AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

FMN e pakënaqur me menaxhimin e fondeve të tërmetit

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj

Drejtorët e Fondit Monetar Ndërkombëtar i bënë thirrje qeverisë së kryeministrit Edi Rama të vendosë nën kontrollin e sistemit të menaxhimit buxhetor fondet e rindërtimit si dhe të zbatojë standarde të larta transparence, duke sinjalizuar në këtë mënyrë pakënaqësi për menaxhimin aktual të një xhepi buxhetor me vlerë qindramilionë euro.

Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj

Fondi Monetar Ndërkombëtar bëri vërejtje mbi mënyrën e menaxhimit nga qeveria e kryeministrit Edi Rama të fondit të rindërtimit, të krijuar nga buxheti i shtetit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, duke bërë thirrje për heqje dorë nga praktikat e prokurimeve në kushtet e emergjencës dhe duke kërkuar kanalizimin e shpenzimeve në buxhetin e konsoliduar të shtetit, jo si një xhep i veçantë i buxhetit.

Fondi publikoi raportin e vet për Shqipërinë pasi monitorimit të kryer në kuadër të programit të ndihmës emergjente të akorduar për t’u përballur me pasojat e pandemisë së koronavirusit. Raporti vëren se ekonomia shqiptare do të tkurret këtë vit me 7.5%, vlerësimi më i keq deri më tani nga ky institucion ndërkombëtar që më herët parashikonte rënie ekonomike prej rreth 5.5%. Por përveç rënies së parashikuar në këto përmasa, FMN argumenton se rreziqet janë në kahun e përkeqësimit, në veçanti rritja e numrit të personave të infektuar nga koronavirusi i ri në Shqipëri apo në Europë, gjë që pengon të ardhurat nga turizmi dhe remitancat.

FMN përsëriti paralajmërimin e rrezikut që mbartin koncesionet e qeverisë për xhepat e taksapaguesve sot dhe në të ardhmen dhe kërkoi llogaritjen e kostos së PPP-ve si detyrim i buxhetit të shtetit jo vetëm për vitin aktual, por edhe për vitet e ardhshme.

“Stafi theksoi se disa rrugë të shkurtra në programin e menaxhimit buxhetor të ndjekura si domosdoshmëri gjatë emergjencës duhet të rregullohen sa më parë të jetë e mundur dhe që fondet e rindërtimit nga tërmeti t’i nënshtrohen kontrolleve të përshtatshme të sistemit të menaxhimit buxhetor,” shkruhet në raport.

Kryeministri Edi Rama vendosi më herët këtë vit të kanalizojë fondet e rindërtimit në një ministri të re, të quajtur Ministria e Rindërtimit, duke i lejuar vetes të kryejë procedura prokuruese të tilla që kufizojnë konkurrencën për hatër të shpejtësisë së kryerjes së punimeve. Të kritikuara nga opozita si tenderë të paracaktuar, prokurimet për rindërtimin gjithsesi kanë ecur në mënyrë jo shumë urgjente deri më sot. FMN argumenton se kjo nuk është rruga më e mirë për menaxhimin e programit të rindërtimit, por kërkon që planifikimi dhe ekzekutimi i programit të kryhet brenda kuadrit ligjor buxhetor, ku përfshihet detyrimi për të marrë miratim paraprak nga parlamenti për shpenzimet dhe kryerjen e tenderëve të mirëfilltë.

“Është e rëndësishme që të sigurohemi të kemi prokurim të përshtatshëm, mbikëqyrje të fortë, monitorim të përshtatshëm dhe raportim të rregullt (përfshirë publikimin e pronarëve përfitues të kontratave të prokurimit), si dhe audite të pavarura pas kryerjes së punimeve,” shkruan FMN në raport.

Etiketa: AhmetajArben AhmetajbuxhetiBuxheti i ShtetitdetyrimEdi RamaEkonomiaEkonomia shqiptareEuroFMNKoncesionetKryeministri Edi RamaOpozitaPPPQeveriaRamaraportRaportishqipShqipërishqiptaretenderTurizmi
Tjetri
Donika Prela kërkon përjashtimin e Natasha Mulajt dhe Ina Ramës për konflikt interesi

Kolegji rrëzoi KPK-në: Donika Prela kishte mungesë burimesh dhe fshehu pasurinë

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.