Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor Lajme

Anëtari i KPA-së, Luan Daci dënohet për falsifikim të dokumenteve

Edmond HoxhajNgaEdmond Hoxhaj
15:48 | 01/12/2020
Në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, KPA, Lajme
Kohe leximi: 4 minuta
A A
0
Gjykata e Posaçme e Apelit rikthen në detyrë Luan Dacin

Gjyqtari Luan Daci dhe avokati i tij, Jordan Daci gjatë masës së sigurisë në shkallën e parë. Foto: Edmond Hoxhaj.

Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e gjeti të drejtë konkluzionin e prokurorisë se anëtari i Kolegjit, Luan Daci ka kryer falsifikim nëpërmjet mosdeklarimit të një mase disiplinore në formularin e aplikimit për një pozicion në institucionet e vetingut. Gjykata vendosi dënimin e tij me 6 muaj burgim dhe pezullimin e dënimit për një vit.

Gjyqtari Luan Daci dhe avokati i tij, Jordan Daci gjatë masës së sigurisë në shkallën e parë. Foto: Edmond Hoxhaj.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi të martën të shpallë fajtor dhe të dënojë për veprën penale “falsifikim të dokumenteve”, anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA, Luan Daci.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK e akuzon Luan Dacin se ka falsifikuar dokumentet gjatë aplikimit për pozicionin e tij, përmes paraqitjes së rrethanave të rreme nëpërmjet mosdeklarimit të një mase disiplinore për largim nga puna të vitit 1997.

Prokurorët e SPAK, Altin Dumani dhe Klodian Braho, i paraqitën gjykatës konkluzionet përfundimtare në seancën e të martës, kur kërkuan shpalljen fajtor të gjyqtarit të KPA Luan Daci dhe dënimin e tij me 1 vit heqje lirie.

Vetë i pandehuri Luan Daci dhe dy përfaqësuesit ligjorë të Dacit, avokatët Andi Durraj dhe Jordan Daci kërkuan pafajësi duke e konsideruar të pabazuar kërkesën e prokurorisë.

Gjatë shpalljes së vendimit, gjyqtari Sandër Simoni përmblodhi argumentet dhe arsyetimin e tij, ku është bazuar në marrjen e vendimit për dënimin e anëtarit të Kolegjit Luan Daci.

Ai tha se kërkesa për aplikim për një pozicion në institucionet e vetingut nga Daci ka pasqyruar një të dhënë jo të vërtetë, pasi ka fshehur faktin e marrjes së masës disiplinore të shkarkimit nga ana e ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vitin 1997.

“Duke analizuar provat, gjykata vlerëson se Luan Daci në kërkesën e tij drejtuar Avokatit të Popullit ka paraqitur rrethanë të rreme duke fshehur masën disiplinore të marrë ndaj tij”, pohoi gjyqtari Simoni. Sipas tij, ku deklarim i rremë ka dhënë pasoja dhe efekt në zgjedhjen e Dacit si anëtar i KPA.

Ashtu si prokuroria, edhe gjykata konstaton se masa disiplinore duhej të ishte deklaruar në aplikim, pasi ishte një nga kushtet për t’u kualifikuar.

“Gjykata krijon bindjen se kërkesa për aplikim e z.Luan Daci përbënë dokument dhe paraqitje jo të vërtetë të një rrethane. Veprimet e mospërmendjes, si dhe rrethana e rreme e deklaruar në seancen dëgjimore në komisionin ad hoc, tregon se i pandehuri e ka pohuar me dashje këtë të pavërtetë”, evidentoi Simoni dhe shtoi se nga ky akt Daci ka përfituar, pasi është emëruar në detyrë.

Simoni paraqiti arsyetimin e tij edhe lidhur me qëndrimin e mbrojtjes që, bazuar në vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit, pretendon se në këtë rast nuk ekziston dokumenti. Sipas Simonit, vendimi i Apelit ka të bëjë me masën e sigurisë.

“Përkundër pretendimeve të mbrojtjes, gjykata vlerëson se ai vendim ka efekte për shfuqizimin e masës se sigurisë. Sipas gjykatës jemi përballë faktit penal”, pohoi Simoni dhe shpalli deklarimin fajtor të Dacit për veprën penale “falsifikim të dokumenteve” dhe caktoi masën e dënimit me 6 muaj burgim dhe pezullimin e këtij dënimi me 1 vit, me kusht që të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të paraqitet pranë Shërbimit të Provës.

Gjithashtu gjykata vendosi të deklarojë të falsifikuar kërkesë/aplikimin e datës 3 shkurt 2017 të depozituar nga Daci pranë Avokatit të Popullit për një pozicion në institucionet e rivlerësimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Pas përfundimit të seancës, gjyqtari i KPA Luan Daci e cilësoi të padrejtë vendimin e Gjykatës së Posaçme. “Nuk kam kryer asnjëherë falsifikim në jetën time. Do e apeloj”, u shpreh Daci për mediat.

Edhe avokati i tij mbrojtës, Jordan Daci e cilësoi të gabuar vendimin e gjykatës. Ai pretendoi se në arsyetimin e shkurtuar të vendimit u deklaruan fakte të ndryshme.

“Praktkisht nuk jemi përpara një dokumenti. Ky është një precedent shumë i rrezikshëm. Nuk është vetëm çështje e Luanit, sepse i hap rrugë një praktike shumë të keqe në raport me praktikën e falsifikimit të dokumentacionit në Shqipëri”, pohoi avokati.

“Ligji është fare i qartë. Deklarimi i rremë, edhe nëse është bërë një i tillë, nuk përbënë elementë të veprës penale në Republikën e Shqipërisë”, shtoi ai.

Avokati Daci përmendi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit që e rrëzoi vendimin e shkallës së parë për caktimin e masës së sigurisë “pezullim nga detyra” për Dacin.

“Në dallim nga vlerësimi që i bëri gjykata e shkallës së parë, duhet të kemi parasysh që vendimi për masën e sigurisë nuk ishte vetëm për masën e sigurisë, por i dha zgjidhje edhe ekzistencës së faktit penal”, pohoi Daci duke këmbëngulur se nuk ekzistonte fakti penal.

Luan Daci u denoncua në SPAK për falsifikim të dokumenteve nga ish-prokurori dhe ish-anëtari i KLP, Besnik Cani. Ndaj Dacit është dorëzuar në SPAK edhe një kallëzim i dytë nga ish-prokurorja e Prokurorisë së Tiranës Antoneta Sevdari; ish-prokurori i Korçës Elsion Sadiku dhe ish-gjyqtari i Apelit Tiranë, Ervin Metalla.

Këta të fundit i akuzojnë dy anëtarët e KPA-së Luan Daci dhe Ardian Hajdari se kanë gënjyer gjatë aplikimit dhe procesit të përzgjedhjes së tyre për një pozicion në institucionet e rivlerësimit dhe se kanë kryer evazion fiskal e fshehje pasurie.

Një masë sigurie për pezullimin nga detyra të Dacit e vendosur në muajin maj nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, u rrëzua një muaj më pas nga trupa gjyqësore e Apelit e përbërë nga gjyqtarët Dhimitër Lara dhe Nertina Kosova – ndërkohë që gjyqtari Sokol Binaj ishte në minorancë.

Dy anëtarët e shumicës argumentuan se paraqitja e të dhënave të rreme gjatë procesit të aplikimit për një post në institucionet e vetingut nga Daci nuk ka elementë të veprës penale të falsifikimit.  Sipas shumicës, mos-paraqitja, mos-shënimi apo mohimi i Dacit për masën disiplinore të largimit nga puna është një fakt që i mungon kundërligjshmëria.

SPAK ushtroi rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Apelit. Gjykata e Lartë vendosi në shtator ta kalojë çështjen për shqyrtim në seancës gjyqësore.

Etiketa: gjyqtarKolegji i Posaçëm i ApelimitLuan Daci
Tjetri
‘Kemi kontratë paramartesore’: Gjyqtari Qafa tenton të distancohet nga paratë e së shoqes

KPK anulloi seancën dëgjimore për prokurorin Bilbil Mete, pas ndërprerjes së procesit të rivlerësimit

Më të lexuarat

Gjykata e Posaçme e Apelit rikthen në detyrë Luan Dacin

Anëtari i KPA-së, Luan Daci dënohet për falsifikim të dokumenteve

15:48 | 01/12/2020
KQZ fal kryebashkiakun e Mallakastrës për dënimin në Greqi

Tre kryebashkiakë rrezikojnë gjoba për ‘keqpërdorim të fondeve publike’ në fushatë

19:19 | 24/03/2023
Në rajonet e thella shqiptare, migrimi bëhet pothuajse i pashmangshëm

Në rajonet e thella shqiptare, migrimi bëhet pothuajse i pashmangshëm

14:05 | 27/03/2023
“Mbretërit e Parë të Europës”: Objektet prehistorike ekspozohen në SHBA

“Mbretërit e Parë të Europës”: Objektet prehistorike ekspozohen në SHBA

18:04 | 24/03/2023
‘Tejkalim afatesh dhe zvarritje’: Prokurori Olger Eminaj jep shpjegime në KPK

‘Tejkalim afatesh dhe zvarritje’: Prokurori Olger Eminaj jep shpjegime në KPK

17:11 | 28/03/2023
Ujërat e ndotura pengojnë programin e “Flamurit Blu” në bregdetin shqiptar

Ujërat e ndotura pengojnë programin e “Flamurit Blu” në bregdetin shqiptar

19:29 | 27/03/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.