AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Aktivistët mjedisorë optimistë për popullatën e Kalit të Qyqes në Ballkan

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kali i Qyqes gjate shtegtimit te tij_Foto_PNEA

Rezultatet e monitorimit  për vitin 2020 për popullatën e  shkabës së rrezikuar të Kalit të Qyqes në Ballkan dhe Afrikë, nxorën në pah nevojën për të minimizuar faktorët rrezikues për vazhdimësinë e kësaj specie të rrallë.

Kali i Qyqes gjate shtegtimit te tij_Foto_PNEA

Ekipet e monitorimit në terren kanë sjellë optimizëm për sa i përket të dhënave që kanë të bëjnë me popullatën e Kalit të Qyqes në Ballkan.

Sipas Shoqatës së Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) dhe Shoqatës së Ornitologëve Shqiptarë (AOS), në Shqipëri janë identifikuar 3 çifte të Kalit të Qyqes dhe 3 individë në 9 territore të vendit.

“Edhe pse një numër i njëjtë territoresh, fatkeqësisht është vënë re humbje e një territori të vjetër si dhe fatmirësisht, është raportuar rasti i një territori të ri, çfarë ka bërë që numri i territoreve të zënë të qëndrojë i njëjtë me vitet e kaluara,” thanë nëpërmjet një njoftimi për shtyp PPNEA dhe AOS.

Në kuadër të projektit “LIFE – Jetë e re për Kalin e Qyqes”, në 14 vende të Ballkanit, Afrikës dhe Lindjes së Mesme, grupe studimore ndërmarrin vit pas viti iniciativa monitoruese për të identifikuar ecurinë dhe masat që duhet të ndërmerren për rimëkëmbjen e kësaj shkabe të rrezikuar.

Sipas grupeve të studimit, monitorimi i këtij lloji shkabe kërkon një impenjim të veçantë, pasi duhet shpenzuar edhe koha e nevojshme pranë territoreve të folezimit për të nxjerrë rezultatet e duhura në lidhje me territoret e zëna prej tij – numrit të çifteve apo individëve, numrin e foshnjeve të çelura, e të tjera.

Sipas rezultateve të publikuara nga PPNEA dhe AOS, në nivel Ballkani u shënua një rritje me 9% në numrin e çifteve.

“Dy prej këtyre çifteve u identifikuan në Bullgari, 1 në Shqipëri dhe 1 tjetër në Greqi”, citohet në raportin e ekipeve monitoruese.  “Fatkeqësisht, numri i individëve të çelur e të aftë për të fluturuar ishte më i ulët se vitin e kaluar”, vijon raporti.

Një prej faktorëve kyç të uljes drastike të popullatës së Kalit të Qyqes mbetet helmimi, ndjekur nga faktorë të tillë si elektroshoku, apo përplasja me shtyllat e energjisë elektrike.

Pikërisht në lidhje me këto faktorë rrezikues për vazhdimësinë e kësaj specie, ekspertët dhe studiuesit e fushës janë duke bashkuar forcat për ndërmarrjen e disa masave specifike për të minimizuar këto rreziqe si në territoret e folezimit ashtu edhe në territoret që përshkohen nga Kali i Qyqes gjatë shtegtimit dhe rrugëtimit të tij.

Etiketa: aktivistAktivistëAOSBallkanBallkaniBullgariGreqiKali i qyqesMjedisitMonitorimiOrnitologPPNEARaportiSHshqipShqipëri
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Bilbil Mete –Prokuroria e Përgjithshme

Skeda e pasurisë së deklaruar –Bilbil Mete –Prokuroria e Përgjithshme

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.