Një 43-vjeçar u plagos me armë zjarri në fshatin Balldre të Lezhës. Policia identifikoi dhe arrestoi komshiun e tij 69 vjeç si autor të dyshuar të ngjarjes.
Një 43-vjeçar u plagos me armë zjarri mëngjesin e së martës në fshatin Balldre të Lezhës, ndërsa policia identifikoi dhe arrestoi komshiun e tij si autor i dyshuar i ngjarjes.
Policia njoftoi se Hilë Gjini, iësh këshilltarë në Këshillin e Komuinës, ishte qëllua me pushkë sapo kishte dalë nga banesa dhe po dërgonte fëmijet në shkollë. 43-vjeçari ka marrë dy plumba në këmbë, ndërsa fëmijet të cilët ndodheshin në makinë fatmirësisht nuk janë lënduar.
Policia, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, identifikoi autorin e dyshuar të plagosjes, duke e arrestuar 2 orë pas atentatit. Policia tha se kishte arrestuar 69-vjeçarin Gjergj Gjini, ndërsa po largohej nga fshati. Atij iu kap edhe arme me të cilën dyshohet se ka kryer plagosjen.
“Nga tërësia e veprimeve hetimore mësohet se autori i ka zënë pritë 43-vjeçarit disa metra larg banesës dhe ka qëlluar në drejtim të automjetit që po lëvizte bashkë me fëmijet dhe më pas është larguar”, njoftoi policia.
Policia bëri me dije se dyshonte për një konflikt pronësie mes dy fqinjëve. 43-vjeçari Hilë Gjini nga viti 2011 deri në 2015-tën ka qenë këshilltar komunal në Balldre për Partinë e Gjelbër, e cila në atë kohë ka ishte në kualicion me Partinë Socialiste.