AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Hoteli me 5 yje në Barcelonë; gjykata pushon çështjen ndaj zyrtarëve të bashkisë Tiranë

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Korrupsioni, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nënkryetari Arbjan Mazniku dhe drejtori Ditjon Baboçi gjatë tërheqjes së çmimit ne Barcelonë. Foto nga Instagram.

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Sokol Tona vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë për pushimin e hetimit ndaj zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës, të cilët u akomuduan në një hotel me 5 yje në Barcelonë të paguar nga kontraktori më i madh i kësaj bashkie, biznesmeni Shkëlqim Fusha.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nënkryetari Arbjan Mazniku dhe drejtori Ditjon Baboçi gjatë tërheqjes së çmimit ne Barcelonë. Foto nga Instagram.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi të mërkurën pushimin e hetimeve ndaj nënkryetarit të Bashkisë sës Tiranës, Arbjan Mazniku, drejtorit të Planifikimit Urban pranë këtij institucioni, Ditjon Baboçi që kishin përfituar pagesa nga biznesmeni Shkëlqim Fusha për akomodimin në një hotel luksoz në qershor 2018 në Barcelonë të Spanjës.

Koordinatorja për të Drejtën e Informimit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Alba Nikolla i tha BIRN se vendimi është shpallur të mërkurën më datë 21 tetor 2020 nga gjyqtari Sokol Tona.

“Ka vendosur pranimin e kërkesës së organit të prokurorisë, pushimin e procedimit penal”, shpjegoi Nikolla. Vendimi është marrë nga gjyqtari Sokol Tona në seancë paraprake, pasi e shqyrtoi kërkesën e prokurorisë për pushim të procedimit më shumë se 10 muaj.

Më 17 dhjetor 2019, Prokuroria e Tiranës iu drejtua gjykatës me kërkesë për pushimin e hetimit ndaj zyrtarëve të lartë të Bashkisë së kryeqytetit, të cilët akuzohen se përfituan pagesa nga biznesmeni Shkëlqim Fusha për qëndrimin e tyre në një hotel me 5 yje në Barcelonë në qershor 2018.

Vendimi për dërgimin e çështjes për pushim në gjykatë u ndërmor nga prokuroria vetëm 3 muaj pas regjistrimit të një procedimi penal me akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit. Hetimi nisi pas publikimit në media të një fature të paguar nga karta personale e biznesmenit Fusha për llogari të nënkryetarit të Bashkisë, Arbjan Mazniku.

Sipas një investigimi të mëparshëm të BIRN, prej dokumenteve hetimore të siguruara ngrihen pikëpyetje të dyfishta mbi seriozitetin e hetimit dhe zyrtarët e përfshirë në këtë çështje – të cilët rezultojnë se jo vetëm përfituan qëndrimin në hotel nga Fusha, por përfituan edhe rimbursim për kostot e akomodimit në Barcelonë nga arka e Bashkisë së Tiranës.

Ceremonia e ndarjes së çmimit “European Prize for Public Urban Space” u zhvillua më 20 qershor në Barcelonë dhe Bashkia e Tiranës u përfaqësua në këtë event nga një delegacion prej 5 vetash.

Në të morën pjesë kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, nënkryetari Arbjan Mazniku, drejtori i Planifikimit Urban, Ditjon Baboçi, drejtori i Shërbimeve Mbështetëse, Fatjon Sallaku dhe dy përfaqësues të drejtorisë së Medias, Denis Dedej dhe Luis Tanushi. Drejt Barcelonës udhëtuan më 19 qershor edhe biznesmeni Fusha dhe djali i tij, me ftesë të projektuesit belg të sheshit “Skënderbej”.

Ndërsa kryebashkiaku Veliaj u akomodua në hotelin “Alma Barcelona” nga organizatorët e eventit, dokumentet tregojnë se Mazniku e Baboçi zgjodhën të qëndrojnë në të njëjtin hotel me kryetarin, falë bujarisë së biznesmenit Fusha, i cili e pagoi faturën e qëndrimit të tyre për dy netë me një vlerë prej 1816 euro në total.

Pas kthimit në Tiranë, Mazniku dhe Baboçi u rimbursuan edhe nga arka e Bashkisë e Tiranës për shpenzimet e hotelit me 1465 euro në total.

Në dëshmitë e tyre për Prokurorinë, Mazniku dhe Baboçi mohuan që të ishin në dijeni se dhomat e hotelit të tyre për 19 dhe 20 qershorin ishin paguar më parë nga biznesmeni Fusha. Ata deklaruan se ishin akomoduar në hotel Alma në Barcelonë në orët e vona të natës, ndërsa të nesërmen e kishin kaluar ditën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Mazniku ka deklaruar në prokurori se e kishte mësuar faktin që Fusha kishte paguar vlerën e akomodimit vetëm mëngjesin e 21 qershorit 2018, kur kishte shkuar në recepsion për të shlyer.

Mazniku ka shtuar gjithashtu se faturën e hotelit e kishte dorëzuar në Bashki dhe ishte rimbursuar nga Bashkia më 8 tetor 2018 në llogarinë së pagës. I pyetur mbi formën e pagesës së shumës ndaj Shkëlqim Fushës, Mazniku është përgjigjur se e kishte kryer në cash.

Ndryshe nga Mazniku, Baboçi ka deklaruar në Prokurori se e kishte mësuar në Tiranë faktin se fatura e dhomës së tij në vlerën 887 euro ishte paguar nga biznesmeni Fusha. Edhe Baboçi ka pretenduar se paratë ia kishte kthyer Fushës cash në dorë.

Biznesmeni Shkëlqim Fusha tregoi një tjetër version të historisë përballë Prokurorisë. Ai tha se kishte planifikuar të shkonte në Barcelonë së bashku me bashkëshorten, vajzën, djalin dhe drejtuesin teknik të kompanisë.

Më 16 qershor 2018, ai tha se pagoi në mënyrë të pakthyeshme dy dhoma në hotel “Alma” për veten, bashkëshorten dhe vajzën dhe për shkak të mungesës së dhomave të tjera, kishte rezervuar në hotel Majestic dy dhoma të tjera për djalin dhe drejtuesin teknik.

Planet sipas Fushës ndryshuan, pasi bashkëshortja dhe e bija e anuluan udhëtimin për arsye shëndetësore, ndërsa drejtuesi teknik e anuloi për arsye familjare.

Kur Fusha me të birin mbërritën në hotel Alma në Barcelonë, dikush nga delegacioni i Bashkisë i kishte thënë se nuk kishte më dhoma të lira në hotel. Ai ka shtuar se u kishte thënë se mund të qëndronin në dhomat që kishte prenotuar në hoteli Alma Barcelona.

Fusha ka pretenduar në Prokurori se kishte mësuar më 21 qershor se në dhomat e paguara prej tij ishin akomoduar Mazniku dhe Baboçi. Ai pretendoi deklaruar se hoteli i kishte dërguar një formular pas mbërritjes në Shqipëri për shkak të mospërputhjes së emrit të prenotuesit me personat që kishin fjetur- por ka shtuar se nuk e dispononte këtë dokument. Fusha ka vijuar gjatë shpjegimeve të tij në organin e akuzës se, Mazniku dhe Baboçi ja kishin kthyer vlerat e paguara në cash.

Vendimi i Gjykatës së Tiranës për pranimin e kërkesës së prokurorisë për pushimin e hetimit vlerësohet në shkelje të ligjit nga ana e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, e cila është pjesë e këtij procesi në cilësinë e kallëzuesit.

“Mendoj se është vendim në shkelje të plotë të dispozitave ligjore pasi gjykata sot u bë palë me ata që kryejnë vepra korruptive. Do bëjmë ankim si dhe kallëzim penal në SPAK ndaj gjyqtarit Sokol Tona. Gjithashtu do t’I kërkojmë KLGJ, KPK dhe ILD hetim në lidhje me këtë vendimmarrje,” pohoi për BIRN përfaqësuesja e Aleancës për Mbrojtjen e teatrit, Adriana Kalaja.

Etiketa: AnkimArbjan MaznikuBarcelonabashkiBashkiaBIRNErion VeliajEuroFushaGjykataGjykatëGjykatësGjyqHetimHotel me 5 yjeILDInstagramKLGJKPKliraMediaProcedimiProkuroriProkuroriaProkuroria e TiranësSHShkëlqim FushashqipShqipëriSokol TonaSPAKTiranëVendimVendimi
Tjetri
Shpirti i aktorit Bekim Fehmiu jeton në festivalin e Beogradit

Shpirti i aktorit Bekim Fehmiu jeton në festivalin e Beogradit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.