AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Ministri Lleshaj thotë se është keqkuptuar, nuk e shau deputetin Murrizi “polic”

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
LLESHJA NE KOMISIONIN E SIGURISE – Ministri i Brendshem, Sander Lleshaj duke folur, gjate nje mbledhje te komisionit parlamentar te Sigurise Kombetare, ku prezantoi pikat kryesore mbi te cilat mbeshteten propozimet per ndryshime ne ligjin "Per Policine e Shtetit"./r/n/r/nLLESHAJ AT NATIONAL SECURITY COMMITTEE – Interior Minister Sander Lleshaj, speaks during a meeting of the Parliamentary National Security Committee presenting the main points on which are supported the proposals for amendments to the law "On State Police".

Në një njoftim të publikuar në Facebook, ministri Sandër Lleshaj thotë se komenti i tij kundër deputetit Murrizi: “Polic ke qenë dhe polic ke mbetur” nuk nënkupton një cilësim fyes për figurën e policit, për të cilin ai thotë se ka respektin më të lartë.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në parlament. Foto: LSA

Komenti në parlament të enjten i Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj kundër deputetit opozitar Myslym Murrizi shkaktoi shumë barsoleta me polic nëpër rrjetet e medias sociale përgjatë njëzet e katër orëve të fundit, por vetë Lleshaj thotë se komenti i tij “është keqkuptuar”.

“Asnjëherë unë nuk i përdor në kuptim pezhorativ fjalët polic, ushtar apo kapter,” deklaroi Lleshaj në Facebook, i cili ka bërë karrierë si ushtarak para se të bëhej këshilltar për sigurinë i kryeministrit aktual dhe më pas, Ministër i Brendshëm.

Në një shkëmbim batutash, ndërsa Murrizi kritikoi si qesharake sjelljen e shtetit gjatë periudhës së parë të pandemisë së koronavirusit, e cila, sipas Murrizit u luftua edhe me diagaçë, tanke e autoblinda, me gjoba për qytetarët e gomerët, Lleshaj iu drejtua atij me fjalët: “Polic ke qenë dhe polic ke mbetur.”

Komenti i Lleshajt ngriti pikëpyetje nëse ai përdor fjalën “polic” si fyerje për kundërshtarin politik. Lleshaj, i cili nuk i kurseu fyerjet as në statusin e tij në Facebook të premten, kërkoi “ndjesë për keqkuptimin”.

“As nuk më ka shkuar ndonjëherë në mendje që t’i drejtohem deputetit Murrizi si polic, në kuptimin e punonjësit të sotëm të Policisë së Shtetit, për arsye se me qëndrimet e tij të padenja ndaj Policisë, me fjalorin e tij që përbëhet vetëm nga disa fjalë vulgare të huazuara kryesisht nga zoologjia dhe me biografinë e tij të shkurtër prej disa rreshtash është i skualifikuar në mënyrë absolute nga mundësia që të cilësohet si polic,” deklaroi Lleshaj.

Murrizi në fakt nuk rezulton të ketë punuar në Policinë e Shtetit. Sipas CV-së së tij të publikuar në faqen e Kuvendit të Shqipërisë, ai ka punuar pas viteve ’90 në Policinë Financiare, një zyrë e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Ndryshe nga Murrizi, Lleshaj e ka CV-në më të pasur. Ai ka studiuar si oficer në Akademinë Ushtarake në vitin 1985 dhe ka shërbyer në forcat kundërajrore në vitet e fundit të komunizmit.

Shqiptarët përdorin fjalën polic në të dyja kuptimet, për t’iu referuar një punonjësi të forcave të rendit publik dhe në kuptim fyes për të cilësuar një njeri të trashë dhe të pagdhendur, referuar barsoletave të shumta që vënë në lojë autoritetin e shtetit.

Etiketa: FacebookKEMinistër i BrendshëmParaparlamentSHshqip
Tjetri
Muralet e artistit nga Bali i japin ngjyrë Urës Vajgurore

Blendi Klosi propozon ndryshimin e emrit të Urës Vajgurore: “Është joestetik”

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.