Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Blog

Live Blog: Zgjedhjet presidenciale në SHBA

BIRNNgaBIRN
11:59 | 03/11/2020
Në Blog, Në Fokus
Kohe leximi: 28 minuta
A A
0
Share on FacebookShare on Twitter

Amerikanët i drejtohen kutive të votimit të martën për të zgjedhur presidentin e SHBA-së. Ndiqni nëpërmjet blogut të përditësuar të Reporter.al lajmet e fundit për garën elektorale midis Donald Trump dhe Joe Biden.

Republikanët mobilizojnë 60 milionë dollarë për betejat ligjore

16:10 Komiteti Kombëtar i Partisë Republikane po punon për të grumbulluar 60 milionë dollarë me urgjencë për të financuar sfidat ligjore në lidhje me zgjedhjet presidenciale, bën të ditur Reuters duke cituar burime konfidenciale nga kjo parti.

Fushata e Trump ka dorëzuar padi në shumë shtete në lidhje me zgjedhjet e së martës ndërsa kandidati demokrat Joe Biden i është afruar fitores me avantazhe të ngushta në disa shtete fushëbetejë.

Përmasat e shumës së kërkuar për beteja ligjore janë sugjeruese për përmasat e betejave ligjore të pritshme.

Keqinformimi në gjuhën spanjolle dëmtoi demokratët, thotë Reuters

15: 57 – Ndërsa kompanitë e medias sociale ndërhynë fort në redaktimin e postimeve që mund të përmbanin të pavërteta apo keqinformime rreth zgjedhjeve, postimet në gjuhën spanjolle që shënjestruan spanjishtfolësit në SHBA ishin të shumta, raporton Reuters duke cituar ekspertë mbi dizinformimin në gjuhën spanjolle. Postimet në fjalë vunë në pikëpyetje besueshmërinë e votimit me postë ndërsa në mënyrë të pavërtetë e përshkruan kandidatin demokrat për president Joe Biden si socialist.

Postime të tjera nxitën teoritë e komplotit të njohur si QAnon në spanjisht, përfshirë pretendimet se Presidenti Donald Trump po lufton “shtetin e thellë”, trafikantët e qenieve njerëzore si dhe që përshkruanin Biden si “predador seksual” apo “pedofil.”

Reuters vëren gjithashtu se shumë nga postimet e kësaj natyre në Facebook, Twiter and Alphabet vijojnë të jenë online ndryshe nga postime të ngjashme në anglisht, të cilat etiketohen si të pavërteta apo fshihen. [Linku në anglisht te Reuters]

13:26 – Xhorxhia dhe Pensilvania janë dy nga shtetet ku gara është ende e ngushtë për të projektuar një fitues. Të dy shtetet mund të shkojnë drejt rinumërimit të votave, po si funksionon ai? Në Xhorxhia nuk mund të ketë rinumërim automatik të votave. Rinumërimin mund ta kërkojë një kandidat, pas certifikimit të rezultatit.

Por ja si funksionon procesi:

1-Kontetë duhet të certifikojnë rezultatin e tyre deri më 13 Nëntor.

2-Më pas, shteti bën një “audit të kufizimit të rriskut”.

3-Shteti duhet të certifikojë rezultatin deri më 20 Nëntor.

4-Kushdo që del në vend të dytë –Trump ose Biden –mund të kërkojë rinumërimin, por vetëm nëse rezultati është me diferencë deri në 0.5% .

Në Pensilvani mund të ketë rinumërim automatik të votave, nëse diferenca mes kandidatëve është në masën 0.5% ose më pak.

Kujtesë: Në historinë e Shteteve të Bashkuara është shumë e rrallë që rinumërimi të ndryshojë rezultatin. Mund të ketë dhjetra ose disa qindra vota që ndryshojnë, por ideja se janë me mijëra vota për të përmbysur rezultatin nuk ka gjasa të ndodhë.

10:37 – Kjo është harta elektorale në zgjedhjet presidenciale ndërsa sfidanti demokrat Joe Biden i afrohet 270 votave elektorale të nevojshme për tu zgjedhur presidenti i 46-të i SHBA-së.

10:30 – Rezultatet e fundit nga zgjedhjet presidenciale në SHBA: Joe Biden vazhdon të udhëheqë në shtetet kyçe që do i siguronin mjaftueshëm vota elektorale për tu zgjedhur president. Në Pennsylvania ai ka një avantazh prej +28,883 votash me 98 % të votave të numëruara, në Nevada ka një avantazh pre +22657 votash me 93 % të votave të numëruara, në Arziona Biden udhëheq me +29,861 vota me 97 % të votave të numëruara, ndërsa në Georgia ai ka +7842 vota me 98 % të votave të numëruara.

E shtunë 7 nëntor, 2020

17: 07 –Ivanka Trump nuk tregon shenja tërheqjeje, pavarësisht raportimeve se ajo mund të ishte personi që do t’i arsyetonte të atit se po bëhej e qartë që Joe Biden ishte drejt fitimit të zgjedhjeve. “Çdo votë e hedhur ligjërisht duhet të numërohet. Çdo votë e hedhur në mënyrë të paligjshme, nuk duhet të numërohet. Kjo nuk duhet të jetë e diskutueshme,” shkrujti Ivanka Trump në Twitter, duke përforcuar qëndrimin e babait të saj.

Every legally cast vote should be counted. Every illegally cast vote should not. This should not be controversial.

This is not a partisan statement — free and fair elections are the foundation of our democracy. 🇺🇸

— Ivanka Trump (@IvankaTrump) November 6, 2020

 

16: 54 –Sekretari i Shtetit të Xhorxhias, Brad Raffensperger konfirmoi votat në këtë shtet do t’i nënshtrohen rinumërimit. “Do të ketë rinumërim në Xhorxhia,” tha Raffensperger në Atlanta, ndërsa premtoi transparencën e procesit. Për shkak të diferencës së vogël në vota, rinumërimi në Xhorxhia ishte i pritshëm. Aktualisht, Joe Biden është në avantazh me vetëm 1579 vota ndaj Donald Trump.

 

16:07– Pas përmbysjes së rezultatit në Pensilvani, mbështetësit demokratë kanë dalë në rrugë duke festuar. Biden kryeson me 6737 vota në shtetin kyç të Pensilvanisë -e cila ka 20 vota elektorale.

West Philly reacts to Biden’s lead in Pennsylvania by dancing in the street, of course pic.twitter.com/WBuipfLydN

— Ellie Rushing (@EllieRushing) November 6, 2020

Biden kalon në avantazh në Pensilvani

15: 01 –Shifrat e fundit nga Pensilvania e vendosën kandidatin demokrat, Joe Biden në një avantazh të lehtë me 5587 vota. Pensilvania është një shtet përcaktues në garën mes Donald Trump dhe Joe Biden, fitorja e së cilës mund ta çojë këtë të fundit drejt e në Shtëpinë e Bardhë. Në Pensilvani kanë mbetur edhe rreth 150 mijë vota për t’u numëruar.

Sytë e amerikanëve kthehen nga Pensilvania

13:46 – Me 95% të votave të numëruara, shteti i Pensilvanisë është kthyer në qendër të vëmendjes të premten më 6 nëntor. Joseph R. Biden Jr. Kapërceu Trump në Xhorxhia mëngjesin e së premtes me një rezultat shumë të ngushtë, por janë zgjedhjet në Pensilvania, ku dalin 20 delegatë, ato që mund të çojnë Biden përtej kuotës së nevojshme prej 270 delegatësh për ta bërë atë president.

Aktualisht Trump udhëheq në Pensilvania me 18 mijë vota por disa dhjetëramijëra vota janë ende në pritje për t’u numëruar dhe i përkasin zonave tradicionalisht demokratike.

Rreth 54 mijë vota janë në Filadelfia, qyteti historik i SHBA-së. Rezultate të mëtejshme pritet të publikohen gjatë ditës së sotme, pasdreke vonë me orën shqiptare.

Punonjësit e numërimit ndaluan procesin shkurtimisht të enjten për shkak të padive të ngritura. Procesi rinisi kur më vonë kur paditë u rrëzuan.

11:20 – Pas përmbysjes së rezultatit në shtetin kyç të Xhorxhias, këngëtari John Legend –një kritik i presidentit Trump, ka reaguar kështu:

Georgia on my mind pic.twitter.com/QKvOjA2LL0

— John Legend (@johnlegend) November 6, 2020

 

 

#LajmiiFundit

Joe Biden kapërcen Trump në shtetin kyç të Xhorxhias

11:07 – Votat e numëruara gjatë ditës së fundit sollën përmbysjen e rezultatit në shtetin kyç të Xhorxhias në zgjedhjet presidenciale amerikane. Aktualisht Biden ka 917 vota më shumë sesa presidenti aktual Donald Trump me 98% të votave të numëruara. Rezultati vijon të jetë jashtëzakonisht shumë i ngushtë, por tendenca gjatë ditëve të fundit ka qenë reduktim i vazhdueshëm i avantazhit të Trump në këtë shtet që dërgon 16 delegatë në kolegjin zgjedhor. E premte, 6 nëntor 2020

19:35– Avantazhi i presidentit Trump në shtetin e Xhorxhia ka zbritur në 13,540 vota, ndërsa Sekretari I Shtetit deklaroi se mbeten edhe rreth 50 mijë vota për t’u numëruar.

18: 20 – Një gjyqtar në Xhorxhia rrëzoi padinë e fushatës së Trump për votat përmes postës në këtë shtet. Ekipi për rizgjedhjen e Presidentit u përpoq të argumentonte se administrate zgjedhore po përpiqej të numëronte vota të pavlefshme në Xhorxhia. Kur iu kërkuan prova për pretendimet, fushata e Trump nuk arriti t’i dorëzonte ato. Fushata e Trump ka ndërmarrë një sërë betejash ligjore në shtetet e lëkundura, por deri më tani, paditë nuk duket se kanë meritë.

18: 12 – Ekipi i Trump mbajti një konferencë në Florida, duke ngritur akuza të pabazuara për mashtrim në shtetin ku Biden kryeson me një diferencë të vogël. Kur reporti i MSNBC i kërkoi këshilltarit Ric Grennell të tregonte provat, ai u largua pa thënë asgjë.

Ric Grennell ran away from an MSNBC reporter when asked to provide any evidence at all of the fraud accusations he just levied

(Featuring a person in the background screaming FOX NEWS SUCKS) pic.twitter.com/8e5aKAfO4P

— Lis Power (@LisPower1) November 5, 2020

 

15:36 –Presidenti Donald Trump bëri një reagim të fundit në stilin e tij në Twitter: “Ndaloni numërimin”! Reagimi vjen pasi zyrtarët elektoralë shprehën vendosmërinë për të numëruar çdo votë të vlefshme të qytetarëve amerikanë.

STOP THE COUNT!

— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) November 5, 2020

 

15:31 –Ndonëse pritet që kandidati demokrat, Joe Biden të mbledhë së shpejti 270 votat e domosdoshme elektorale, kjo nuk do t’i japë fund procesit zgjedhor në Shtetet e Bashkuara. Më poshtë lexoni një listë me betejat ligjore të mbledhura së bashku nga agjencia Reuters.

Lufta e numërimit të votave në Miçigan

Fushata e Trump tha të mërkurën se kishte ngritur padi në Miçigan për të ndaluar zyrtarët që të numëronin votat. Padia e dorëzuar në Gjykatën e Ankesave në Miçigan kërkon ndalimin e numërimit derisa të caktohet një inspektor për çdo bord numërimi të votave të dorëzuara me postë. Stafi i Trump kërkoi gjithashtu që të rishikonte votat e hapura dhe të numëruara pa praninë e një inspektori.

Beteja gjyqësore në Pensilvani

Republikanët paditën të martën zyrtarët zgjedhorë të kontesë Montgomery në kufi me Filadelfian, duke i akuzuar ata për numërim ilegal të votave me postë para kohe si dhe dhënien e mundësisë për rivotim të atyre që kishin dorëzuar vota me defekte. Gjatë një dëgjese të mërkurën, gjyqtari Timothy Savage në Filadelfia u shfaq skeptik ndaj këtyre akuzave si dhe ndaj pretendimeve se integriteti i zgjedhjeve mund të cënohej.

Në një padi të dytë, fushata e Trump kërkoi ndalimin e numërimit në Pensilvani me pretendimin se Republikanëve u ishte ndaluar në mënyrë të paligjshme aksesi për të vëzhguar procesin.

Ndërkohë, Republikanët në Pensilvani i kanë kërkuar Gjykatës Supreme që të rishikojë një vendim të gjykatës më të lartë të shtetit që lejoi numërimin e votave të postuara ditën e zgjedhjeve dhe që mund të mbërrinin deri me 6 Nëntor. Të mërkurën, fushata e Trump dorëzoi një mocion për të ndërhyrë në çështje.

Procesi gjyqësor i Shërbimit Postar

Një gjyqtar tha të mërkurën se drejtuesi i postës, Lois DeJoy duhet t’u përgjigjet pyetjeve se pse Shërbimi Postar i Shteteve të Bashkuara dështoi që të zbatonte një urdhër gjykate për spastrimin e votave të padorëzuara në një duzinë shtetesh përpara skadimit të afatit të martën pasdite. Gjyqtari Emmet Sullivan është gjithashtu duke shqyrtuar një padi të bërë nga Vote Forward, NAACP [Shoqatës Kombëtare për Avancimin e Njerëzve me Ngjyrë] dhe komunitetit hispanik, të cilët i kanë kërkuar shërbimit postar që t’i dorëzojë votat në kohë për t’u numëruar.

Konflikti i votave në Xhorxhia

Fushata e Trump dorëzoi një padi të mërkurën në mbrëmje në gjykatën e kontesë Chatham në Xhorxhia. Ndryshe nga aksioni në Pensilvani dhe Miçigan, padia nuk i kërkon gjyqtarit që të ndalojë numërimin e votave. Ekipi i Trump pretendoi se kishte informacione që votat e mbërritura me vonesë ishin ngatërruar me votat e vlefshme dhe i kërkoi gjyqtarit që të ndërhynte me një urdhër për të siguruar që votat e vonuara të ndaheshin, në mënyrë që ato të mos numërohen. Pas këtij njoftimi, një konferencë do të mbahet në Nevada nga zyrtarët republikanë dhe avokatët, nga ku pritet që edhe Nevada t’i shtohet shpejt kësaj liste.

 

14:09- Nëpërmjet një deklarate në Twitter, kandidati demokrat Joe Biden theksoi të enjten se çdo votë në zgjedhjet presidenciale të së martës duhet të numërohet.

Every vote must be counted. pic.twitter.com/kWLGRfeePK

— Joe Biden (@JoeBiden) November 5, 2020

14:06 – Tregjet ndërkombëtare të aksioneve kanë shënuar rritje edhe pse SHBA po pret akoma rezultatin e zgjedhjeve presidenciale. Pritet që indeksi S&P 500 të hapet të enjten me një rritje 2%, ndërkohë indeksi Stoxx Europe 600 u rrit me 1% të enjten.  Në gjermani indeksi Dax u rrit gjithashtu me 1.7% dhe ai CAC në Francë fitoi 1.1%.

10:32 – Biden ka ngushtuar diferencën e votave me Trump në shtetin jugor të Georgia-s ku numërimi vazhdon. Presidenti Trump e pa avantazhin e tij të mërkurën të ngushtohej nga + 100 mijë vota në 24 mijë vota, ose 0.5 % të elektoratit.

10:25 – Avantazhi i Joe Biden ngushtohet në Arizona. Të dhënat të mëngjesit të së enjtes tregojnë që Biden ka një avantazh prej gati 69 mijë votash në Arizona, pasi Trump e ngushtoi distancën me 11 mijë vota nga përditësimi i fundit në qarkun Maricopa. Në Arizona, Nevada, Pennsylvania, Georgia dhe North Carolina numërimi i votave nga zgjedhjet e së martës vazhdon, ndërsa Biden udhëheq Trump me 253 vota elektorale kundrej 214 tw presidentit republikan në detyrë. Për të fituar garën presidenciale nevojiten 270 vota elektorale.

E enjte, 5 nëntor 2020

22:30 – Sipas CNN Joe Biden ka fituar shtetin e Michigan duke e çuar totalin e tij të votave në Kolegjin Elektoral në 253. Sipas totalit të votave të numuruara, Biden ka një avatazh prej 60 mijë votash në Michigan.


Click the map to create your own at 270toWin.com

 

20:32 -Sipas Associated Press, Joe Biden është fitues në Uiskonsin; shteti i dytë pas Arizonës që kaloi nga Republikanët tek Demokratët. Uskinsin ka 10 vota elektrorale dhe shkurton rrugën e Biden për në Shtëpinë e Bardhë. Megjithatë, drejtuesit e fushatës së Trump lajmëruan më parë se do të kërkonin “menjëherë” rinumërimin e votave në shtetin e Uiskonsin.

BREAKING: Joe Biden wins Wisconsin. #APracecall at 1:16 p.m. CST. #Election2020 https://t.co/lGfinjTqT4

— AP Politics (@AP_Politics) November 4, 2020

 

Shteti i vogël i Mejn i kalon Biden

18:03 – Media kryesore amerikane shënjoi shtetin e vogël të Mejnit në veri si zonë të fituar nga Joe Biden, duke rritur numrin e delegatëve të kandidatit demokrat në 227. Me më shumë se 77% të votave të numëruara, Biden dominon garën në këtë shtet me rezultatin 54/43%. Mejn ka 1.3 milionë banorë dhe 91 mijë kilometra katrorë dhe është një nga shtetet më të vogla të federatës. Mejn dërgon 4 delegatë në kolegjin që zgjedh presidentin e ardshëm. Aktualisht gara mbetet e ngushtë në pesë shtete, ku rezultati mund të ndryshojë. Biden kryeson në Arizona, Nju Meksiko, Uiskonsin dhe Miçigan, shtete që sëbashku kanë 43 vota, të cilat, nëse i fiton Biden, i japin atij në total 270 vota, pra fitoren në zgjedhjet presidenciale. Trump kryeson garën në Xhorxhia, Karolinën e Veriut dhe Pensilvanian, të cilat sëbashku me shtetet që ka fituar tashmë i japin atij 267 vota. Kjo do të thotë që Trump ka nevojë të përmbysë rezultatin e ngushtë në një nga shtetet e kryesuara nga Biden.

Rrugët e fitores së zgjedhjeve presidenciale amerikane

02:56 – Gjashtë shtete vijojnë të jenë pa rezultat të qartë ndërsa votat vijojnë të numërohen: Xhorxhia, Miçigani, Nevada, Karolina e Veriut, Pensilvania dhe Uiskonsin. Biden ka nevojë të fitojë tre prej këtyre shteteve për të kapërcyer kuotën e 270 delegatëve ndërsa Trump ka nevojë të fitojë së paku katër prej tyre. Rezultati pritet të përcaktohet te pak milionë vota të hedhura në distacë, të njohura si “votë në mungesë” të cilat janë të parat që hidhen dhe të fundit që numërohen.

Aktualisht, (mesdita e së mërkurës) Biden ka avantazh të ngushtë në Nevada dhe Uiskonsin. Trump ka avantazh në Xhorxhia, Karolinën e Veriut, Pensilvani dhe Miçigan por ka ende dhjetëramijëra vota që pritet të numërohen në një numër zonash që janë tradicionalisht demokrate.

Pensilvania është rruga më e shkurtër e Trump për fitore. Ky është një shtet që e mbështeti atë më 2016. Nëse fiton Pensilvanian, atij do t’i nevojitet fitore edhe në tri shtete të tjera për të arritur kuotën e 270 delegatëve. Nëse humbet Pensilvanian, do të duhet të fitojë të pesta shtetet e tjera.

Rezultati paraprak i jep Trump 55% në krahasim me 43 të Biden me 75% të votave të numëruara por qytetet më të mëdha dhe tradicionalisht demokrate, Filadelsia dhe Pitsburgu kanë numrin më të madh të votve të mbetura për t’u numëruar, gjë që e mban garën të hapur.

Rezultati në Pensilvani pritet ndërkohë të vonojë për shkak se gjykatat e shtetit kanë urdhëruar zyrtarët të numërojnë votat e dërguara me postë të hedhura deri ditën e martë, me kushtin që posta t’i dorëzojë ato para së premtes.

Rruga më e shkurtër e fitores për Biden kalon përmes Nevadës dhe Uiskonsinit, ku ai ka një avantazh momenta të vockël. Nëse Biden i fiton këto shtete, i nevojitet edhe një nga shtetet e tjera për të fituar.

Rezultati në Nevada pritet të vonohet për shkak se zyrtarët e shtetit kanë njoftuar pushim në numërim deri të enjten në mëngjes.

14:31 -Momentalisht në 4 shtete, procesi i numërimit po shkon drejt fundit me 10% ose më pak vota të mbetura: Wisconsin, Georgia, North Carolina dhe Michigan. Nga këto, Trump mban një kryesim të mirë në Georgia dhe North Carolina. Gara në Wisconsin dhe Michigan është mjaft më e ngushtë. Trumpi kryeson Michiganin me vetëm 13,057 vota, ndërsa mbeten për t’u numëruar edhe 540 mijë të tjera. Biden kryeson në Wisconsin me vetëm 20,748 vota, ndërsa mbeten për t’u numëruar edhe 173 mijë vota. Nevada, Pennsylvania dhe Alaska janë gjithashtu të papërcaktuara, por shpallja e një fituesi pritet të marrë më tepër kohë.

14: 19– John Bolton, ish-këshilltari i Trump për Sigurinë Kombëtare i konsideroi komentet e Presidentit mëngjesin e së mërkurës si të papërgjegjshme në një bisedë me Sky News. “Mendoj se komentet e para disa orëve të Presidentit se ai ishte duke fituar, se kishte fituar, por tashmë po i vidheshin zgjedhjet janë disa prej komenteve më të papërgjegjshme që një President i Shteteve të Bashkuara ka bërë ndonjëherë. Ne nuk e dimë se cili do të jetë përfundimi. Është plotësisht e mundur që Trump të fitojë, por ai hodhi dyshime mbi të gjithë procesin zgjedhor, qartësisht për avantazhin e vet personal. Kjo është e turpshme,” tha Bolton.

Former National Security Adviser to President Trump, John Bolton says Donald Trump’s comments that he had won the election whilst votes were still being counted were ‘the most irresponsible comments a president has ever made’ and adds “it’s a disgrace”.https://t.co/GqGdzZd9Eb pic.twitter.com/Ogf1PVYCPA

— SkyNews (@SkyNews) November 4, 2020

Faqet e basteve rikthejnë Biden si favorit

12:50 – Ndërsa votat po numërohen në garën e ngushtë presidenciale amerikane, kompanitë e basteve online rikthyen kandidatin Joe Biden të demokratëve si favorit për fitore në mesditën e të enjtes pasi kishin mbajtur Trump për favorit gjatë natës.

Ndryshimi ndodhi pasi Biden kapërceu Trump në shtetin fushëbetejë të Uiskonsinit, ku deri tani janë numëruar 89% e votave dhe Biden ka një avantazh minimal prej 0.3%.

Kompania Smarkets me bazë në Britani i ka dhënë Biden 58% mundësi ndërsa Predictlt me bazë në Zelandën e Re i jep Biden 63% shans. Smarkets i pati dhënë Trump deri në 80% shanse gjatë natës.

Donald Trump arriti të fitojë shumicën e garave të diskutueshme në zgjedhjet presidenciale por gara mbetet ende e hapur me shumë vota të panumëruara në disa shtete me rezultat të ngushtë.

11:40 –  Ekipi i Joe Biden  e përshkroi si “shokuese” deklaratën e Presidentit Trump se duhej ndaluar numërimi i votave në disa shtete kryesore të lëkundura përpara rezultateve përfundimtare.

“Është një përpjekje e qartë për t’i hequr të drejtat demokratike të qytetarëve amerikanë,” tha Jennifer O’Malley Dillon, menaxherja e fushatës së z. Biden, në një deklaratë. Ajo shtoi se komentet e presidentit ishin “të pashembullta” sepse asnjëherë më parë një presindent nuk ka kërkuar t’i mohonte votën amerikanëve në  zgjedhje.

11:05 – Harta elektorale e SHBA-së, ndërsa vazhdon numurimi i votave dhe nuk është shpallur akoma fituesi në Arizona, Michigan, Pennsylvania, Georgia dhe North Carolina. Biden udhëheq me 227 vota elektorale kundrej 214 të Trump.


Click the map to create your own at 270toWin.com

 

11:15- Kandidati demokrat, Joe Biden shënoi një epërsi të lehtë në Wisconsin –një nga shtetet e lëkundura që pritet të përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve presidenciale. Shteti i Wisconsin ka 10 vota elektorale. Biden ka mbledhur deri më tani 49.38% të votave, kundrejt 49.14% të votave për presidentin Trump.

 08:38 – Rezultatet e zgjedhjeve në SHBA dëshmojnë për një garë të ngushtë, e cila pritet të vendoset nga shetet e lëkundura midis dy kandidatëve si Georgia, Wisconsin, Michigan, Nevada, Arizona dhe Pennsylvania. Votat vazhdojnë të numurohen por deri të mërkurën në mëngjes Biden ka 220 vota elektorale dhe Trump 213. Për të të fituar presidencën nevojiten 271 vota elektorale.

Shtetet e fituara nga Trump: Florida, South Carolina, Alabama, Tennessee, Kentucky, West Virginia, Indiana,  Ohio, Iowa, Missouri, Kansas, Oklahoma, Louisiana, Nebraska, South Dakota, North Dakota, Wyoming, Montana, Idaho, Utah, Texas.

Shtetet e fituara nga Biden: New York, Virginia, New Jersey, Delaware, New Hampshire, Vermont, Massachusetts, Connecticut, Maryland, Illinois, Minnesota, California, Washington, Oregon.

E mërkurë, 4 nëntor 2020

Trump fiton Kentakin

02:40 – Ndërsa janë numëruar 61% të votave, presidenti aktual Donald Trump parashikohet si fitues i zgjedhjeve në shtetin e Kentakit, me një rezultat të thellë 60% me 38%. Kentaki është një zonë tradicionale republikane. Trump fitoi në këtë shtet 8 delegatë nga 270 që nevojiten. Kentaki ka afro 4.5 milionë banorë në një territor prej 105 mijë kilometrash katrore.

Teksasi mund të bëhet blu pas shumë kohësh

02:34 – Kandidati demokrat Joe Biden është në avantazh në shtetin e Teksasit 52/47 ndërsa janë numëruar 37% të votave. Teksasi prodhon 38 vota zgjedhore nga 270 të tilla që nevojiten dhe nëse rezultati ruhet, kjo do të jetë hera e parë në shumë kohë që ky shtet voton një kandidat demokrat për president. Trump fitoi Teksasin me rezultat të thellë kundër Hillary Clinton më 2016 ndërsa republikani Mitt Romney fitoi kundër Obamës më 2012.

Teksasi është shteti i dytë më i madh për nga territori dhe popullsia në SHBA me 29 milionë banorë dhe gati 700 mijë kilometra katrorë.

Gara për votën popullore me rezultat jashtëzakonisht të ngushtë

02:04 – Rreth 16 milionë vota janë numëruar deri në këto çaste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në zgjedhjet presidenciale. Rezultati i deritanishëm është pothuajse i barabartë me 8 milionë vota të fituara nga presidenti aktual Donald Trump dhe po kaq nga konkurrenti i tij Joe Biden. Megjithatë The New York Times vlerëson se Trump ka gjasa do të fitojë Floridan, një nga shtetet kyçe për përcaktimin e presidentit të ardhshëm, ku rezultati është i ngushtë.

Biden parashikohet fitues i Vermontit

01:49 – Megjithëse deri tani në shtetin e vogël të Vermontit në veri janë numëruar vetëm 5% të votave, media amerikane vlerëson se Biden është fitues në këtë garë që jep 3 vota në kolegjin zgjedhor. Vermonti u fitua nga demokratët zgjedhjet e kaluara me rezultatin 57 me 30% dhe me rezultat po kaq të thellë më 2012 nga Obama. Vermonti ka 623 mijë banorë dhe është një nga shtetet më të vogla të Shteteve të Bashkuara.

Rezultat i ngushtë në Florida

01:46 – Afro 80% e votave të Floridas janë numëruar deri në këto momente dhe rezultati vijon të mbetet tepër i ngushtë për të bërë parashikime. Biden ka rreth 70 mijë vota më shumë por rezultati është luhatur disa herë deri tani.

01:18 Rreth 4.6 milionë vota ose 36% të totalit janë numëruar për shtetin e Floridas në pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara. Rezultati është pothuajse barazim, dhe harta po kalon vazhdimisht nga bluja, për të shënjuar avantazhin e Biden te e kuqja për të shënjuar avantazh për Trump. Florida zgjedh 29 delegatë në kolegjin që voton presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara dhe rezultati në këtë shtet konsiderohet shumë i rëndësishëm për rezultatin e zgjedhjeve. Florida u fitua nga Trump me rezultat të ngushtë më 2016 dhe nga Barack Obama për demokratët më 2012, gjithashtu me rezultat në ngushtë. Florida ka 6.2 milionë banorë.

Projeksionet i japin Indianën Trump

01:05 – Parashikimet e bazuara në rezultatin parapak i japin fitoren presidentit aktual Donald Trump të shtetit të Indianës, nga ku zgjidhen 11 delegatë për kolegjin elektoral. Kandidatit fitues i nevojiten 270 delegatë.

Shteti i Indianës gjendet në zonën e njohur si Mesi i Perëndimit në kontinentin amerikan dhe ka 6.7 milionë banorë në një territor prej 94 mijë kilometrash katrorë. Indiana u fitua me rezultat të thellë nga Trump në vitin 2016 dhe me rezultat gjithashtu të thellë nga republikani Mitt Romney më 2012 përballë Obamës.

Numërohen votat e para

12:30- Rreth 100 mijë vota në tre shtete janë numëruar deri në këto momente duke nxjerrë fitues presidentin aktual Donald Trump me 68% të votës popullore. Rezultati i deritanishëm nuk do të thotë asgjë për shkak se dhjetëramilionë vota të tjera pritet të numërohen.

23:18- Kur priten rezultatet

Rreth orës 12 me orën shqiptare pritet të mbyllen votimet në Vermont, Nju Hempshair, Indiana dhe Kentaki. Rreth orës 1 të mëngjesit me orën e Tiranës do të mbyllen votimet në Florida, Virginia, Karolina e Jugut, Xhorxhia dhe Alabama. Kutitë e fundit të votimit pritet të mbyllen në Kaliforni, Uashingon dhe Alaska rreth orës 5 të mëngjesit me orën tonë. Fituesi i zgjedhjeve mund të mësohet pak pas mbylljes së kutive të votimit në rast se rezultati do të japë një fitues të qartë, por në këto zgjedhje, rezultati mund të vonojë për ditë dhe javë, për shkak se numërimi i votave mund të jetë i kontestuar në gjykata.

23:06- Sondazhet e para: Ekonomia, pabarazia racore dhe koronavirusi janë shqetësimet kryesore të amerikanëve në lidhje me këto zgjedhje. Rreth 52% e amerikanëve mendojnë se më e rëndësishme për momentin është ndalimi i përhapjes së koronavirusit ndërsa 42% mendojnë se më e rëndësishme është rindërtimi i ekonomisë.

21:42– Një gjykatës federal e urdhëroi të martën Postën Amerikane të merrte hapa të menjëhershëme në 12 distrikte postare në kërkim të fletëvotimeve të padërguara, pasi shërbimi postar pranoi në gjykatë se rreth 300,000 fletëvotime që kishte marrë nuk ishin skanuar për dorëzim.

18:36 – Harta e mëposhtëme tregon rezultatin e sondazheve duke identifikuar shtetet që mbështesin kandidatin Republikan, Donald Trump me të kuqe, shtetet ku pritet fitorja e demokratit Joe Biden me blu dhe shtetet ku rezultati është i lëkundur midis Biden dhe Trump.

18:47-Mbështetësit e presidentit Trump përshëndesin mbërritjen e tij në Rosslyn, Virginia.

Throng of Trump supporters watch as the president pulls into a Rosslyn, VA garage to visit the RNC annex. pic.twitter.com/YO31bb4cGg

— Kyle Cheney (@kyledcheney) November 3, 2020

18: 40 -Çdo vit zgjedhor në SHBA ka shtetet e veta të betejës dhe rëndësia e tyre del në krye të garës presidenciale. Për këtë arsye, kandidatët shpenzojnë më shumë kohë dhe përpjekje në shtetet e lëkundura, të cilat mund t’u sigurojnë fitoren njërit kandidat ose tjetrit. Këto zgjedhje, shteti i Pensilvanisë konsiderohet “fushë-beteja” kryesore, e cila ka 20 vota elektorale dhe mund të tregojë herët nëse shtetet e tjera të lëkundura do të shkojnë për Trump apo për Biden. Sipas Fox News, një fitore e Trump në Pensilvani dhe më pas potencialisht edhe në Miçigan apo Uiskonsin –do ta vendoste atë në rrugën drejt mandatit të dytë. Ndërkohë, fitorja e Biden në Pensilvani pothuajse e mbyll shtegun e tij drejt Shtëpisë së Bardhë.

18:17– Sipas CNN sekretari i Shtetit të Floridës, Laurel Lee tha se nuk ka pasur asnjë çështje sigurie në votime të raportuar deri më tani në këtë shtet.

18:12 – Një gjykatës i Nevadas ka refuzuar një padi gjyqësore nga fushata e rizgjedhjes së Presidentit Trump dhe zyrtarët republikanë që kërkojnë të ndalojnë numërimin e votave me postë në qarkun Clark. Lexo më shumë: https://www.npr.org/2020/11/02/930467403/nevada-judge-blocks-republican-lawsuit-that-sought-to-halt-mail-in-ballot-count

17:52- Numri i njerëzve që do të marrin pjesë në festën e natës së zgjedhjeve në Shtëpinë e Bardhë është reduktuar në 250 sipas një raportimi të CNN. Të gjithë të ftuarit pritet t’i nënshtrohen një testi të shpejtë për COVID-19 dhe secili prej tyre do të mbajë në dorë një byrzylyk testimi. Më parë, CNN raportoi se mund të merrnin pjesë deri në 400 persona.

17:37– Në Pensilvani raportohen radhë të gjata në qendrat e votimit.

Long lines reported across #Pennsylvania.

This is in downtown Philly this morning before the polls even opened. #ElectionDay pic.twitter.com/X9aewaocVU

— Joyce Karam (@Joyce_Karam) November 3, 2020

16: 54 –Gazetari i The Guardian, Sam Levine raporton nga Filadelfia për radhë të gjata votuesish. “Votuesit me të cilën fola thanë të gjithë se dëshironin të votonin personalisht në mënyrë që të siguroheshin se vota e tyre do të llogaritej,” shkruan ai në Twitter.

 

There’s a line wrapping around the block to vote at the Kimmel Center in Philadelphia. Voters I talked to all said they wanted to vote in person to make sure their vote counted. pic.twitter.com/rDk0qrmH2b

— Sam Levine (@srl) November 3, 2020

16:40 – Fshati i të parëve të kandidates për zv/presidente Kamala Harris në Indi ofron lutje për fitoren e saj në zgjedhjet presidenciale të së martës.

The village in India where Kamala Harris’s maternal grandfather was born, Thulasendrapuram, came together in a special ceremony at a Hindu temple to wish Harris luck today. https://t.co/92NZa2KBdX

— The New York Times (@nytimes) November 3, 2020

16:39 – Sipas rrjetit televiziv amerikan CBC, një grup vandalësh shkruan me ‘spray’ “TRUMP” dhe “MAGA” në gjashtë lapidarë në një varrezë hebreje në Grand Rapids, Michigan.

https://t.co/tOPacMG5JL
This is what Fascism looks like! We can never allow this 2 happen again! @DJZJCZ @jennifersterri1 @sharon_kk @newenglandgrl @reddgirl56 @Debra_McGill @Tait1Kathy @Raff19970 @Erasergirl1 @TeamHenryByalik @barbaramills1 @SaraMD15 @sarahjaswim @TallShipProds

— Iris Davidson (@IrisD236) November 3, 2020

16: 25– Twitter dhe Facebook zbuluan se si ata planifikojnë të luftojnë pretendimet e rreme për fitore të parakohshme në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara. Të dyja kompanitë planifikojnë të etiketojnë dukshëm postimet e kandidatëve që pretendojnë se kanë fituar, përpara se votat të jenë numëruar. Në rastin e Twitter, një etiketë paralajmëruese në postim do të qartësojë se “Burimet zyrtare i konsiderojnë këto zgjedhje ndryshe” ose “Burimet zyrtare mund të mos e kenë shpallur fituesin në momentin e postimit”. Përdoruesit mund të jenë të aftë që ta citojnë postimin, por nuk do të mund ta pëlqejnë apo shpërndajnë atë.

Një shembull se si mund të shfaqen postimet mbi pretendimet për fitore të parakohshme. Foto: Twitter.

 16:00 Ish-Zonja e Parë, Michelle Obama përdori gjithashtu mediat sociale për të mbështetur kandidatin demokrat, Joe Biden. “Unë e njoh Joe. Ai e ka jetuar jetën i udhëhequr nga vlerat dhe parimet që pasqyrojnë atë që shumica e amerikanëve e njohin. Votoni sot për të ardhmen që ju dëshironi për vendin tonë”.

I know Joe. He has lived his life guided by values and principles that mirror ones that most Americans can recognize. He understands the struggles of everyday folks. Vote today for the future you want to see for our country. Vote for @JoeBiden. pic.twitter.com/aezyMxuBQv

— Michelle Obama (@MichelleObama) November 3, 2020

15:53 – Në një postim në Twitter kandidati për president të SHBA, Joe Biden u shpreh që ‘Amerika do ta tejkaloje krizën. Ne mund ta rifitojmë vendin tonë. Ne mund ta fitojmë betejën për shpirtin e kombit. Çdo gjë fillon sot. Konfirmoni vendin tuaj për të votuar dhe votoni. Hajde të bëjmë këtë gjë sëbashku.

We can overcome these crises.

We can take our country back.

We can win the battle for the soul of the nation.

It all begins today. Confirm your polling place at https://t.co/EcbUdXjMe2 and go vote. Let’s do this — together.

— Joe Biden (@JoeBiden) November 3, 2020

15:35– Më shumë se 9 milionë banorë të Floridas kanë votuar tashmë tregojnë të dhënat e përditësuara mëngjesin e së martës. Kjo shifër është 95% e votuesve totalë të vitit 2016. Demokratët e regjistruar kryesojnë ndaj republikanëve të regjistruar me 115 mijë njerëz.Kutitë e votimit do të mbyllen në Florida në orën 7 të mbrëmjes me orën lokale.

15:24 – Presidenti Donald Trump u lidh përmes telefonit në emisionin “Fox and Friends”, ku shprehu besimin se ai ka shanse të mëdha për të fituar një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë. “Shiko, ne ndjehemi shumë mirë,” tha Trump, duke iu referuar turmës së madhe të njerëzve në takimin e fundit në Miçigan. Trump e konsideroi “raport fals” lajmin se ai mund të deklaronte një fitore të parakohshme. Trump tha se do të bënte deklaratë “vetëm nëse fitonte” dhe se nuk kishte arsye për të “luajtur lojëra”.

14:59 –  Sipas gazetës Washington Post në New Hampshire qindra vetë po presin në radhë mëngjesin e të martës  për të votuar në jug të qytetit Manchester, në një nga distriktet që konsiderohet si kyç për rizgjedhjen  e Donald Trump në detyrë.

14:30 – Joe Biden e fillon ditën e zgjedhjeve me një vizitë në kishë – dhe në varrin e djalit të tij, të ndjerit Beau. Biden dhe gruaja e tij, Jill, bënë një ndalesë të hershme në kishën Shën Jozef në Brandywine në Wilmington, Delaware, kishën që viziton zakonisht të dielën kur është në shtëpi.

Joe Biden starts #ElectionDay with a visit to church — and the grave of his late son, Beau. Biden and his wife, Jill, made an early stop at St. Joseph’s on the Brandywine in Wilmington, Delaware, the church he typically visits on Sunday when home. https://t.co/NHRBzOsk9e

— The Associated Press (@AP) November 3, 2020

13:40 – Votimi i hershëm në Arizona ka tejkaluar votën totale të shtetit në 2016. Arizona është shteti i katërt – pas Teksasit, Hawaiit dhe Nevadës – që kalon numrin e votave nga katër vjet më parë.

13:38 – Joe Biden mori të pesë votat e hedhura për president në Dixville Notch, një qytezë e vogël e New Hampshire, përgjatë kufirit SHBA-Kanada që është ndër vendet e para në vend që ka bërë të njohur preferencën e saj në zgjedhjet presidenciale.

13:28 – Më shumë se 100 milion amerikanë votuan në të gjithë vendin përpara se të hapen qendra zgjedhore të martën, duke përfaqësuar më shumë se 47% të votuesve të regjistruar

13:23 – Aktorja me origjinë shqiptare, Eliza Dushku i bën thirrje bashkëqytetarëve të saj amerikan që të votojnë.

#VOTE! Let’s heal. xo

— Eliza Dushku (@elizadushku) November 3, 2020

13:11 – Lady Gaga të hënën dha një mesazh të ndjerë mbështetje për Joe Biden ndërsa Amerika po drejtohet në qendrat e votimit, duke iu referuar historisë së Donald Trump dhe deklaratave tw tij seksite dhe akuzave nga gra tw ndryshme pwr sulmeve të pretenduara seksuale nga presidenti.

“Votoni sikur jeta juaj varet nga kjo, ose votoni ashtu sikur të varet jeta e fëmijëve tuaj, sepse ashtu është”, tha ajo në një tubim në Pensilvani. “Të gjithë, pavarësisht se si identifikoheni, tani është shansi juaj të votoni kundër Donald Trump, një burrë që beson se fama e tij i jep të drejtën t’u fusë duart vajzave, motrave, nënave dhe grave. Votoni për Joe. Ai është një person i mirë. ”

.@realDonaldTrump #VoteBiden #Vote pic.twitter.com/cwFYfDF5aY

— Lady Gaga (@ladygaga) November 3, 2020

12:00-Kandidatët për Presidentë, Joe Biden dhe Donald Trump shpërndanë mesazhe të ndryshme përmes llogarive të tyre në Twitter këtë mëngjes. Biden  theksoi se do të punonte njësoj si për mbështetësit, ashtu edhe për ata që nuk e mbështesin, ndërsa presidenti Trump falenderoi bazën e mbështetësve të tij.

VOTE! VOTE! VOTE!pic.twitter.com/85ySh1KYkh

— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) November 3, 2020

Vote for America.https://t.co/eoxT07uII9 pic.twitter.com/sBd51fgmln

— Joe Biden (@JoeBiden) October 14, 2020

11:10- Sa amerikanë kanë votuar deri më tani?

Sipas US Election Project, gati 100 milionë amerikane shfrytëzuan votimin e hershëm deri më 3 Nëntor, fizikisht ose përmes postës. Zgjedhjet presidenciale të këtij viti janë të parat në histori ku më shumë njerëz votuan përpara sesa ditën zyrtare të zgjedhjeve. Kalifornia është shteti me numrin më të madh të votuesve të hershëm deri më tani, ku 11 milionë qytetarë llogaritet të kenë votuar deri më 2 Nëntor. I dyti në radhë është Teksasi me 9.7 milionë votues të hershëm, i ndjekur nga Florida me 8.7 milionë votues.

 

11:06-Qytetarët amerikanë do të vendosin sot më 3 nëntor nëse Donald Trump do të vazhdojë ose jo të drejtojë Shtetet e Bashkuara për një mandat të dytë 4-vjeçar. Sfidanti i tij në këto zgjedhje është demokrati Joe Biden –i angazhuar në politikë prej viteve ’70, por i njohur më së shumti si zv.president i Barack Obamës. Zgjedhjet amerikane konsiderohen si ngjarja më e madhe politike e vitit, por ato po zhvillohen mes  një shpërthimi të ri të infektimeve me COVID-19 si dhe shqetësimeve për ekonominë. Sondazhet kombëtare i kanë dhënë epërsi kandidatit demokrat Joe Biden, por gara pritet të jetë e ngushtë dhe të përcaktohet nga pak shtete të lëkundura.

10:38 – Zgjedhja e presidentit dhe zv/presidentit të Shteteve të Bashkuara është një zgjedhje indirekte në të cilën qytetarët e Shteteve të Bashkuara të cilët janë regjistruar për të votuar në një nga pesëdhjetë shtetet e SHBA-së ose në Uashington, DC, votojnë për anëtarët e Kolegjit Zgjedhor. Këta anëtarë të kolegjit më pas hedhin vota të drejtpërdrejta, të njohura si vota elektorale, për president dhe për zv/president. Kandidati që merr një shumicë absolute të votave elektorale (të paktën 270 nga 538) zgjidhet. Nëse asnjë kandidat nuk merr shumicën absolute të votave për president, Dhoma e Përfaqësuesve zgjedh kandidatin më të kualifikuar për presidencën; nëse askush nuk merr shumicën absolute të votave për zv/president, atëherë Senati e zgjedh atë.

Tjetri
Ethet e zgjedhjeve amerikane për president kapin edhe shqiptarët

Ethet e zgjedhjeve amerikane për president kapin edhe shqiptarët

Më të lexuarat

Live Blog: Zgjedhjet presidenciale në SHBA

11:59 | 03/11/2020
Gjyqtarja Elsa Ulliri përballet me vetingun

Gjyqtarja Elsa Ulliri përballet me vetingun

16:27 | 28/06/2022
Një sponsor privat financoi aktivitetin e KPK në një resort luksoz në Vlorë

Një sponsor privat financoi aktivitetin e KPK në një resort luksoz në Vlorë

12:33 | 07/01/2022
Gjyqtarja Elsa Ulliri konfirmohet në detyrë

Gjyqtarja Elsa Ulliri konfirmohet në detyrë

11:37 | 30/06/2022
KPK ngre dyshime për pasuri të fshehura ndaj prokurorit Arben Sharra

KPK ngre dyshime për pasuri të fshehura ndaj prokurorit Arben Sharra

18:21 | 27/06/2022
Prokurori Astrit Halilaj përballet me probleme të pasurisë

Prokurori Astrit Halilaj përballet me probleme të pasurisë

16:55 | 28/06/2022
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.