AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Komisioneri Darjel Sina kundërshton ONM për ankimin ndaj gjyqtarit Genti Shala

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
6 years më parë
në Korrupsioni, KP, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtari i Apelit Tiranë, Genti Shala | Foto : Edmond Hoxhaj

Komisioneri Darjel Sina kundërshtoi si të pambështetur në prova rekomandimin e ONM për apelimin e gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Genti Shala –ndërsa çështja u ankimua më pas në Kolegj nga kolegu i tij, Florian Ballhysa.

Gjyqtari i Apelit Tiranë, Genti Shala | Foto : Edmond Hoxhaj

Një rekomandim i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Genti Shala është pritur me qëndrime të ndryshme nga komisionerët publikë, Darjel Sina dhe Florian Ballhysa.

Institucioni i Komisionerit Publik njoftoi të enjten se ishte ushtruar ankim ndaj konfirmimit të Shalës në detyrë, por dokumentet e publikuara të premten në mëngjes tregojnë se Sina ka qenë kundër apelimit të çështjes dhe rekomandimit të ONM-së.

Komisioneri Publik është një prej institucioneve të reformës në drejtësi, i ngarkuar për të  përfaqësuar interesin publik, monitorimin e vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe ankimimin e çështjeve drejt Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Deri më sot, Komisioneri Publik kishte apeluar pa kundërshtime 12 raste të shoqëruara me rekomandim nga ONM.

Gjyqtari Genti Shala u konfirmua në detyrë në gusht 2020, ndërsa një çështje e gjykuar prej tij u referua për inspektim në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë. Por ONM e cilësoi të paplotë hetimin e kryer nga KPK për Shalën, ndërsa kërkoi që Kolegji të hetonte edhe një denoncim anonim ku ngriheshin dyshime për fshehje të aksioneve në një kompani private.

Kundërshtimi i Sinës  

Në qëndrimin e tij publik kundër ankimimit të vendimit të KPK për të konfirmuar në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Tiranës, Genti Shala, komisioneri Darjel Sina thotë se e kishte analizuar çështjen me ekipin e tij dhe kishin dalë në përfundimin se vendimi i Komisionit ishte i drejtë.

“Komisioneri Publik i parë në këtë vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ishte z. Darjel Sina. Brenda afatit ligjor, të vendosur nga rregullorja e brendshme e Institucionit të Komisionerëve Publikë, në datën 6.11.2020, Komisioneri, me email zyrtar, ka shprehur vullnetin e tij për mosushtrim ankimi ndaj këtij vendimi, kolegut të tij, z. Ballhysa, dhe dy anëtarëve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit,” thuhet në opinionin kundër të Sinës.

Sina thotë se pas këtij vendimi ka marrë rekomandimin e ONM për të ankimuar çështjen, por pasi e ka shqyrtuar atë, nuk ka gjetur elemente që do e bënin të ndryshonte mendim. Ai shprehet se denoncimi që gjytari kishte pasuri të padeklaruara nuk sillte prova.

“Nga përmbajtja e rekomandimit, i vetmi element i ri që gjendet brenda tij është një denoncim anonim, i cili nga përmbajtja e tij nuk rezulton se sjell prova të reja për subjektin e rivlerësimit”, shprehet Sina.

Duke iu referuar kryesisht denoncimit, Sina thotë se vetë ekstrakti i QKB-së që denoncuesi i ka bashkangjitur atij, dëshmon se gjyqtari nuk kishte aksione në kompaninë në fjalë dhe se ajo zotërohej nga dikush tjetër.

Sina shprehet se denoncimet anonime dhe pa prova nuk duheshin marrë parasysh. “(Komisioneri Publik), gjen të arsyeshme të citojë që denoncimet anonime, të  cilat nuk përmbajnë asnjë provë dhe nuk identifikojnë asnjë të dhënë të denoncuesit duhet të mos merren  parasysh,” shprehet ai në raportin ku shprehet kundër ankimimit.

Vendimi për ankimim

Pas rekomandimit të ONM-së dhe refuzimit të Sinës, komisioneri Florian Ballhysa ka marrë në dorë çështjen dhe ka ushtruar ankim. Në qëndrimin e tij, Ballhysa bazohet plotësisht në rekomandimin e ONM-së dhe i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që të rihetojë gjyqtarin Shala, përfshi denoncimin anonim dhe një kontratë huaje të vitit 2015, që rezulton e pahetuar nga KPK.

Ndërsa Sina arsyeton se kishte bindje të brendshme se kontrata e huasë nuk e ndryshonte gjendjen financiare të Shalës dhe se diferencat negative në vite ishin jo serioze, Ballhysa kërkon që Kolegji t’i rishqyrtojë ato.

Ballhysa kërkon gjithashtu që denoncimi duhet të vlerësohet nga Kolegji.

“Komisioneri Publik vlerëson se ky denoncim duhet shqyrtuar gjatë procedurës gjyqësore në Kolegj, pasi pretendohet për pasuri të padeklaruar, të fshehur të subjektit të rivlerësimit, që për shkak të momentit të paraqitjes së denoncimit, nuk ka qenë i mundur të hetohej”, shprehet ai në ankim.

Ballhysa po ashty arsyeton se bazuar në rekomandimin e ONM-së, ishin disa elementë të rinj të pahetuar në këtë çështje.

“Komisioneri Publik vlerëson se nevoja për një hetim të mëtejshëm në drejtim të këtyre elementeve, përkatësisht: (i) një denoncimi të ardhur në adresë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, në datën 10.11.2020, në lidhje me pronësinë e subjektit të rivlerësimit në një shoqëri ndërtuese dhe (ii) një kontratë huaje të vitit 2015, pasqyruar në regjistrin noterial, administruar nga Ministria e Drejtësisë, mbetet për t’u paraqitur për shqyrtim, juridiksionit kontrollues/rivlerësues të Kolegjit,” arsyetohet në ankim.

Etiketa: AnkimAnkimiDarjel sinaDenoncimFlorianFlorian BallhysaGenti ShalaGjykata e Apelit TiranëGjykatëGjykatësGjyqGjyqtareHetimKolegjikomisionerKomisioneriKomisioneri PublikKPKONMQKBShalëTiranëVendimVendimi
Tjetri
KPK nxjerr në dritë problemet me figurën dhe pasurinë e prokurorit Fatmir Lushi

Kolegji rrëzon akuzat për figurën, por shkarkimi i Fatmir Lushit mbetet në fuqi

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.