AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

“E kontrolluar dhe kritike”, të sëmurët me COVID-19 arrijnë në 1% të popullsisë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Autoambulanca me pacientë para spitalit të sëmundjeve infektive në Tiranë më 13 nëntor 2020. Foto: LSA

Numri i infektimeve zyrtare e kapërceu shifrën e 28 mijë vetëve të hënën, ose afërsisht 1% e popullsisë banuese të Shqipërisë. Më shumë se gjysma e tyre janë infektuar përgjatë gjashtë javëve të fundit.


Mbi 600 persona iu shtuan numrit të të prekurve nga COVID-19 ditën e hënë, ndërkohë që rekordi i mëparshëm i infektimeve ditore u rrëzua të dielën, kur u identifikuan 597 të prekur të rinj. Së bashku me ata që dolën pozitivë në testimet zyrtare të hënën, numri i të sëmurëve me COVID-19 kapërceu 28 mijë vetët, një numër ky afërsisht i barabartë me 1% të popullsisë totale të Shqipërisë.

Kjo do të thotë se 99% e popullsisë i ka ende mundësitë që të shmangë sëmundjen që ka vrarë deri tani 2.24% të të gjithë shqiptarëve të prekur prej saj dhe që sipas studimeve ndërkombëtare, lë pasoja të ndryshme në shëndetin fizik dhe në shëndetin mendor për një pjesë të madhe të atyre që arrijnë ta kalojnë dhe të shërohen prej saj.

Numri i personave aktualisht të sëmurë me COVID-19 dhe ritmi i shtimit të tyre është njëkohësisht i lartë dhe i shpejtë. Të hënën mbi 14,348 persona rezultuan të sëmurë, nga të cilët, 406 janë nën kujdesin e mjekëve në spitale, ndërsa pjesa tjetër janë duke u kuruar në shtëpi. Numri i personave të sëmurë është dyfishuar përgjatë 25 ditëve të fundit, ndërsa gjatë kësaj periudhe, 171 shqiptarë kanë humbur jetën. Një projeksion i thjeshtë aritmetikor sugjeron që deri në fund të vitit, në Shqipëri numri i të sëmurëve me COVID-19 të arrijë në 50 mijë vetë ndërsa numri i të vdekurve në rreth 1 mijë.

Kjo është një situatë që Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e përshkroi të dielën në një konferencë për shtyp njëkohësisht si “situatë kritike” dhe gjithashtu “e kontrolluar”.

“Situata përsa i përket ditëve të fundit është një situatë e kontrolluar, pra vlerësohet që rritje e qëndrueshme e rasteve, karakterizon javën që po mbyllim. Por sigurisht që është një situatë kritike, sepse krahasuar me një muaj më parë, kemi një dyfishim të rasteve pozitive ditore në raport me muajin e parë,” deklaroi Manastirliu. [Link]

Komentet e saj kontradiktore vijnë në një kohë kur qeveria përballet me pikëpyetje mbi aftësinë e saj për të kontrolluar pandeminë si dhe efikasitetin e dyshimtë të masave të ndërmarra deri tani, siç ishte mbajtja e maskës me detyrim e vendosur më 15 tetor dhe vendosja e ndalimqarkullimit në orët e vona të natës, që prej datës 11 nëntor.

Ndryshe nga Shqipëria, vende të tjera të rajonit dhe Europës kanë kaluar në masa drastike për të ndaluar përhapjen e infektimeve të reja.

Anglia dhe qytete të ndryshme të Gjermanisë, apo qeveria rajonale e Katalunjës në Spanjë kanë urdhëruar mbylljen e restoranteve dhe kafeneve, por kanë vendosur të mbajnë shkollat hapur ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë zgjedhur të mbyllin shkollat dhe të mbajnë restorantet hapur.

Ndërsa e gjithë bota po përballet me një situatë të vështirë me koronavirusin dhe përgjigjet politike janë larg të qenit të thjeshta, Franca dhe Spanja rezultojnë më të suksesshme në pengimin e përhapjes së virusit, sipas një analize të The Neë York Times, ndërsa në SHBA virusi vijon të përhapet me shpejtësi.

Presidenti Ilir Meta ishte politikani i rradhës të hënën, që i bëri thirrje qeverisë të rrisë testimet. Shqipëria ka mbajtur përgjatë të gjithë pandemisë një numër shumë të ulët testimesh, pavarësisht se rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë për sa më shumë testime me synimin e hetimit epidemiologjik sa të jetë e mundshme.

I përballur me këtë pyetje, Kryeministri Edi Rama sugjeroi pak ditë më parë se kërkesat për më shumë testime mund të jenë nxitur nga industria farmaceutike, duke ushqyer në këtë mënyrë një nga shumë teoritë e komplotit që vërviten përreth pandemisë.

Tani për tani, Shqipëria duket se nuk ka në plan të ndërmarrë masa shtesë, në veçanti masa jopopullore si mbyllja e bizneseve. Ndërsa zgjedhjet e vitit të ardhshëm po afrohen, zyrtarët e qeverisë, përfshirë kryeministrin, refuzojnë të diskutojnë as në parim për ndërmarrje masash shtesë.

Shërimi pa testim shton të shëruarit

Dita e hënë shënoi edhe një numër rekord personash të shëruar, gjithsej 564 persona, të cilët u klasifikuan si të shëruar nga Ministria e Shëndetësisë për shkak se kanë kaluar dy javët e karantinës që nga dita kur u identifikuan si të sëmurë. Rekordi tjetër i mëparshëm i shërimeve më 2 tetor, ishte 265. Kjo thyerje e rekordit me mbi dy herë duket se vjen më së shumti si pasojë e ndryshimit të metodologjisë së punës.

Ndonëse qeveria nuk e ka pranuar kurrë se ka një problem me kapacitetet testuese për COVID-19, të dielën Manastirliu deklaroi se strategjia aktuale e testimeve mbështetet te parimi i “maksimizimit të burimeve aktuale”. Dhe ndryshe nga Rama, që beson se kërkesa për më shumë testime nxitet nga interesat ekonomike të industrisë farmaceutike, Manastirliu pranoi atë që ekspertët në të gjithë botën kanë kërkuar me ngulm që nga fillimi i pandemisë.

“Sigurisht që testimet janë shumë të rëndësishme. Dhe jo më kot ne po i rrisim këto kapacitete,” tha Manastirliu.

Gjirokastra kapërcen Tiranën

Qarku i vogël në jug të Shqipërisë ka një popullsi të vlerësuar prej më pak se 60 mijë banorësh por gjatë ditëve të fundit, rritja e shpejtë e numrit të të sëmurëve me COVID-19 e ngjiti atë në një shkallë prevalence të rasteve më të lartë se sa Tirana, që ka qenë gjatë të gjithë pandemisë, qendra kryesore në vend. Të hënën, 47 raste të reja u identifikuan në Gjirokastër, duke e rritur numrin e rasteve aktive në qark në 467 vetë me prevalencë prej 786 personash për 100 mijë banorë. Kjo është më e lartë se sa prevalenca në qarkun Tiranë, aktualisht 760 raste për 100 mijë banorë.

Mesatarja kombëtare e prevalencës është 504 për 100 mijë banorë dhe në krahasim me të hënën e kaluar vendi ka 20% më shumë raste aktive.

Qarku i Dibrës është aktualisht më i sigurti sa i përket përhapjes së COVID-19 me 125 raste për 100 mijë banorë. Vlerësimi i prevalencës është gjithsesi me një shkallë pasigurie për shkak se të dhënat e popullsisë janë vlerësime të mbështetura mbi një census të kryer gati një dekadë më parë.

Etiketa: BanorëcensusCOVIDCOVID-19detyrimEdi RamaFrancaIlir MetakarantinëKryeministri Edi RamaMasaMetaMjekmjekëOgerta ManastirliupasojaPunëQeveriaRamaraportSHSHBAshqipShqipëriShqipëriaShtetet e BashkuaraSpanjaTeoritë e komplotittestimeTestimetTiranaTiranëZgjedhjet
Tjetri
Pas muajsh “qetësie” nga pandemia, dyfishohet numri i refugjatëve të kapur në Korçë

Pas muajsh “qetësie” nga pandemia, dyfishohet numri i refugjatëve të kapur në Korçë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.