AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kadri Veseli paditet për krime lufte

Xhorxhina BamingaXhorxhina Bami
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kadri Veseli. Foto: Twitter

Kadri Veseli, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës dhe një bashkëthemelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tha se aktakuza kundër tij është konfirmuar dhe se ai do të udhëtojë në Hagë për t’u përballur me akuzat.

Kadri Veseli. Foto: Twitter

Kadri Veseli tha në një deklaratë të enjten se ishte informuar nga prokurorët në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë se një gjyqtar i procedurës paraprake ka autorizuar aktakuzën ndaj tij për krime lufte dhe se ai “ka bërë aranzhimet e nevojshme për të udhëtuar vullnetarisht drejt Hagës në mënyrë që t’iu përgjigjem këtyre akuzave”.

Veseli, i cili shërbeu si kryetar parlamentar deri në zgjedhjet e fundit dhe ishte një nga themeluesit dhe udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, tha se ndryshe nga disa njerëz në Kosovë, ai nuk i sheh Dhomat e Specializuara si “një fyerje për luftën tonë historike për mbrojtjen e popullit të Kosovës nga krimet e regjimit të Millosheviçit”.

Ai tha se ai mendon se kjo është “një mundësi që më në fund të përgjigjem ndaj këtyre dyshimeve dhe thashethemeve të rrejshme të cilat kanë qarkulluar për vite të tëra” për krime të dyshuara lufte nga guerilasit e UÇK-së.

“Kjo është arsyeja që unë e kam përkrahur themelimin e këtij tribunali, dhe kjo është arsyeja që unë tani jam i gatshëm që të luaj rolin tim në këtë proces.”

Prokuroria e Specializuar e Kosovës njoftoi në qershor se kishte qëllim të akuzonte Veselin, presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe të tjerë për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte, duke përfshirë vrasje, zhdukje me forcë të personave, përndjekje dhe tortura.

“Aktakuza pretendon se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuarit e tjerë të akuzuar janë penalisht përgjegjës për gati 100 vrasje. Krimet e pretenduara në aktakuzë përfshijnë qindra viktima të njohura shqiptarësh të Kosovës, serbësh, romësh dhe të etnive të tjera dhe përfshijnë kundërshtarë politikë”, tha ajo.

Ndërkohë ish-oficeri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Rexhep Selimi, tani një politikan i lartë në partinë më të madhe opozitare të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, gjithashtu ka konfirmuar se është akuzuar për krime të pretenduara të kohës së luftës dhe se do të udhëtojë në Hagë të enjten për t’u përballur me akuzat.

“Sonte në mbrëmje u njoftova nga Dhomat e Specializuara të Kosovës se ka një aktakuzë të konfirmuar për mua”, shkroi Selimi në Facebook, duke shtuar se ai “do të udhëtojë në Hagë (Holandë) për t’u përballur me këtë sfidë që i është vënë, para së gjithash, Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës ”.

“Unë po shkoj me kokën lart dhe kurdo që kthehem, do kthehem po ashtu me kokën lart… Kam ditur e do të di gjithmonë ta mbroj lirinë e popullit, shtetin e Kosovës dhe UÇK-në e lavdishme”, shtoi ai.

Selimi shërbeu në selinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës 1998-1999 kundër forcave serbe.

Ish-kryeministri dhe kreu i partisë së Selimit, Albin Kurti, i cili aktualisht është në vetëizolim për shkak të COVID-19, shkroi në Facebook të mërkurën në mbrëmje në “padrejtësia vazhdon”.

Kurti po i referohej aktakuzës ndaj Selimit dhe arrestimit, më herët gjatë ditës, të ish-sekretarit të UÇK-së Jakup Krasniqi, i cili është gjithashtu një ish-kryetar i parlamentit të Kosovës.

Krasniqi u arrestua të mërkurën gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në Prishtinë dhe në atë në fshatin e tij të lindjes Negrovc.

Ai u arrestua “bazuar në një aktakuzë të konfirmuar në lidhje me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit”, tha Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Ish-anëtari i parë i UÇK-së i arrestuar, Salih Mustafa, pretendoi pafajësi për krime lufte në Dhomat e Specializuara më 28 tetor.

Ndërkohë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po pret të shohë nëse akuzat kundër tij do të konfirmohen nga një gjykatës në Dhomat e Specializuara.

Dhomat e Specializuara të Kosovës u ngritën për të gjykuar krimet e pretenduara se janë kryer gjatë dhe pas luftës në Kosovë, nga viti 1998 deri në vitin 2000. Ato janë pjesë e sistemit të drejtësisë të Kosovës, por ndodhen në Holandë dhe kanë staf ndërkombëtar.

Ato u krijuan nën presionin e madh të aleatëve perëndimorë të Kosovës, të cilët druheshin se sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk ishte aq i fuqishëm sa të gjykonte çështje kaq të ndjeshme dhe të mbronte dëshmitarët

E ashtuquajtura “Gjykatë Speciale” shihet me përbuzje nga shqiptarët e Kosovës, që e konsiderojnë atë si një fyerje të luftës së UÇK-së për çlirim nga sundimi serb.

Etiketa: aktakuzëAlbin KurtiCOVIDCOVID-19dëshmitarëDhomat e SpecializuaraFacebookGjykata SpecialeGjykatëGjykatësgjyqtarHashim ThaçiizolimJakup Krasniqikadri veseliKosovëKrimekrime luftekryetarLufteMillosheviçParaPartisë DemokratikeprokurorProkuroriaRexhep SelimiromromëSalih MustafaSerbiSHtorturaTwitterUCKVetëvendosjeviktimavrasjeZgjedhjetzhdukjeZyra e Prokurorit te Specializuar
Tjetri
Thaçi do të largohet nga politika pas përfundimit të mandatit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi jep dorëheqjen pas konfirmimit të aktakuzës

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.