AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Gratë naftëtare në grevë urie: ‘Kanë punuar qorrat dhe kanë ngrënë horrat’

Besar LikmetangaBesar Likmeta
6 years më parë
në Korrupsioni, Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Uzina e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh | Foto: Besar Likmeta

Prej 5 ditësh, dhjetë punonjëse të rafinerisë së Ballshit janë futur në grevë urie për rrogat e papaguara nga kompanitë që kanë menaxhuara Uzinën dhe që sot janë zhdukur pa lënë gjurmë.

Mimoza Muhameti, 56-vjeç, prej 5 ditësh në grevë urie | Foto : Besar Likmeta

Mimoza Muhametit i dridhej zëri nga këputja të dielën në mëngjes; megjithatë ajo dukej më e vendosur se kurrë për të vazhduar grevën e urisë.

Një ditë më parë, 56-vjeçarja kishte përfunduar në spital për shkak të hipertensionit, por pasi kishte marrë mjekim nga mjekët – ishte kthyer për t’iu bashkuar protestës në katin e dytë të një prej ndërtesave administrative të Uzinës së Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh.

“Na ka vajtur thika në eshtër, nuk durojmë dot më, vetëm të vdekura dalim që këtej,” tha Muhameti, e cila ka punuar në rafinerinë e Ballshit për 36 vite.

“Askush mos ta mendojë se do të dalim, derisa të marrim lekët e prapambetura, se është gjaku jonë dhe djersa e jonë,” shtoi ajo, ndërsa theksoi se ndjehej e mashtruar dhe kurrë nuk e kishte menduar se gjërat do të arrinin në këtë pikë.

Pesë ditë më parë, dhjetë gra naftëtare të Uzinës u futën në grevë urie, duke zëvendësuar kolegët e tyre burra që rezistuan për 18 ditë.  Prej muajit shkurt,  870 punëtorët e rafinerisë së Ballshit protestojnë për rrogat e prapambetura që nuk i marrin prej vitesh nga rafineria, e cila ka ndërruar disa herë pronar që nga privatizimi i saj nga biznesmeni famëkeq Rezart Taçi në vitin 2008.

Qeveria nuk ka ofruar zgjidhje, por ka deklaruar se rafineria është në pronësi të privatit dhe ata nuk mund të imponohen. Të hënën, kryeministri Edi Rama u mundua t’i bindte gratë greviste ta braktisnin grevën, duke deklaruar se rezistenca e organizuar nuk ishte rruga e duhur për të gjetur një zgjidhje.

“I ftoj vëllazërisht ta ndërpresin grevën dhe jam i gatshëm të ulem e të bisedoj me ta për këtë hall të përbashkët, por jo kështu,” shkroi Rama në Tëitter.

“Kështu jo, sepse presionet e ultimatumet nuk funksionojnë në asnjë familje dhe punëtorët e Ballshit nuk bëjnë përjashtim nga ky parim i panegociueshëm,” shtoi kryeministri, i cili gjatë kohës që ishte në opozitë në vitin 2010, i pati futur deputetët e tij në një grevë urie të mbajtur në një çadër përpara ndërtesës së Këshillit të Ministrave në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit.’

Uzina e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh | Foto: Besar Likmeta

Që nga marsi 2018, rafineria është menaxhuar nga kompanitë Tosk Energji dhe Bylis Energji, të cilat janë në pronësi të dy kompanie zvicerane, CFD Conseils Sarl dhe PGFS Pilotage & Gestion S.

Së fundmi, KPTHN e Ballshit administrohet nga kompania Allum Enterprises, e cila ka negociuar me naftëtarët, por pa dhënë ndonjë zgjidhje konkrete për rifillimin e punës dhe pagesën e rrogave të prapambetura.

Në maj, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi se Bankers dhe Allum kishin arritur marrëveshje për rifillimin e punës në KPTHN-në e Ballshit. Por kur naftëtarët protestues pushtuan simbolikisht  Uzinën të enjten, askush nuk u duk nga kompania Allum për t’i dalë zot asaj dhe aq më pak për të ofruar zgjidhje.

“Nuk doli askush të thoshte më prishe shtëpinë, më prishe pronën,” thotë Taulant Zotaj, anëtar i Sindikatës së Bashkuar të Naftëtarëve.

Edhe Merjeme Fejzaj, e cila ka punuar si teknologe në rafineri që ku mbaroi Teknikumin në moshën 18-vjeçare, shprehet se punëtorët nuk po dinë kujt t’i drejtohen.

“Përderisa u shqye porta e Uzinës dhe punëtorët u futën në çdo repart, kjo do të thotë se nuk ka pronar,” tha 56-vjeçarja. “Privat thotë ai [kryeministri], por privatët ai i sillte; një ikte, një vinte, duke lënë borxhe, një-pas-një dhe ashtu u akumuluan lekët tona dhe nuk na i japin,” shtoi ajo.

Punonjëset e rafinerisë i thanë BIRN se kanë 25 rroga të prapambetura pa marrë nga Uzina, për gjysmën e të cilave kanë fituar edhe gjyqin kundër kompanisë, por vendimi nuk ekzekutohet.

“Kemi marrë urdhër ekzekutimi nga gjykata për 13 rroga – me urdhër ekzekutimi të padiskutueshëm,” tregon Dhurata Ali, nënë e dy vajzave studente, e cila punon prej 34 vitesh si laborante në Uzinë.  “Nuk e di pse nuk ekzekutohet,” ankohet ajo, ndërsa shton se për të mbijetuar është detyruar të marrë borxh, pasi edhe të shoqin e ka papunë.

Mimoza Muhameti ankohet se vuajtjet e naftëtarëve kanë rënë në vesh të shurdhër; megjithëse protestojnë prej muajsh në Ballsh dhe në Tiranë.

Naftëtaret prej 5-ditësh në grevë urie, kërkojnë rrogat e prapambetura dhe rifillimin e punës së rafinerisë | Foto : Besar Likmeta

“Kemi vajtur në Tiranë, jemi përleshur me policinë, polici shumë e dhunshme, na i kanë nxirë krahët na i kanë bërë sterrë,” u ankua ajo, duke bërë përgjegjëse ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.  “Ndjehemi shumë të mashtruar,” shtoi ajo.

Shoqja e saj greviste, Mejreme Fejzaj është në një mendje, ndërsa thekson se premtimet e kryeministrit dhe qeverisë së tij të majtë në letër kanë dalë boshe.

“Mashtrim pa fund deri sa arritëm këtu, në grevë urie,” tha 53-vjeçarja, nënë e një vajze – e cila është detyruar të ndërpresë shkollën për estetiste në Tiranë për shkak të gjendjes së rënduar financiare të familjes.

“Kanë punuar qorrat dhe kanë ngrënë horrat – atje lart,” përfundoi ajo.

Etiketa: AdministrativeAMPBallshBelinda BallukuBIRNBorxhedeputetDëshmorët e KombitEdi RamaFamiljeGjykatagraGreva e uriseKëshillit të MinistraveKryeministri Edi RamamarrëveshjemashtrimMjekmjekëNaftëtarëtpoliciprivatizimiprotestuesPunëPunëtorPunëtorëQeveriaRafineriRafineria e BallshitRamaRezart TaçiRrogat e prapambeturaSHSpitalstudenteVendimi
Tjetri
Dorëhiqet Lleshaj, Rama mbron policinë e shtetit: “janë nën presionin e dhunës”

Krizë ose jo, qeveria planifikon rritjen e taksave për vitin 2021

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.