AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Pamjet me dron zbulojnë mozaikun e fshehur në kalanë e Durrësit

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
6 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Fortifikime e Durrësit | Foto nga : Gëzim Kabashi

Një rozetë-mozaik e panjohur më parë është zbuluar në fortifikimet e Durrësit gjatë filmimeve të një dokumentari, duke nxitur debatin për projektet e zhvillimit të zonës arkeologjike të qytetit bregdetar.

Fortifikime e Durrësit | Foto nga : Gëzim Kabashi

Specialistët e monumenteve në Durrës u habitën, kur gjatë premierës së dokumentarit “Vangjel Toçi arkeologu vizionar i Durrësit antik” panë në ekran pamjet e marra me dron të një rozete-mozaik të panjohur më parë, që ndodhej brenda mjediseve të njërës nga kullat e kalasë.

Banesat e ngritura në vite thuajse ngjitur me muret e kështjellës mesjetare të qytetit e kanë bërë mjaft të vështirë ndërhyrjen e arkeologëve dhe restauruesve, duke sjellë shpesh edhe dëmtime të monumentit. Më i rëndi ishte shembja e kullës C të murit bizantin, një pjesë e të cilit u rrafshua nga tërmeti i vitit të kaluar.

Financimi prej 40 milion euro nga Bashkimmi Europian, si dhe ndërhyrjet që pritet të fillojnë nga Fondacioni shqiptaro-amerikan veçanërisht në amfiteatër synojnë ndryshimin e situatës edhe në këtë hapësirë .

“Çlirimi i mureve të kalasë nga ndërhyrjet e paligjshme, nga ndërtimet abuzive apo shpronësimi i banesave nga banesat e pahipotekuara do të jetë pjesë e projektit për ngritjen e Parkut Arkeologjik në të gjithë zonën qendrore të qytetit,” tha për BIRN drejtori i Qendrës Muzeore, Alban Ramohitaj.

E gjithë gjatësia prej disa qindra metrash e mureve të hershme nga Torra mesjetare deri në Kullën anzhuine, që shërben edhe si belvedere e Durrësit, së bashku me traktet e fortifikimit të periudhave të mëvonshme deri në afërsi të Bashkisë së qytetit janë bërë kohët e fundit pjesë e një verifikimi të hollësishëm, në raport me banesat e çdo  lloji të ngritura pranë tyre.

I gjithë ky territor 4-këndor që kufizohet në krahun tjetër nga Bulevardi “Epidamn”, siç njihet tani “Rruga Tregtare”, në pjesën qendrore të tij “ruan” Amfiteatrin antik, rivitalizimi i të cilit  përbën edhe qëllimin kryesor të projekteve të fundit në qytetin e Durrësit.

Projekti i financuar nga Bashkimi Europian synon ta transformojë zonën historike të qytetit, ndërsa për të njejtin territor të trashëgimisë arkeologjike dhe historike të Durrësit, ka një marrëveshje bashkëpunimi mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit Amerikano-Shqiptar të Zhvillimit.

Banorët Dyshojnë në të ardhme e projektit

Fortifikimet e Durrësit | Foto nga : Gezim Kabashi

Ramohitaj shton se afro gjysma e truallit pranë mureve të kalasë, përfshirë edhe disa prej banesave të ngritura në 30-40 vitet e fundit i përket shtetit dhe lirimi I tyre nuk do të jetë shumë I vështirë.

“Pa folur për dëmet që ka shkaktuar tërmeti I fundvitit të kaluar në disa prej shtëpive të ndërtuara ngjitur me muret,” vlerëson ai.

Por vetë banorët nuk kanë të njëjtin mendim.

Njëri prej tyre, që kërkoi të mos identifikohej tha për BIRN, se “kjo histori ka nisur para 20 vjetësh,” dhe duket sikur do të vazhdojë me të njejtën muzikë nga autoritetet.

“Qeveria e djathtë në vitin 2008 përcaktoi një fond prej 1 milion USD për ndërtimin e pallateve ku do të strehoheshin familjet mbi amfiteatër, por asgjë nuk ndryshoi,” tha ai.

“E njejta gjë u përsërit me mazhorancën aktuale, por që nga viti 2014 janë shpronësuar vetëm 5 familje, ndërsa 10 të tjera ende banojnë  mbi galeritë e pjesës lindore të monumentit”.

Ky banor thotë më tej, se veç amfiteatrit, numri i shtëpive dhe shtesave të ngritura veçanërisht në zonën e mureve mesjetare drejt kodrës së Vilës u shtua pas viteve 1990, kur shtesat e ndërtuara dhe oborret private bllokuan pjesërisht hyrjet brenda kullave të kalasë.

Njëra prej tyre, e panjohur për publikun të çon brenda kullës Anzhuine dhe ndodhet nën këmbët e vizitorëve të shumtë, që mbërrijnë për ta parë nga lart qytetin dhe portin më të madh të vendit. Hyrja brenda kullës me lartësi rreth 15 metra, aktualisht ndodhet në oborrin e një banese, çka o ka shërbyer ruajtjes së monumentit, por edhe pamundësisë së qytetarëve të interesuar  për ta vizituar lirisht atë.

“Muret fortifikuese nuk u liruan në vitet ’70, kur drejtori i atëhershëm i Muzeut Arkeologjik të Durrësit, Vangjel Toçi kërkoi pastrimin e tyre për ti lënë hapësirë vizitorëve,” thotë Spiro Thama, i cili duket skeptik për ndërmarrjen e vështirë që kanë premtuar institucionet.

Sipas tij, 50 vjet më parë mjaftonte një telefonatë nga lart, për të larguar 50 familje, siç ndodhi për zbulimin e amfiteatrit.

Thama kujton se familja e tij në atë kohë është transferuar nga banesa pranë mureve të kalasë për të shmangur largimin drejt periferisë së qytetit.

Pastrimi i mundshëm i mureve i hap rrugë kërkimeve arkeologjike

Arkeologia Brikena Shkodra, gjatë punës në oborrin e një familje durrsake | Foto : Gëzim Kabashi

Prof. asc. doc. Brikena Shkodra tha për BIRN se intensiteti i ndërtimeve në periudhën osmano-moderne ka murosur për shekuj  të tërë historinë pararendëse të kësaj pjese të mureve, duke kufizuar së tepërmi mundësinë e kërkimit arkeologjik në këtë hapësirë shumë të rëndësishme të qytetit.

Sipas arkeologes Shkodra, treguesit e pakët dëshmojnë gjurmë fortifikimi që nisin në shek 4-rt p.e.s, pra 2300 vjet më parë.

Ajo shprehet se fortifikimet më të rëndësishme të shek. VI, që shihen nga Torra mesjetare e në vijim, janë pa dyshim muret rrethuese të Durrësit që i takojnë periudhës së sundimit të perandorit Anastasi I. Ato janë ndërtuar krejtësisht me tulla dhe kanë një gjerësi prej 3,50 metrash. Çdo 60-65 metra janë ndërtuar kulla të fuqishme pesëkëndëshe, të cilat kanë patur një lartësi prej 18 m dhe ndaheshin në tri kate me dysheme druri-shpjegon hollësisht punonjësja e Institutit të Arkeologjisë.

“Në shumë drejtime vlerat arkitektonike të Durrësit në fushën e artit të fortifikimit i kalojnë kufijtë krahinorë dhe pastrimi i plotë I tyre do ti shërbente edhe zbulimeve të reja arkeologjike,” përfundoi Brikena Shkodra.

Etiketa: Alban RamohitajarkeologBanorëBashkimi EuropianBIRNBrikena ShkodraDurrësEpidamnEuroFamiljeKullamarrëveshjeMjaftmozaikParaPunëQeveriaraportSHTorraVangjel ToçI
Tjetri
Dita e tetë rradhazi me rritje, 786 të sëmurë të rinj me COVID-19

Trembëdhjetë të vdekur nga COVID-19

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.