Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Lajme

Operacioni i OFL ndaj Lulzim Berishës shfryhet si ‘flluskë sapuni’

Vladimir KarajNgaVladimir Karaj
20:01 | 12/11/2020
Në Lajme, Në Fokus
Kohe leximi: 3 minuta
A A
0
Vendimi i lirimit: Kryebashkiaku i Durrësit garantoi punësimin e Lulzim Berishës

Lulzim Berisha. | Foto kortezi: Policia e Shtetit

Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Durrësit vendosi heqjen e sekuestros ndaj kompanisë “Rajan 2007” me aksioner Lulzim Berishën –ndërsa po vazhdon hetimet ndaj autoriteteve që i dhanë dhe i revokuan licensat –pa njoftuar Doganën.

Lulzim Berisha. | Foto kortezi: Policia e Shtetit

Prokuroria e Durrësit vendosi më 6 nëntor të heqë sekuestron dhe t’i kthejë Lulzim Berishës kompaninë “Rajan 2007” dhe asetet e sekuestruara, përfshi 1.2 milionë litra gazoil për anije –duke shfryrë si flluskë sapuni një operacion të OFL të trumbetuar në maj të këtij viti.

Operacioni i OFL-së u shpërnda edhe në faqen në Facebook të kryeministrit Edi Rama me titull “shpërbërje e një skeme kriminale në tregtimin e karburantit për peshkim”.

Por dokumentet gjyqësore tregojnë se çështja u ngrit mbi burokracitë e revokimit të një license për tregtim karburanti, e që sipas Prokurorisë, nuk ishte përdorur nga kompania “Rajan 2007” edhe para revokimit.

Vendimi i prokurorit Pali Deçolli për heqjen e sekuestros tregon se OFL ndërmori vetëm disa veprimeve gjysmake burokratike, të cilat nuk u ishin njoftuar autoriteteve që duhej të bënin ndalimin e veprimtarisë së kompanisë me aksioner Berishën në portin e Durrësit.

Në vendimin për heqjen e sekuestros mbi gazoilin e sekuestruar, prokurori Deçolli argumenton se Doganat nuk ishin njoftuar as për dhënien e licensës në vjeshtën e vitit 2019, dhe as për revokimin e saj.

Prokurori Deçolli i tha BIRN se nuk kishte pasur më arsye ligjore për zgjatje të sekuestros. Ai shtoi se hetimet për çështjen vijonin, të fokusuara tashmë në dyshimet lidhur me “shpërdorim detyre”, për moskomunikimin në kohë të vendimeve mbi dhënien apo heqjen e licensave tek autoritetet doganore.

Ministria e Energjitikës dhe Infrastrukturës, një komision i së cilës jep dhe revokon licensat, nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN deri në publikimin e këtij shkrimi.

Hetimi ngec te licensat

Lulzim Berisha u dënua fillimisht me burgim të përjetshëm për krijimin e organizatës së njohur si Banda e Durrësit, por dënimi i tij u reduktua me 25 vjet burg nga Gjykata e Lartë. Por ai kreu fizikisht 10 vjet e tetë muaj në burg dhe rifitoi lirinë në dhjetor 2016, pas një serie të diskutueshme vendimesh për falje dhe zbutje dënimi.

Në shkurt 2019, Berisha themeloi në bashkëpronësi me të motrën dhe një person të tretë kompaninë “Rajan 2007” me objekt tregtimin e hidrokarbureve.

Në vjeshtën e vitit 2019, kompania e Berishës u pajis me licensë nga një komision pranë  Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës për tregtimin e gazoilit për anijet në rada dhe portin e Durrësit.

Licensa iu revokua në shkurt 2020 me kërkesë të Operacionit Forca e Ligjit –OFL, bazuar në Aktin Normativ të Qeverisë për “për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër krimit të organizuar”.

Disa muaj pas pezullimit të licensës, policia ndërhyri për të bllokuar gjithë veprimtarinë e kompanisë me dyshimin se ajo kishte punuar pa licensë.  Në 5 maj, policia njoftoi sekuestrimin e 1.2 milionë litrave gazoil, duke akuzuar kompaninë “për fshehje të ardhurash” dhe se kishte përdorur shantazh ndaj konkurrentëve’.

Në deklaratën e policisë për sekuestron thuhet se kompania kishte vijuar punë “duke përdorur shantazhin ndaj konkurrencës dhe duke tentuar të krijojë një monopol kërcënues për operatorët e industrisë së peshkimit.”

Por dyshimet për shantazh u zhdukën më pas nga dokumentet e Prokurorisë –ku çështja kufizohet vetëm te ushtrimi i aktivitetit me apo pa licensë.

Sipas vendimit për heqjen e sekuestros, kompania kishte pasur në këtë kohë licensa të tjera për tregtimin e gazoilit për anijet e peshkimit dhe kjo nuk e kishte penguar punën e saj.

Vendimet për sekuestro të policisë dhe prokurorisë u paditën nga kompania e Berishës në Gjykatën Administrative të Durrësit dhe u rrëzuan nga kjo e fundit në 26 tetor 2020, me arsyetimin se ato shkelnin një të drejtë të fituar.

Gjykata i ka gjetur të pabazuara pretendimet e policisë, Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ka pranuar arsyetimin e mbrojtësve të kompanisë se pavarësisht dënimit të mëparshëm të Berishës, në vendimmarrjen e autoriteteve nuk kishte prova se mbajtja e këtyre licesave prej kompanisë përbënte rrezik për rendin dhe sigurinë publike.

 

Etiketa: Lulzim BerishaOperacioni Forca e LigjitProkuroria e Rrethit Durrës
Tjetri
Një “labirint reflektues” kundër dhunës ndaj fëmijëve

Një "labirint reflektues" kundër dhunës ndaj fëmijëve

Më të lexuarat

Vendimi i lirimit: Kryebashkiaku i Durrësit garantoi punësimin e Lulzim Berishës

Operacioni i OFL ndaj Lulzim Berishës shfryhet si ‘flluskë sapuni’

20:01 | 12/11/2020
“Mungesë veprimi”: Ballkani Perëndimor kërcënohet nga ndryshimet klimatike

“Mungesë veprimi”: Ballkani Perëndimor kërcënohet nga ndryshimet klimatike

17:38 | 31/01/2023
Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurores Enkeleda Osmani

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurores Enkeleda Osmani

16:19 | 03/02/2023
‘Inceneratori nuk po punon’: Asgjë e re nga ekspedita e deputetëve në Fier

Inceneratorët që nuk djegin rrezikojnë një krizë të re mjedisore

17:58 | 05/02/2023
Prokurorja Armida Hamiti jep shpjegime për të ardhurat e prindërve nga bujqësia

Konfirmimi i prokurores Armida Hamiti ankimohet në Kolegj

17:27 | 03/02/2023
Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e gjyqtares Elona Toro

KPA lë në fuqi konfirmimin e gjyqtares Elona Toro

14:37 | 02/02/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.