AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

KPA: Gjyqtari Pashk Gjaci kreu veprime fiktive për justifikimin e pasurive

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
6 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, KPA, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Valbona Sanxhaktari, Olsi Komici, Roland Ilia, gjatë një seance të Komisionit të Pavarur te Kualifikimit. Foto: Malton Dibra/LSA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vlerëson se ish-kryetari i Gjykatës së Përmetit, Pashk Gjaci kreu marrëveshje shkëmbimi me familjarët e tij për prona që i zotëronte vetë, me qëllim që të justifikonte burimin e krijimit të tyre në deklarimin fillestar.

Valbona Sanxhaktari, Olsi Komici, Roland Ilia, gjatë një seance të Komisionit të Pavarur te Kualifikimit për subjektin e rivlerësimit Pashk Gjaci, kryetar i Gjykatës së Përmetit në Tiranë më 19 mars 2019. Foto: Malton Dibra/LSA

Kolegji çmon se një aktmarrëveshje e janarit 2012 mes ish-gjyqtarit Gjaci dhe familjarëve të tij, babait dhe vëllait, për shkëmbimin e një pjese të sipërfaqes së tokës në Velipojë me pjesët e tyre takuese në shtëpinë e banimit në Laç, kanë qenë veprime fiktive që duket se kanë patur si qëllim justifikimin e burimit të krijimit të pasurive nga subjekti i rivlerësimit në funksion të deklarimit fillestar dhe periodik të pasurisë në ILDKPKI.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA pasi shqyrtoi në dhomë këshillimi ankimin e ish-kryetarit të Gjykatës së Përmetit Pashk Gjaci kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin e tij, vendosi më 6 korrik 2020 ta largojë atë përfundimisht nga sistemi i drejtësisë.

Trupi gjykues i Kolegjit i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore dhe Ardian Hajdari, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz, anëtarë e vlerësojnë të drejtë vendimin e Komisionit që konkludoi se ish-gjyqtari Gjaci kishte kryer deklarim të rremë e të pamjaftueshëm për pasuritë, si dhe nuk justifikoi me burime të ligjshme financiare investimet dhe shpenzimet  kryera. Sipas KPK, Gjaci kishte pasuri më të madhe nga ajo që mund të justifikohet ligjërisht, por se pasuria e tij nuk kalon dyfishin e asaj nga burime të ligjshme dhe se është krijuar gjatë periudhës kur ushtronte profesionin e avokatit. Komisioni e rrëzoi raportin negativ të DSIK për figurën dhe evlerësoi kalues për profesionalizmin.

Ashtu si KPK, edhe Kolegji arriti në kolnkulzionin se ish-gjyqtari Gjaci ka kryer deklarim të rremë në lidhje me burimin e krijimit dhe sipërfaqes të një shtëpie banimi trekatëshe në Laç, si dhe se ka mungesë të burimeve të ligjshme për ndërtimin e këtij objekti.

Për këtë pasuri, Gjaci ka shënuar në deklaratën veting se zotëronte një shtëpi banimi me tre kate me sipërfaqe 140 m2, të ndërtuar me leje ndërtimi të vitit 2007 mbi banesën egzituese të prindërve, me vlerë 11 milionë e 500 mijë lekë në momentin e regjistrimit dhe të rivlerësuar në shumën 25 milionë e 260 mijë lekë.

Trupi gjykues arrin në konkluzionin se truallin ku gjendet Banesa e ish-gjyqtarit Gjaci është blerë më parë nga babai i tij prej Bashkisë Laç. Ndërkohë, në dhjetor të 2011-ës, ky truall së bashku me ndërtesën 191 m2 është regjistruar në ZVRPP Kurbin në emër të subjektit të rivlerësimit. Kolegji vlerëson të drejtë konstatimin e Komisionit se babai e ka lejuar ish-gjyqtarin Gjaci të ndërtojë mbi truallin që i është dhënë nga shteti.

Duke ju referuar kontratës së shitjes së truallit, Kolegi vëren se kjo sipërfaqe i është shitur babait të Gjacit në funksion të lejes së ndërtimit që i ishte dhënë atij në vitin 1997, nga Bashkia Laç.

KPA e ka rrëzuar edhe kundërshtimin e Gjacit ndaj konkluzionit të Komisionit se të gjitha veprimet e kryera për ndërtimin deri në regjistrimin e pronës shtëpi banimi me tri kate në Laç, rezultojnë të jenë kryer prej subjektit, në cilësinë e pronarit të vetëm të kësaj pasurie. “Nuk vërtetohet pretendimi i subjektit të rivlerësimit që shtëpia trekatëshe e banimit, të jetë ndërtuar mbi shtëpinë ekzistuese të babait të tij”, konkludon Kolegji dhe shton se nuk rezulton e dokumentuar që babai ose vëllai i tij të kenë kontribuar në ndërtimin e këtij objekti.

Trupi gjykues çmon se veprimet juridike të kryera nga Gjaci, si shkëmbim i një pjese të pasurisë që zotëronte, me kontributet e babait dhe vëllait të tij, janë kryer për t’u përdorur si justifikim për burimin e krijimit ose financimit të pasurive, për efekt të deklarimit fillestar dhe atij periodik vjetor të interesave në ILDKPKI.

Në përfundim, Kolegji vlerëson se në deklaratën veting Gjaci ka kryer deklarim të rremë në lidhje me burimin e krijimit të kësaj pasurie duke e konsideruar si pamjaftueshmëri në deklarim dhe shkak shkarkues.

KPA i ka rrëzuar edhe pretendimet e tjera të Gjacit, sipas të cilit nuk i është dhënë mundësia për të provuar mundësitë financiare të vëllait për të kontribuar në ndërtimin e shtëpisë trekatëshe në Laç dhe vëren se Komisioni nuk ja ka kaluar barrën e provës për këtë gjë.

Kolegji konstaton pamundësi financiare të Gjacit për investimet e kryera në shtëpinë në Laç, pasi rezulton me balancë negative në vlerën totale -11 milionë 754 mijë lekë.

“Edhe nëse analiza financiare do të kryhej në një qëndrim tejet garantist, duke ndjekur pretendimet e subjektit të rivlerësimit, rezulton përsëri se ai ka mungesë të burimeve të ligjshme për ndërtimin e objektit shtëpi banimi në Laç, në vlerën 4.087.589 lekë”, citohet në vendim.

Gjithashtu, KPA vlerëson se Gjani nuk ka deklaruar saktë pjesën e tij takuese për pasurinë tokë arë me sipërfaqe 3.800 m2, në Velipojë.  Trupi gjykues arrin në konkluzionin se të dhënat e pasqyruara në deklaratën veting se ai zotëron 50% të pasurisë tokë arë me sipërfaqe 3.800 m2 në Velipojë, nuk përkojnë me të drejtën reale që ai gëzonte mbi këtë pasuri, pasi zotëronte 100% të saj.

Kolegji çmon se një aktmarrëveshje e janarit 2012 mes ish-gjyqtarit Gjaci dhe familjarëve të tij, babait dhe vëllait, për shkëmbimin e një pjese të sipërfaqes së tokës në Velipojë me pjesët e tyre takuese në shtëpinë e banimit në Laç, kanë qenë veprime fiktive që duket se kanë patur si qëllim justifikimin e burimit të krijimit të pasurive nga subjekti i rivlerësimit në funksion të deklarimit fillestar dhe periodik të pasurisë në ILDKPKI.

Sipas KPA, as babai dhe as vëllai i subjektit nuk kishin asnjë të drejtë pronësie të regjistruar në regjistrin e pasurive të paluajtshme mbi shtëpinë e banimit trekatëshe në Laç, që të mund të kryenin shkëmbimin e pretenduar.

Trupi gjykues konkludon se Gjaci nuk kishte të drejta pronësie mbi sipërfaqen e tokës prej 3.800 m2 në Velipojë përpara datës 29.08.2014, kur është lidhur kontrata e shitblerjes për këtë pasuri, dhe as nuk mund të kryente veprime juridike para datës 11 gusht 2016, kur është regjistruar në ZVRPP Shkodër.

Në vendim thuhet se Gjaci ka rezultuar të ketë qenë pronari i vetëm i tokës në momentin e deklarimit të pasurisë. Sipas KPA, ai ka pasqyruar në deklaratën veting të gjitha veprimet juridike të kryera me pasurinë tokë arë me sipërfaqe 3.800 m2, por duke mos deklaruar ato që në fakt kanë krijuar të drejtën reale të pronësisë mbi këtë pasuri.

“Të gjithë këtë sjellje të subjektit të rivlerësimit, trupi gjykues e ka parë të lidhur me veprimet fiktive të kryera prej subjektit të rivlerësimit të përshkruara në paragrafët më sipër, të cilat nuk kanë sjellë asnjë pasojë juridike mbi pasurinë, por kanë pasur për qëllim justifikimin e burimit të krijimit të pasurive”, konkludon Kolegji dhe arrin në përfundimin se Gjaci gjendet në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm për këtë pasuri.

Kolegji i ka rrëzuar si të paargumetnuara dhe të pabazuara të gjitha shkaqet e ngritura në ankim nga subjekti lidhur me procesin e rregullt ligjor dhe nuk i ka pranuar aktet e paraqitura nga Gjaci, duke vlerësuar se nuk ka provuar se ishte në pamundësi të paraqitjes së tyre në fazën e hetimit administrativ në KPK. Sipas KPA provat e dorëzuara nuk kishin në formën e kërkuar nga ligji. Gjithashtu, janë rrëzuar edhe shkaqet e tjera të ngritura në ankim.

Në përfundim, trupi gjykues i Kolegjit çmon se ish-gjytari Gjaci ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë dhe ka vendosur të lërë në fuqi shkarkimin e tij nga Komisioni.

Etiketa: 1997Albana ShtyllaAnaliza financiareAnkimArdian HajdariBashkiaDibraDSIKGjykata e Rrethit PërmetGjykatëGjykatësgjyqtarILDKPKIIna RamaKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKPAKPKkryetarKurbinLeje ndërtimiLigjmarrëveshjeNatasha MulajOlsi KomiciParaPashk GjacipasuriaPiSpronaRamaRoland IliaSHShkodërtë drejtaValbonaValbona SanxhaktariVendimVetingZVRPP
Tjetri
Banorët e Kaninës ‘përplasen’ me deputetin e zonës, Fate Velaj për pronat

Banorët e Kaninës 'përplasen' me deputetin e zonës, Fate Velaj për pronat

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.