AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Besueshmëria e shoqërisë civile shënon rritje, vëren raporti

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qytetarë duke protestuar në Tiranë më 18 Dhjetor 2019 kundër ligjit “Rama” për median online. Protestat e qytetarëve sollën paralizimin e maxhorancës qeverisëse më të madhe që ka parë vendi sa i përket numrave të kontrollit parlamentar, duke treguar fuqinë e protestave qytetare.
Foto: LSA

Angazhimi i aktivistëve për koordinimin e fushatës së ndihmave për personat e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 solli një rritje të besimit të publikut te shoqëria civile, vëren një raport i hartuar nga IDM.

Qytetarë duke protestuar në Tiranë më 18 Dhjetor 2019 kundër ligjit “Rama” për median online. Protestat e qytetarëve sollën paralizimin e maxhorancës qeverisëse më të madhe që ka parë vendi sa i përket numrave të kontrollit parlamentar, duke treguar fuqinë e protestave qytetare.
Foto: LSA

Gjendja e të drejtave të njeriut duket se ka ardhur drejt përkeqësimit gjatë dy viteve të fundit, në veçanti në drejtimin e sulmit të politikës kundër medias dhe nismave ligjore kontroverse që cënojnë parimet e shtetit të së drejtës por veprimtaria e aktivistëve dhe organizatave të shoqërisë civile gjatë vitit 2019 duket se ka sjellë një përmirësim të imazhit të shoqërisë civile në sytë e publikut të gjerë, bëhet e ditur nga një raport vlerësimi i hartuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, raport që u prezantua të enjten.

Evelina Azizaj, autore e raportit për Shqipërinë për vitin 2019, u shpreh se dimensionet në përmirësim janë ato të kapacitetit organizativ të OSHC-ve si edhe ofrimi i shërbimeve të tyre.

“Kryesisht këto përmirësime vihen re në organizatat e shoqërisë civile në zonat urbane kryesore, pasi ato në zonat urbane më të vogla apo në zona rurale e kanë më të vështirë gjetjen e burimeve njerëzore të kualifikuara, kjo kryesisht edhe për shkak të depopulimit të zonave”, tha znj. Azizaj.

Indeksi i Qëndrueshmërisë së Organizatave të SHoqërisë Civile në Europën Qendrore dhe Lindore dhe EuroAzinë është një instrument që mbështetet nga USAID dhe vlerëson gjendjen e shoqërisë civile për nga pikëpamja e nivelit të organizimit, të menaxhimit të burimeve financiare dhe të ndikimit në publik.

Angazhimi i jashtëzakonshëm i aktivistëve për koordinimin e grumbullimit dhe shpërndarjes së ndihmave në ditët pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit dhe fakti që një numër shumë i lartë qytetarësh ia besuan kontributet e tyre organizatave dhe aktivistëve ishte një nga treguesit e përmirësimit. Beteja e gjatë e shoqërisë civile për të ruajtur internetin nga përpjekjet e qeverisë për ta “rregulluar” përmes një kontrolli administrativ, ishte një tregues tjetër.

Beteja deri tani e suksesshme për mbrojtjen e lumit Vjosa nga planet për ndërtim hidrocentralesh si dhe beteja e gjatë për mbrojtjen e Teatrit kombëtar kanë qenë raste pozitive ndërkohë që shqetësime u ngritën për vështirësitë e shumta që hasin organizatat vendore në qytete të ndryshme të Shqipërisë

Zhaneta Satri, përfaqësuese e USAID në Shqipëri u shpreh se imobilizimi i menjëhershëm i organizatave të shoqërisë civile gjatë dy rasteve të tërmetit si dhe të pandemisë është një tregues pozitiv për qëndrueshmërinë.

“Dua të veçoj dy momente kryesore, atë të tërmetit  të vitit të kaluar si edhe atë në kuadrin e pandemisë,  ku imobilizimi imediat dhe adaptimi efektiv I shoqërisë civile në këto situata tregoi kreativitetin e përshtatjes së tyre në situate të tilla”,u shpreh znj. Satri gjatë prezantimit virtual.

Qëndrueshmëria financiare vazhdon të jetë dimensioni më i dobët në indeksin për Organizatat e Shoqërisë Civile. Ndërsa në stanjacion kanë mbetur edhe mjedisi ligjor.

Advokimi paraqitet si dimensioni më I qëndrueshëm gjatë gjithë këtyre viteve të monitorimit, megjithëse me sfida të shumta.

“Situata politike shumë e polarizuar në vendin tone ka vështirësuar përpjekjet advokuese të organizatave”, sqaroi znj. Azizaj.

Të njëjtin mendim ndanë edhe Olsi Nika nga organizata mjedisore “Eco Albania” dhe Gjergj Erebara nga rrjeti BIRN.

“Kemi pasur raste të advokimit të suksesshem me çështjet mjedisore, por klima politike në vend vazhdon të mbetet  degraduese përsa i përket debateve dhe konsultimeve, klimë e cila po ndrydh gjithnjë e më shumë liritë e qytetarëve”, tha Nika.

Nga ana tjetër, Gjergj Erebara u shpreh se zhvillimet pozitive për shoqërinë civile  konsistojnë në faktin se është kaluar nga fakti i organizimit të protestave për efekt projekti në organizimin e tyre për efekt aktivizmi.

Gjergji Vurmo nga IDM gjithashtu theksoi se fakti që organizatat e shoqërise civile kanë arritur të shtyjnë apo të pengojnë disa prej nismave shtypëse të qeverisë mbi shoqërinë civile, është një arritje dhe diçka pozitive për orientimin drejt një shoqërie demokratike.

Etiketa: aktivistAktivistëBIRNdemokraciEco AlbaniaGjergj ErebaraGjergji VurmoIDMIndeksiKontrolliMjedisiOlsi NikaProtestatRamaraportRaportiSHshqipShqipëriUSAIDVjosa
Tjetri
Kisha Ortodokse Serbe mund të përballet me një padi për abuzim seksual

Ndërron jetë nga COVID-19 Patriarku Irinej i Serbisë

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.