AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Mbyllja e rrethrrotullimit ‘Shqiponja’ nuk rëndon vetëm trafikun

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
6 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një vajzë e re nuk ndihet mirë teksa mundohet të pushojë në një cep të sheshit ku kanë filluar punimet. Qytetarët enden nga cepi në cep, në mes të pluhurit, për të gjetur shtigje kalimi për këmbësorët. | Nensi Bogdani

Banorët dhe bizneset e pakëta të mbetura në pranë sheshit “Shqiponja” ankohen se punimet për ndërtimin e mbikalimit të Unazës së Re po ua bëjnë jetën të vështirë dhe të papërballueshme.

Një burrë i moshuar nuk arrin të orientohet për stacionet e zhvendosura të autobusëve që të çojnë në qëndër. Me bllokimin e rrugëve, ai nuk e di se cilën rrugë duhet të ndjekë për të arritur në destinacion. | Nensi Bogdani

Duke mbajtur në dorë letra apo dosje si mbrojtëse ndaj diellit, të djersitur dhe duke ecur mes pluhurit që ngrihej nga punimet në të katërta anët e rrugës, kalimtarët në sheshin “Shqiponja” të martën në mëngjes i ngjasonin njerëzve të humbur në një labirint – që enden nga e majta në të djathtë në kërkim të një shtegu për të kaluar në anën tjetër, të ndarë nga barriera prej betoni.

“Po plakat si unë ku të kalojnë,” pyet Fatimja, një grua rreth të gjashtëdhjetave, ndërsa shtoi se nuk ka moshë për t’i kapërcyer bordurat.

“Këtu është bërë si lufta e tretë botërore moj bijë,” theksoi ajo, pa e ndalur hapin anës rrugës, duke u ruajtur nga makinat që i kalonin afër.

Që prej së hënës, për shkak të punimeve për ndërtimin e mbikalimit të Unazës së Madhe të Tiranës, qarkullimi i makinave në sheshin “Shqiponja” është devijuar, duke shtuar trafikun tashmë të dendur që rëndonte hyrjen e kryeqytetit në oraret e pikut.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe veçanërisht të drejtuesve të automjeteve, theksoi në një inspektim të kantierit se edhe pse pak mund të duket në sipërfaqe, një punë kolosale po bëhet nga nënkontraktorët me tunelet nëntokësore.

“Në këtë kantier, puna nuk pushon për asnjë sekondë, pasi duhet thënë që deri më tani të gjitha punimet kanë qenë nëntokë,” tha Balluku. “Situata e trafikut padyshim ka qenë e rënduar për shkak të punimeve që kryhen në nyjën kryesore,” shtoi ajo.

Kufizimi i lëvizjes dhe punimet në sheshin ikonik, nuk kanë sjellë telashe vetëm për drejtuesit e mjeteve. Punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës janë kthyer në dhimbje koke edhe për banorët e zonës, punëtorët me mëditje që mblidhen tek ky shesh, si dhe bizneset e vogla në të dyja anët e rrugës.

Punimet në mbikalimin e sheshrrotulimit Shqiponja filluan në nëntor 2018, por ato u pezulluan pasi media zbuloi se kompania fituese e tenderit – DH Albania, ishte një kompani guaskë e regjistruar në Delaëare, SHBA, e cila kishte falsifikuar dokumentet e regjistrimit dhe të aktivitetit financiar.

Pas rihapjes së tenderit në vitin 2019, kontrata u fitua nga kompanitë Salillari dhe Bajrami N me një vlerë 14.5 milionë euro. Për shkak të punimeve, në 4 muajt e ardhshëm rrethrrotullimi i sheshit Shqiponja do të qëndrojë i mbyllur dhe trafiku do të devijohet.

Banorët e zonës dhe pronarët e bizneseve ankohen se kufizimi i qarkullimit po i fut jetët e tyre në një karantinë të dytë.

Gjini, një punëtor krahu, i cili pret të afrohet ndonjë klient për të punuar disa orë për të nxjerrë fitimet e ditës. Që kur kanë filluar punimet në sheshin Shqiponja ai pranon se klientët nuk shfaqen më. | Foto : Nensi Bogdani

Jo shumë larg kantierit, pranë rrugës dytësore ku tashmë është devijuar kalimi i automjeteve, Gjin Boseta – një punëtor krahu rreth të 50-ave, i tha BIRN se pas fillimit të punimeve në sheshin “Shqiponja”, ai nuk ka pasur pothuajse fare punë.

Ata klientë që e njihnin më parë, e dinin se në cilin vend mund ta gjenin zakonisht, por tani nuk e gjejnë dot më, ndërkohë që zona nuk ka më lëvizje si më parë.

“Rrugët e Tiranës janë bërë si zorrë. Është bërë katrahurë e padiskutuar,” tha ai.  “Jam bërë për t’u kthyer përsëri në Greqi ku kam qenë emigrant, sepse në këtë vend prej 30 vitesh po ecim vetëm mbrapsht,” shtoi ai, duke thënë me gjeste se i ka ardhur në majë të hundës.

Gjini u ankua se ka një muaj pa punë për shkak të punimeve dhe rrëmujës së krijuar në qarkullim.

“Rruga do bëhet patjetër, por njerëzit nuk janë të orientuar nga duhet të shkojnë,” shpjegoi ai.  “Muajt e parë kanë qenë mirë, përpara se të bllokohej rruga nga punimet”, shtoi Gjini, ndërsa theksoi se “ne dalim për punë, për bukën e gojës.’

Përveç punëtorëve dhe drejtuesve të mjeteve, të frustruar nga punimet janë gjithashtu edhe familjarët të cilët banojnë pranë rrethrrotullimit dhe pronarët e dyqaneve të pakëta që kanë mbetur hapur e që nuk janë prekur akoma nga shembjet për zgjerimin e Unazës.

“Kur dal tani e shoh rrugët e Tiranës, më vjen të qaj”, tha një zonjë 70 vjeçare, qytetare autoktone e cila ka shtëpinë dhe një biznes familjar fare pranë sheshit.

“Nuk njoh më asnjë rrugë, as qendrën e as shtëpitë tradicionale. Tirona si qytet e ka humbur identitetin e saj,” shtoi ajo.

Gruaja e moshuar, së bashku me bashkëshortin dhe dy vajzat po rrinin të ulur rreth një tavoline që kishin nxjerrë jashtë byrektores së tyre, e cila ka fare pak xhiro nën kushtet e bllokimit të rrugës, pluhurit  dhe terrenit të pakalueshëm.

“Jemi shumë të lodhur dhe të pashpresë. Jemi të depresionuar”, tha njëra prej vajzave të saj, e cila pranoi se nëse kufijtë do të ishin akoma hapur, ajo nuk do të mendohej dy herë për t’u larguar e për të kërkuar azil në një shtet tjetër. Shembjet pranë sheshit Shqiponja i morën asaj shtëpinë, ndërsa bashkëshorti iu arrestua gjatë protestave të banorëve në Unazën e Madhe pak muaj më parë, e akoma nuk i ka mbyllur problemet me drejtësinë.

“Çfarë më ka ngelur mua këtu? Ne po falimentojmë, kush vjen më këtu për të blerë. Nesër do na shkatërrojnë dhe këto dyqane, kështu siç po ecin me këto punime, sepse dihet që këtu do bëhen pallate, jo rrugë,” tha gruaja, e cila refuzoi të identifikohej me emër.

Familjarë e drejtues të bizneseve buzë rrugës kryesore shprehen të lodhur e të depresionuar nga shkatërrimi që i ka ardhur si pasojë e punimeve dhe shembjeve në Unazën e madhe. | Foto : Nensi Bogdani

Ajo tregoi me gisht se pak metra më tutje ishte ngritur një pallat i ri në vijë të drejtë me dyqanin e saj, ndërkohë që mjaft ndërtesa të tjera ngjitur u shembën nga qeveria.

“Sigurisht rrugët e reja do të ndërtohen – duam apo nuk duam ne, por jo duke i marrë tjetrit pronat dhe bukën e gojës,” theksoi e ëma 70 vjeçare.

“Ne jemi akoma nëpër gjyqe për shtëpitë që na shembën, e akoma nuk kemi marrë asnjë lloj kompensimi,” u ankua ajo.

E moshuara i tha BIRN sesi vajza e kthyer nga Greqia disa vite më parë i investoi të gjitha kursimet në dyqanin e saj pranë sheshit “Shqiponja”.

“Tani me bllokimin e rrugës këtu, edhe biznesi që na ka mbetur, e sigurt do falimentojë”, përfundoi ajo me tone pesimiste për të ardhmen.

Etiketa: azilBanorëBashkëshortiBelinda BallukuBIRNDH Albaniadosjee majtaEuroGreqiGreqiaLuftaMediaMjaftNensi BogdaniPallatpallatePunaPunëPunëtorPunëtorëQeveriaSalillariSHBAShqiponjaTiranëtrafikuxhiro
Tjetri
Qytetet minerare në Rumani i varin shpresat te lojërat e fatit

Qytetet minerare në Rumani i varin shpresat te lojërat e fatit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.