AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Gjykata Speciale e Kosovës mund të promovojë drejtësi në të gjitha anët

Lotte LeichtngaLotte Leicht
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Hashim Thaçi në daljen e tij në gjykatë të hënën. Foto: Dhomat e Specializuara/Screenshot.

Rastet e ish-zyrtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë duhet të ushtrojnë presion mbi Serbinë për të ndjekur penalisht ish-zyrtarët e saj për krime lufte në Kosovë, thotë Lotte Leicht e Human Rights Watch.

Hashim Thaçi në daljen e tij në gjykatë të hënën. Foto: Dhomat e Specializuara/Screenshot.

Ndërsa sytë ishin drejtuar nga zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara javën e kaluar, një president në Europë dha dorëheqjen për t’u përballur me gjyqin për krime mizore të kryera më shumë se 20 vjet më parë.

Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës akuzoi zyrtarisht presidentin Hashim Thaçi për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në lidhje me luftën e Kosovës 1998-1999, së bashku me tre anëtarë të tjerë të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, grupi rebel që u krijuar pas vitesh persekutimi dhe abuzimi nga qeveria serbe.

Thaçi dha dorëheqjen menjëherë dhe u dërgua në Hagë, ku janë vendosur Dhomat e Specializuara të Kosovës, dhe ku ai bëri daljen e tij të parë në gjyq të hënën.

Gjykata, e financuar nga BE-ja me një amerikan si kryeprokuror, u krijua në 2016 për të gjykuar krimet e kryera gjatë dhe menjëherë pas konfliktit në Kosovë, shumë prej të cilëve u dokumentuan gjithashtu në një raport të Këshillit të Europës në vitin 2010. Gjykata është zyrtarisht pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por është e vendosur në Holandë dhe ka staf ndërkombëtar, si dhe gjyqtarë, prokurorë dhe kryesekretar.

Kritikët e gjykatës e përshkruajnë përpjekjen si një fushatë të njëanshme, antishqiptare. Por akuzat përfshijnë vrasjen e shqiptarëve etnikë të cilët ishin kundërshtarë politikë të UÇK-së. Shumë nga rreth 100 viktima shqiptare, serbe dhe rome të krimeve që po gjykohen u zhdukën pas luftës, kështu që këto krime nuk kishin lidhje me armiqësitë.

Në të vërtetë, shumë prej këtyre krimeve nuk u mbuluan nga gjykata e Kombeve të Bashkuara për krime lufte për ish Jugosllavinë, GJPNJ, e cila përfshiu vetëm krime të kryera deri në fund të luftës në qershor 1999, ndërsa gjykata speciale e Kosovës ka juridiksion deri më 31 dhjetor 2000.

Tre hapa janë thelbësorë tani. Së pari, gjykata, BE-ja dhe mbështetësit e tjerë duhet të vazhdojnë të sigurojnë mbrojtje të fuqishme të dëshmitarëve, mungesa kjo që ka minuar çështjet kundër ish-udhëheqësve të tjerë të UÇK-së, përfshirë në GJPNJ.

Së dyti, prokuroria dhe gjykata duhet t’u sigurojnë këtyre dhe çdo të pandehuri të ardhshëm gjykime të drejta, me të gjitha të drejtat e një procesi të rregullt ligjor.

Së treti, Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë europiane duhet ta përdorin këtë zhvillim për të avancuar drejtësinë në Serbi për krime në Kosovë dhe në të gjithë ish-Jugosllavinë për abuzime në luftën e gjerë.

Shumica dërrmuese e krimeve të luftës në Kosovë u kryen nga forcat serbe dhe jugosllave, për të cilat askush nuk është mbajtur përgjegjës, duke përfshirë transferimin e organizuar të qindra trupave në Serbi, ku ata u hodhën në varre masive.

GJPNJ ndoqi penalisht presidentin jugosllav Slobodan Millosheviç dhe gjashtë zyrtarë të tij të lartë për krime të rënda të kryera në Kosovë, duke dënuar pesë dhe duke shpallur të pafajshëm një (Millosheviçi vdiq gjatë gjykimit).

Por gatishmëria e vetë qeverisë serbe për të vendosur drejtësi për këto krime ka qenë e dobët.

Ndjekjet penale në Serbi Serbi për krime mizorie janë shumë të ngadalta dhe kanë shmangur si zyrtarë të lartë të policisë ashtu edhe të ushtrisë. Qeveria i ka mirëpritur si heronj ata të dënuar nga gjykata e Kombeve të Bashkuara, të cilët janë lënë të lirë pasi kanë vuajtur dënimin.

Duke bashkëpunuar me gjykatën speciale, Kosova jep një shembull të lavdërueshëm të respektit për sundimin e ligjit dhe një gatishmëri për t’u përballur me të kaluarën. Ajo ndihmon gjithashtu të ushtrohet presion mbi Serbinë për t’i dhënë fund kulturës së mosndëshkimit që ka mbretëruar atje që nga fundi i luftës.

Opinionet e shprehura janë vetëm ato të autorit dhe jo domosdoshmërish pasqyrojnë pikëpamjet e BIRN.

Etiketa: BEBIRNdëshmitarëDhomat e SpecializuaraGJPNJGjykataGjykata SpecialeGjykata Speciale e KosovësGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarHashim ThaçiheronjHuman Rights Watchkadri veseliKosovaKosovëKrimekrime lufteLuftaLuftembrojtjeMillosheviçpresidentprokurorProkuroriaQeveriaraportSerbiSerbiashqiptareShtetet e Bashkuaratë drejtaUCKvarre masiveviktimaZgjedhjetzhvillim
Tjetri
Shtëpia e ndërtuar pa leje vë në pikëpyetje karrierën e prokurorit Brahim Dragjoshi

Shtëpia e ndërtuar pa leje vë në pikëpyetje karrierën e prokurorit Brahim Dragjoshi

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.