 shkurt 2020 nga Komisioni i Jashtëm i Kualifikimit, KJV që po kryen procesin e vetingut në polici. Kryesuesi Alban Laska dhe anëtarja Mirela Ujkani në shumicë votuan për konfirmimin në detyrë të Shkëmbit. Ndërsa relatori i çështjes Artur Baku, në pakicë shprehet në vendim se, Artan Shkëmbi duhej të ishte shkarkuar për shkak se nuk arriti nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë.

KJV identifikoi edhe faktin se Shkëmbi ka qenë me detyrë funksionale Punonjës Operativ, Oficer në strukturat e ish Sigurimit të Shtetit nga data 1 gusht 1990 deri më 1 tetor 1991, por kjo gjetje nuk u konsiderua penalizuese, duke vlerësuar se periudha e ushtrimit të funksionit ka qenë e shkurtër dhe se nuk raportohen të dhëna për shkelje të drejtave dhe lirive themelore të njeriut nga ana e tij.

Operacioni Forca e Ligjit nisi si një akt normativ, përputhshmëria e të cilit me Kushtetutën e Shqipërisë është vënë në pikëpyetje nga organizatat e shoqërisë civile dhe shumë ekspertë. Që nga krijimi në shkurt 2020, kjo njësi e policisë ka tërhequr vëmendjen e publikut për deklarata të njëpasnjëshme në të cilat është njoftuar dërgimi i formularëve të vetëdeklarimit të pasurisë të disa figurave të njohura apo të dyshuara për aktivitet kriminal. Ende nuk bëhet e ditur se çfarë efekti ka sjellë në luftën kundër krimit dërgimi i këtyre formularëve.

Tjetri
Mungesa e kushteve dhe testimet e pakëta mbajnë në pasiguri sistemin arsimor

Mungesa e kushteve dhe testimet e pakëta mbajnë në pasiguri sistemin arsimor

Më të lexuarat

‘Investitori strategjik’: Si e fali qeveria ‘Rama’ portin e Vlorës për 1 euro

‘Investitori strategjik’: Si e fali qeveria ‘Rama’ portin e Vlorës për 1 euro

13:16 | 23/11/2023
Apeli lë në fuqi pezullimin nga detyra të drejtuesit të OFL-së

Apeli lë në fuqi pezullimin nga detyra të drejtuesit të OFL-së

12:20 | 15/10/2020
Gjyqtarja Gilda Hoxha përballet me procesin e rivlerësimit kalimtar

Gjyqtarja Gilda Hoxha përballet me procesin e rivlerësimit kalimtar

14:38 | 21/11/2023
Prokurori Elio Mazreku përballet me barrë prove për ligjshmërinë e pasurisë

KPK shkarkon prokurorin Elio Mazreku

13:16 | 23/11/2023
Prokurori Elio Mazreku përballet me barrë prove për ligjshmërinë e pasurisë

Prokurori Elio Mazreku përballet me barrë prove për ligjshmërinë e pasurisë

21:30 | 21/11/2023
Gjyqtarja Gilda Hoxha konfirmohet në detyrë

Gjyqtarja Gilda Hoxha konfirmohet në detyrë

14:54 | 24/11/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.