AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Komiteti i ekspertëve nuk merr masa shtesë për pandeminë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komiteti i ekspertëve, Eugena Tomini, (djathtas), Mira Rakacolli dhe Tritan Kalo.

Pas një mbledhjeje të mërkurën, Komiteti Teknik i Ekspertëve që menaxhon situatën me pandeminë e koronavirusit, deklaroi se masat aktuale do të vijojnë ndërsa nuk ndërmori masa të reja ndërsa argumentoi se gjatë ditëve të fundit, masat aktuale “kanë dhënë ndikim” në uljen e numrit të infektimeve.

Komiteti i ekspertëve, Eugena Tomini, (djathtas), Mira Rakacolli dhe Tritan Kalo.

Komiteti i Ekspertëve vendosi të mërkurën të mbajë në fuqi kufizimet aktuale për ndalimin e përhapjes së koronavirusit të ri, të tilla si ndalimqarkullimi gjatë orëve të natës, puna nga shtëpia për administratën publike, mësimi i alternuar në distancë dhe në shtëpi dhe ndalimi i grumbullimeve me mbi 10 persona, por nuk vendosi masa shtesë duke argumentuar se “java e fundit ka treguar një ndikim të masave shtrënguese si ora policore.”

“Do të vijojnë të jenë të ndaluara grumbullimet me mbi 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura si dhe mbledhjet partiake, tubimet, konferencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet e ceremonive mortore, përtej atyre familjare. Do të vazhdoje të jetë në fuqi pa afat kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00-6:00, ku përjashtim përbëjnë emergjencat dhe arsyet e punës. Do të vijojë të ketë kufizim të bareve, restoranteve, fast food, nga ora 22:00-6:00, përveç shërbimit delivery”, deklaroi Mira Rakacolli.

Shqipëria regjistroi viktimën e tetëqindtë më 30 nëntor ndërsa deri më 2 dhjetor, numri i viktimave të njohura zyrtarisht arriti në 822. Vetëm gjatë muajit nëntor kanë vdekur 301 persona dhe tendenca e numrit të vdekjeve është dukshëm në rritje.

Aktualisht ka 506 persona të shtruar në spitale nga të cilët, 39 janë nën kujdes intensiv. Numri i personave nën kujdes intensiv është rritur në mënyrë dramatike gjatë javës së fundit. Qeveria është përballur me akuza nga opozita mbi numrin e të vdekurve nga pandemia, ku opozita thotë se vdekshmëria është më e lartë. Komiteti i ekspertëve, ndërsa ka hedhur poshtë akuzat, nuk ka shpjeguar shumë nga metodologjia që ndjek për klasifikimin e vdekjeve. Në konferencën e të mërkurës, një gazetare e pyeti komitetin nëse vdekjet e raportuara përfshijnë vetëm vdekjet e ndodhura në spitale apo edhe ato të ndodhura në shtëpi. Komiteti nuk dha një përgjigje të qartë.

“Ka të përcaktuar mirë ligjërisht dhe shkencërisht, kur plotësohet një skedë vdekjeje, arsyet pse i sëmuri vdes. Nuk mund të bëhet asnjë ndërhyrje ose të krijohet një artificë si në lidhje me diagnozën e pranimit, diagnozën e evolucionit te rasteve ashtu dhe të përfundimit. Në këtë rast nuk mund të ketë asnjë lloj, në thonjëza ‘falsifikimi ose ndryshimi’,” deklaroi Tritan Kalo, mjek i spitalit infektiv. Por ai tha se për të ditur nëse vdekjet e ndodhura në shtëpi klasifikohen apo jo në statistikat zyrtare si vdekje nga COVID-19, për këtë duhen pyetur gjetkë.

“Për sa i përket rasteve të humbjes së jetës në shtëpi, unë nuk mund t’ju them asgjë sepse në këtë rast janë zyrat e gjendjes civile që e saktësojnë ose mjekët e familjes apo mjekët e agjencisë rajonale të shëndetit që i dinë më mirë këto shifra,” tha ai.

Shqipëria shënoi gjithashtu një numër relativisht më të vogël infektimesh për disa ditë me radhë gjatë javës së kaluar, ditë kur edhe numri i testimeve ishte krahasimisht më i ulët se sa më parë. Sipas Eugena Tominit nga Komiteti Teknik, rënia e numrit të infektimeve gjatë javës së kaluar lidhet me shfaqjen e rezultatit të masave aktuale.

Komiteti bëri të ditur se për momentin çerdhet dhe kopshtet do të vijojnë të mbeten të hapura për shkak se nuk është vënë re deri më sot ndonjë problem me këtë grupmoshë.

Etiketa: AkuzaCOVIDCOVID-19Eugena TominigazetareLigjMasaMjekmjekëndikimOpozitapandemiaPunaPunëQeveriaSHshqipShqipëriaStatistikatvdekjevdes
Tjetri
Zgjedhje 2017

Venecia kritikon socialistët për ndryshimet e njëanshme në kushtetutë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.