AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Rexhep Selimi vetëdeklarohet i pafajshëm për akuzat për krime lufte

Xhorxhina BamingaXhorxhina Bami
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Rexhep Selimi në gjykatë të mërkurën. Foto: Dhomat e Specializuara të Kosovës/Screenshot.

Rexhep Selimi, një ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili tani është një figurë e lartë në partinë më të madhe të opozitës në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, u vetëdeklarua i pafajshëm në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Rexhep Selimi në gjykatë të mërkurën. Foto: Dhomat e Specializuara të Kosovës/Screenshot.

Rexhep Selimi, i cili akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit së bashku me presidentin tashmë të dorëhequr të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e parlamentit Kadri Veseli, pretendoi pafajësi në një seancë paraprake në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë të mërkurën.

“Ne të pandehurit rrugët këtu i kemi të ndara, jemi palë të ndryshme, por me bëni të besoj që qëllimi i të gjithë neve këtu do të jetë drejtësia e mbi të gjitha e vërteta”, tha Selimi  në gjykatë.

Selimi është ish-drejtor operacionesh në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, dhe aktualisht është kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai akuzohet, së bashku me Thaçin, Veselin dhe Jakup Krasniqin për një sërë krimesh lufte dhe krimesh kundër njerizimit që përfshinin ndalime të paligjshme, torturë, vrasje, zhdukje me forcë dhe persekutim nga marsi 1998 deri në shtator 1999.

Në aktakuzë thuhet se ata ishin pjesë e një “ndërmarrje të përbashkët kriminale” që synonte të merrte kontroll mbi Kosovën “duke përfshirë kanosjen, keqtrajtimin, kryerjen e dhunës kundër dhe në mënyrën e paligjshme ndaj atyre që konsideroheshin si kundërshtarë”.

Ajo thotë këta kundërshtarë përfshinin njerëz të cilët ishin ose perceptoheshin se kishin bashkëpunuar ose shoqëruar me forcat jugosllave ose nuk mbështesnin qëllimet ose mjetet e UÇK-së.

Shumica e krimeve në aktakuzë u kryen në qendrat e paraburgimit të UÇK-së në Kosovë dhe Shqipëri.

Të katër të pandehurit janë vetëdeklaruar të pafajshëm.

Selimi i tha gjykatësit se gjatë luftës kundër forcave serbe të Sllobodan Millosheviçit, e cila u përfundua nga ndërhyrja ushtarake e NATO-s, ai “luftoi kundër okupatorit serb i cili solli vetëm të keqe në vendin tim – vrasje, shpërngulje, poshtërim dhe gjenocid”.

“Unë e kam bërë vetëm detyrën time si qytetar i vendit tim, unë jam veç një çlirimtar që luftën për liri e kam nisur me Adem Jasharin dhe e kemi përfunduar me gjeneralin (Wesley) Clark dhe me NATO-n”, shtoi ai.

Dhomat e Specializuara të Kosovës u krijuan për të gjykuar krime të dyshuara të kryera gjatë dhe menjëherë pas luftës në Kosovë nga viti 1998 deri në 2000. Ato janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por të vendosura në Holandë dhe përbëhen nga staf ndërkombëtar.

Ato u krijuan nën presion nga aleatët perëndimorë të Kosovës, të cilët druheshin se sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk ishte aq i fuqishëm sa të gjykonte çështjet e UÇK-së dhe të mbronte dëshmitarët nga ndërhyrjet.

E ashtuquajtura “Gjykatë Speciale” nuk shihet me sy të mirë nga shqiptarët e Kosovës që e shohin atë si një fyerje ndaj luftës së UÇK-së për çlirim nga sundimi serb.

Etiketa: dëshmitarëDhomat e SpecializuaraDhunëDrejtësiagjenocidGjykata SpecialeGjykatëGjyqHageHashim ThaçiJakup Krasniqikadri veseliKosovëKrimekrime lufteLufteMillosheviçNATOndalimepersekutimRexhep SelimishqipShqipërishtatorSllobodan MillosheviçVetëvendosjevrasjezhdukje
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Brahim Dragjoshi –Prokuroria e Apelit Shkodër

Skeda e pasurisë së deklaruar –Brahim Dragjoshi –Prokuroria e Apelit Shkodër

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.