AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Mungesa e administratorëve në Durrës vështirëson bashkëjetesën në komunitet

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
6 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pallate në qytetin e Durrësit | Foto : Gëzim Kabashi

Megjithëse se ligji për bashkëjetesën në komunitet ka hyrë në fuqi prej një dekade, shumica e pallateve të Durrësit nuk kanë arritur ta zgjidhin mungesën e punonjësit të shërbimit.

Pallate në qytetin e Durrësit | Foto : Gëzim Kabashi

Në një nga pallatet pranë shëtitores bregdetare në Durrës këto ditë u shënua rasti i katërt i një familjeje që preket nga COVID-19, por banorët nuk u alarmuan si para disa muajsh.

“Tani për gjithçka kujdeset administratori i pallatit,” thotë për BIRN, Robert Garo, i cili bën pjesë në kryesinë e hyrjes me 80 familje.

Të gjitha katet janë dezinfektuar më shumë se 15 herë, ndërsa në hyrje-daljet e pallatit dhe përdorimin e ashensorëve është vendosur detyrimi i maskës për të gjithë,” shton Berti.

Kjo konsiderohet një banesë fatlume, ku ndjehet edhe harmonia mes banorëve, të cilëve u mjafton të paguajnë një kuotë mujore për të përballuar bashkë me pagesën e administratorit edhe restaurimet e nevojshme në mjediset e përbashkëta.

Shumica e pallateve të Durrësit nuk kanë arritur ta zgjidhin mungesën e punonjësit të shërbimit.

Madje, në jo pak raste mes banorëve janë krijuar edhe konflikte, kryesisht lidhur me pagesat mujore që shërbejnë për mbarëvajtjen e bashkëjetesës.

Ligji për bashkëjetesën në komunitet i përket vitit 2009, por deri tani ai thuajse nuk i ka shërbyer zgjidhjes së problematikave të shumta në pallatet e banimit.

Në fillim banorët u përpoqën të krijojnë asambletë dhe të regjistrohen në gjykatë, siç e kërkonte ligji, por edhe kur u publikuan aktet nënligjore situate nuk u përmirësua.

Bashkia e Durrësit nuk ka arritur të krijojë qoftë edhe një ekip njerëzish të specializuar, që do të shërbenin për njohjen e situatës në rajonet e qytetit apo si administratorë në pallatet me një numër të madh banorësh.

Në institucionin e pushtetit lokal janë regjistruar vetëm tre firma për mirëmbajtjen e pallateve, dhe së bashku me dy personat fizikë të liçensuar për të njejtin qëllim e çojnë në pesë numrin e firmave dhe personave të liçensuar për një qytet me qindra pallate nga 5 kate deri 25 kate.

Pra, vetëm pesë firma dhe individë të liçensuar në një qytet me 300 mijë banorë.

Nevoja e administratorëve në banesat shumëkatëshe të Durrësit u bë e domosdoshme, kur tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar, dëmtoi rëndë mjaft pallate që u braktisën për disa javë radhazi.

Nestor Kërtusha, i cili banon në qendër të qytetit thotë se të gjitha punimet në mjediset e përbashkëta, si dhe në vetë apartamentet e dëmtuara po kryhen nën kujdesin e administratorit.

“Kaq shumë ustallarë nuk kanë hyrë e kanë dalë në pallat, që kur i blemë apartamentet 8-9 vjet më parë,” tregon Nestori, i cili ndjehet i kënaqur me praninë dhe me punën e administratorit.

“Tani që kam 12 vjet si administrator, unë e ndjej veten banor të pallatit ku punoj,” thotë për BIRN Hasani, i cili njeh çdo detaj të banesës ku shërben dhe ku çdo ditë hyjnë e dalin mbi 250 vetë. Ditët e fundit, bashkë me dy specialistë Hasani ka pastruar depozitat e ujit, që janë instaluar si në themele ashtu edhe në tarracën e pallatit.

Janë një sërë problematikash të njerëzve dhe të pajisjeve që një administrator i mirë duhet të njohë dhe të zgjidhë.

Në Qendrën e Formimit Profesional të qytetit po mendojnë seriozisht prej disa muajsh për krijimin e një dege ku përgatiten administratorë. Ali Shapalaku, instruktor në këtë Qendër thotë se kanë paraqitur një  program, me elementet e kurrikulës përkatëse.

“Ne synojmë krijimin e një figure profesionale, e cila të shërbejë në pallatet e shumtë të Durrësit-thotë Shapalaku. Por instruktori I Qendrës shprehet se deri tani nuk kanë patur një përgjigje positive nga dikasteri dhe bashkia, lidhur me njohjen zyrtare  të programit që do ti hapte rrugë krijimit të specialistëve që do të zgjidhnin shqetësimet e banorëve në pallatet e qytetit bregdetar.

Sipas Shapalakut, tërmeti dhe pandemia e bëjnë tepër të nevojshëm vendosjen e standarteve profesionale për njerëzit që marrin përsipër mirëmbajtjen e mjediseve dhe marrëdhënien mes banorëve. Pa harruar se mjaft pallate në Durrës janë ende të pahipotekuar.

Zgjidhja e bashkëjetesës së banorëve në komunitet bëhet më e vështirë sa më shumë i drejtohesh perferisë së qytetit bregdetar.

Sofron Osmanllari jeton në një pallatet që janë ndërtuar në zonën e Shkëmbit të Kavajës dhe që banohen kryesisht në stinën e verës.

“Vitin e kaluar rrëshqitjet e kodrës dëmtuan katet e para dhe tashmë rreziku ndjehet për 4-5 pallate,” thotë Sofroni, i cili është ankuar edhe në bashki.

“Askush nuk është përgjigjur deri tani dhe unë nuk e di se si do të dalim nga dimri që sapo ka filluar ,” shprehet Sofroni, që duhet të jetë njëkohësisht banor i pallatit dhe administrator i tij.

 

Etiketa: BanorëbashkiBashkiaBashkia e DurrësitBIRNCOVIDCOVID-19DurrësFamiljekomunitetMjaftPallatpallatepandemiaParaPunëSH
Tjetri
Takimi me ish-gjeneralin hedh dritë mbi opsionet e presidentit Vuçiç

Zgjedhjet presidenciale në Amerikë ndajnë Europën Qendrore

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.