AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

KED lejon dy kandidatë të vazhdojnë garën për vakancat në Gjykatën Kushtetuese

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata Kushtetuese. Foto: Malton Dibra/LSA

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi të hënën të ndalojë kandidimin e tre prej gjashtë kandidatëve për dy vakancat në Gjykatën Kushtetuese të shpallura nga Presidenti i Republikës dhe Kuvendi i Shqipërisë, ndërkohë që një është tërhequr. Altin Binaj dhe Aleksandër Toma u lejuan të kandidojnë për dy vendet vakante.  

Gjykata Kushtetuese. Foto: Malton Dibra/LSA

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, KED vendosi të hënën të lejojë kandidimin për në Gjykatën Kushtetuese të dy prej gjashtë kandidatëve që kishin aplikuar për dy vakancat e parakohshme të shpallura nga Presidenti i Republikës dhe Kuvendi i Shqipërisë.

Në njoftimin e KED thuhet se në mbledhjen e të hënës janë shqyrtuar gjetjet e procedurave të verifikimit për kandidatët Zhaklina Peto, Eugen Papandile, Aleksandër Toma, Altin Binaj, Ilir Hasnedari dhe Orkida Totojani që kanë aplikuar për vendin vakant të shpallur dhe rishpallur tri herë nga Presidenti i Republikës prej shkurtit 2018 e në vazhdim. Dy prej kandidatëve që kanë aplikuar për vakancën e shpallur nga Presidenti i Republikës, Altin Binaj dhe Ilir Haznedari, i janë përgjigjur edhe shpalljes së vendit vakant nga Kuvendi i Shqipërisë.

Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka 4 anëtarë; Vitore Tushën, Elsa Toskën, Marsida Xhaferllarin dhe Fiona Papajorgjin. Pesë anëtarë të tjerë priten të zgjidhen mes Presidentit të Republikës, Kuvendit dhe Gjykatës së Lartë.

KED sqaron se pas shqyrtimit të dokumentacionit lidhur me plotësimin e kushteve ligjore nga secili kandidat, u vendos që të lejohet Altin Binaj për të vazhduar garën për të dy vendet vakante të shpallura nga Presidenti i Republikës dhe nga Kuvendi i Shqipërisë. Gjithashtu, është vendosur që edhe Aleksandër Toma të vazhdojë kandidimin për vakancën e shpallur nga Presidenti i Republikës.

Ndërkohë KED ka ndaluar kandidimin e Eugen Papandiles, Zhaklina Petos dhe Ilir Haznedarit. “Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë pasur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji”, citohet në njoftim.

KED ka vendosur edhe përfundimin e procedurës së verifikimit për kandidatët Orkida Totojani dhe Eugen Papandile, për vakancën e shpallur nga Presidenti i Republikës më 7 shkurt 2018, për shkak të tërheqjes së tyre.

Më parë janë tërhequr nga kandidimi Klodian Rado, Prel Martini dhe Envi Hicka. KED vendosi në muajin korrik të ndalojë kandidimin e Besnik Muçit, Ardita Alsulës, Shaqir Hasanajt, Vjosa Bodos, Vasil Benods dhe Dedë Kasnecit, edhe këta për mangësi të kushteve.

Dy thirrje paralele të hapura nga Kuvendi i Shqipërisë dhe Presidenti i Republikës prej shkurtit 2018 nuk kishin arritur të prodhonin asnjë kandidatë të vlefshëm deri në mbledhjen e të hënës më 23 nëntor.

Gjykata Kushtetuese po hyn në vitin e tretë të mosfunksionimit të saj, pas rrëzimit në veting dhe largimit me dorëheqje të anëtarëve të saj. Ndërkohë, procedurat për zgjedhjen e anëtarëve të rinj në vjeshtën e vitit 2019 shkaktuan një konflikt të ashpër mes institucionit të Presidentit të Republikës dhe kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, duke sjellë edhe largimin e këtij të fundit.

Etiketa: Altin BinajArdian DvoraniDibraEugen PapandileGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatëskandidatëtKEDKëshilli i Emërimeve në DrejtësiKlodian RadokonfliktkushtetueseKuvendishqipVetingVjosaZhaklina Peto
Tjetri
Të rikthejmë madhështinë amerikane

Rendi botëror i Joe Biden

center of gostivar 1536x864

Analizat konfirmojnë ndotjen fekale të ujit të pijshëm në Gostivar

14:47 | 21/07/2026
mbledhje e klgj

Shtatë gjyqtarë në garë për tre vende në KLGJ

14:46 | 21/07/2026
veliaj ndreca

Gjykata gjobit avokatin e Erion Veliajt për zvarritje procesi

11:49 | 21/07/2026
zvernec

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

05:56 | 21/07/2026
beci 750x584

Gjykata e Posaçme çel gjykimin për kryebashkiakun Benet Beci

18:45 | 20/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-presidenti Bamir Topi dëshmon në gjyqin ndaj Berishës

18:29 | 20/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.