AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Kriza e kromit, dhjetra minatorë në Bulqizë të papaguar prej muajsh bojkotojnë punën

Sami CurringaSami Curri
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Stoqet e kromit në qytetin e Bulqizës. Foto ilustruese: Vladimir Karaj/ Arkiv

Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës denoncoi të martën gjendjen në galeritë e kromit në Bulqizë e Batër, ndërsa tha se dhjetra minatorë kishin bojkotuar punën pasi kishin muaj pa u paguar.

Stoqet e kromit në qytetin e Bulqizës. Foto ilustruese: Vladimir Karaj/ Arkiv

Dhjetra punëtorë në disa kompani minerare në Bulqizë, kanë bojkotuar punën në galeri që prej ditës së hënë. Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës bëri me dije, pa përmendur emrat e kompanive, se minatorët e një pjesë të madhe të shfrytëzuesve të kromit në zonën D dhe në zonën e Batrës, kishin muaj që nuk paguheshin.

“Në një pjesë të madhe të minierave të Zonës D në Bulqizë, po ashtu edhe në disa miniera të Batrës, minatorët nuk paguhen prej muajsh. Pronarët justifikohen me rënien e çmimit të kromit, ndërkohë që punëtorët vazhdojnë të punojnë, kromi vazhdon të dalë prej nëntokës, të transportohet drejt Portit të Durrësit dhe të paguhen taksa për të. Të vetmit që nuk kanë marrë asgjë prej muajsh, edhe pse kanë derdhur djersë e gjak, janë minatorët!”, thuhet në reagimin e SMBB-së.

Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës denoncoi mos reagimin e qeverisë për situatën e krijuar.

“E vetmja gjë që kanë marrë minatorët, kanë qenë premtimet e llojit “pagat do dalin më datë 15”. Kur data shkon 15, atëherë “do dalin në datën 1”. Por pagat vazhdojnë të mos dalin prej muajsh në asnjërën prej datave, prandaj punëtorët sot e kanë bojkotuar sërish punën, si në çdo fillim muaji.”, thuhet në reagimin SMBB.

Kriza në sektorin e kromit, siç gjeti BIRN në një shkrim të gushtit të këtij viti, e lidhur me rënien e çmimit të mineralit në bursë dhe me mbetjen e tij stok në Bulqizë. Një zyrtarë i Inspektoriatit të Punës i tha BIRN në atë kohë se rreth 30 kompani minerare kishin probleme me pagat, por problemi duket se është thelluar në vijim.

Një situatë e ngjashme është krijuar prej muajsh për naftëtarët në Ballsh. Prej 20 ditësh 10 punonjëse të rafinerisë janë në grevë urie, pasi kërkojnë paga të prapambetura dhe rifillimin e punës. Qeveria ka refuzuar të negociojë deri sa ato të lënë grevën e urisë.

Një minatorë i një prej kompanive që nuk ka paguar prej muajsh i tha BIRN duke kërkuar të ishte anonim se nuk kishin më asnjë shpresë. “Këtu që prej fillimit të vitit na është nxi jeta për me marrë lekët e punës e djersës tonë. Një herë e nisën me vonesa e pastaj nuk na i dhanë hiç. Disa të ri e lanë punën që nga qershori e korriku, një pjesë e vazhdum me idenë hëëë se do i marrim e hë se do iki kriza. Por këtu mo shok ka marrë fund”, tha ai.

Ai tha se ishte pjesë e minatorëve që nuk kishin shkuar në punë që prej nëntorit. “Për ne mor shok, më keq nuk ka. Ta dish këtë gjë. Ne jemi me lista (borxhesh) deri në fyt”, tha ai, ndërsa shtoi se tashmë kishin lista edhe në farmaci për ilaçe.

Minatori tha se asnjë nga institucionet shtetërore nuk ishte interesuar. “Sa për shtet, se dimë se ka ka humb”, tha ai.

BIRN mësoi se një ndër kompanitë me probleme ishte “ALB-MI”. Administratori i saj në një bisedë telefonike pranoi problemin, por tha se do të shlyente detyrimet ndaj minatorëve në datën 10 nëntor.

Një përfaqësues i kompanisë Neku shpk, e cila po ashtu u mësua të kishte probleme, refuzoi të fliste. Disa kompani të tjera me numër më të vogël punëtorësh nuk ishin të arritshme.

Një përfaqësues i një kompanie tjetër, për të cilën BIRN mësoi se kishte pasur probleme të ngjashme, tha se kompania i kishte paguar punëtorët dhe nuk kishte probleme. Personi që u prezantua në numrin e telefonit të vendosur në Qendrën Kombëtare të Biznesit, si Xhaferr Kunxhi, tha se kriza ishte në të gjithë sektorin. “Vetëm ne kemi 30 mijë ton krom stok”, tha ai, ndërsa shtoi se shumica e kompanive kishin vetëm rojet në punë dhe se puna ishte ndaluar në shumicën e kompanive të zonës.

Në fillim të muajit shtator disa kompani me afro 100 të punësuar ndërprenë aktivitetin. Sipas Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, AKBN, gjatë vitit 2018, në galeritë e kromit punonin 3170 punonjës, ose rreth 1 në çdo 10 banorë të Bulqizës sipas censusit të vitit 2011. Kjo është pjesa dërrmuese e krahut të punës në qytet.

Minierat janë një nga vendet më të rrezikshme të punës në Shqipëri dhe çdo vit ka aksidente të rënda me humbje jete. Një javë më parë, një inxhinier dhe dy punëtorë humbën jetën në galeritë e Selishtës në Dibër.

Etiketa: aksidenteBallshBIRNBulqizëGaleriKrizaKromMinatorMinieraNaftëtarëtPagatPunaPunëPunëtorPunëtorëQendrën Kombëtare të BiznesitQeveriaSHshqipShqipërishtatorsindikatataksa
Tjetri
Katër zgjedhjet më të kontestuara amerikane

Katër zgjedhjet më të kontestuara amerikane

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.