AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Rihetimi në Kolegj nxorri pa probleme prokuroren e SPAK, Manjola Kajana

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
6 years më parë
në Korrupsioni, KPA, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurorja Manjola Kajana dhe avokatja e saj, para seancës në Kolegjin e Apelimit. Foto:Edmond Hoxha

Dyshimet e ngritura nga Komisioneri Publik ndaj prokurores së Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion, për një kredi për strehim dhe konflikt interesi, u rrëzuan gjatë hetimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Prokurorja Manjola Kajana dhe avokatja e saj, para seancës në Kolegjin e Apelimit. Foto:Edmond Hoxha

Manjola Kajana, prokurore e Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion, arriti të kalonte të dyja shkallët e procesit të vetingut, ndërsa në vendimin e zbardhur të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit tregohet se ajo nuk e pati të vështirë të rrëzonte pretendimet e ngritura nga Komisioneri Publik.

Kajana u konfirmua në qershor 2019 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por pas zbardhjes së vendimit, Komisioneri e apeloi çështjen, duke ngritur dyshime për konflikt interesi dhe paligjshmëri në lidhje me aplikimin për një kredi të butë në bashkinë e Fierit, në kohën kur ajo shërbente si prokurore atje.

Po ashtu, Komisioneri ngriti dyshime mbi disa prej deklarimeve të prokurores në kriterin e pasurisë dhe kërkoi një vlerësim në të tri kriteret, për të parë nëse kishte apo jo shkelje të etikës.

Trupi gjykues i Kolegjit që shqyrtoi ankimin e Komisionerit ndaj vendimit të KPK për Kajanën, përbëhej nga Natasha Mulaj kryesuese, Luan Daci relator dhe Ina Rama, Rezarta Schuetz e Ardian Hajdari anëtarë.  Procesi në KPA u zhvillua në 5 seanca dhe zgjati nga marsi deri në korrik 2020, por hetimet e reja dhe dokumentet shtesë duket se përforcuan pozicionin e parë të Kajanës.

KPA arsyetoi se familja e saj, bashkëshorti dhe vjehrri, kishin pasur të drejtë që të aplikonin për statusin si të pastrehë, pasi kishin në pronësi vetëm 17 metra katrorë sipërfaqe të banueshme, në një shtëpi 40 metra.

Nga ana tjetër, as Kajana dhe as bashkëshorti, edhe pse kishin aplikuar për një kredi të tillë në Fier, nuk e kishin përfituar asnjëherë atë dhe prokurorja kishte blerë një apartament në Tiranë me norma tregtare interesi.

Nga hetimi rezultoi se Kajana nuk kishte pasur konflikt interesi dhe se nuk ishte përfshirë në hetimin e çështjes për kreditë e buta të Bashkisë Fier gjatë kohës që kishte punuar në atë qytet. Kajana u vlerësua shumë mirë në kriterin e profesionalizmit, ndërsa në vendim theksohet se ajo kishte certifikatë sigurie nga DSIK, duke lënë të kuptohet se nuk kishte probleme të figurës.

Disa prej çështjeve të ngritura mbi ligjshmërinë e të ardhurave u sqaruan në Kolegj, ndërsa u vërtetua se tatimet për pagat e bashkëshortit ishin paguar nga punëdhënësit. Vendimi që është nga më të shkrurtrin prej Kolegjit, vetëm 15 faqe, del në përfundimin se Kajana kishte nivel të besueshëm në të tre kriteret.

“Vlerësoi se subjekti i rivlerësimit nuk gjendej në kushtet e konfliktit të interesit gjatë ushtrimit të funksionit të prokurores në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. Nga vlerësimi në tërësi lidhur me rrethanat e çështjes, nuk rezultuan indicie për pamjaftueshmëri burimesh në drejtim të justifikimit të pasurive, duke arritur kështu nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë”, thuhet në vendim.

Etiketa: Ardian HajdariBashkëshortiDSIKEdmond HoxhaFierGjykatëGjykatësHetimetIna RamaKolegjKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisioneriKomisioneri PublikKomisioni i Pavarur i Kualifikimitkonfliktkonflikt interesiKorrupsionKPAKPKkrediLuan DaciManjola KajanaNatasha MulajPagatParaProkuroreProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarPunëRamaSeancaSHSPAKVendimVendimi
Tjetri
Mosmarrëveshja për Kufirin Detar drejt Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

Mosmarrëveshja për Kufirin Detar drejt Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.