AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Si të humbësh një vend europian

Yanis VaroufakisngaYanis Varoufakis
6 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ndërtesa e parlamentit grek, Athinë. Foto: Pixabay.

Menjëherë pasi qeveria konservatore e Demokracisë së Re mori detyrën në Greqi në vitin 2019, nisi të bëhej e qartë se demokracia nuk ishte ajo që kjo qeveri kishte në mendje. Pak më shumë se një vit më vonë, kalimi në diktaturën postmoderne parlamentare ka avancuar mirë.

Ndërtesa e parlamentit grek, Athinë. Foto: Pixabay.

“Ky nuk është moment për t’u trishtuar, jemi shumë të zemëruar”, më tha së fundmi kreu i një njësi të kujdesit intensiv në një spital në zonën time elektorale, Selanik. Së bashku me stafin e tij të mjekëve dhe infermierëve të përkushtuar, ai nuk kishte fjetur një natë më parë, të cilën ai e përshkroi me evokim si “Nata jonë e Shën Bartolomeut”. E pyeta pse po shfrynte. “Humba një 43-vjeçar që mund të ishte shpëtuar”, u përgjigj ai me zemërim, duke shtuar: “Por janë gënjeshtrat! Gënjeshtrat e ndyra dhe propaganda që më zemërojnë.”

Greqia pati një valë të parë të mirë të COVID-19, por vala e dytë e gjeti qeverinë krejt të papërgatitur. Njerëz të brendshëm në spitalet në Greqinë veriore, si shefi i njësisë së kujdesit intensive me të cilin fola, tani e krahasojnë situatën e tyre me Italinë e veriut në fillim të pranverës.

Por pak informacione në lidhje me tmerret aktuale mbërrijnë deri te publiku. Një arsye është se menaxherët e spitaleve, të emëruar nga qeveria, e kërcënojnë stafin me pasoja të këqija, nëse flasin me mediat. Një tjetër është se gjatë pandemisë, mediat janë bërë plotësisht të varura nga grantet e mëdha që Ministria e Informacionit shpërndan sipas dëshirës së ministrit.

Gjatë javëve të fundit, policia ka filluar hetimin e personelit mjekësor i cili kishte njoftuar greva të vogla simbolike në shenjë proteste për mungesën e stafit. Ndërsa 17 nëntori, 47-vjetori i një kryengritje studentore antifashiste – dhe një pikë qendrore për protestuesit në Greqi çdo vit – po afronte, policia urdhëroi një ndalim katër-ditor në mbarë vendin për tubimet në ambiente të hapura të më shumë se katër personave. Pandemia ishte justifikimi; vulosja e mospajtimit ishte arsyeja.

MeRA25, partia që unë drejtoj, pati një debat të brendshëm të gjatë mbi mënyrën se si duhej t’i përgjigjej dekretit drakonian. Ne vendosëm për një përgjigje të moderuar. Do t’u bënim thirrje anëtarëve të publikut, partisë sonë dhe të krahut tonë rinor që të qëndronin larg, duke respektuar kufizimet kundër transmetimit të virusit.

Por për të sfiduar justifikimin e pandemisë për të ndaluar të gjitha protestat, veçanërisht nga personeli mjekësor, shtatë nga anëtarët tanë të parlamentit do të ecnin përgjatë rrugës tradicionale të marshimit, të pajisur me maska dhe duke respektuar një distancë të madhe sociale. Meqenëse Kushtetuta u garanton parlamentarëve lirinë e lëvizjes, vendimi ynë ishte sa i përgjegjshëm, ashtu edhe i ligjshëm.

Gjatë marshimit tonë simbolik, qindra policë dhe police të reja, duke sfiduar të gjitha rregullat e distancimit social, u përpoqën të pengonin shtatë deputetët tanë. Ndërsa po i afroheshim fundit të rrugës sonë, u rrethuam nga më shumë se një mijë policë. Ndërkohë, kryeministri, presidenti dhe nja 20 persona të tjerë ecën përgjatë rrugës drejt Politeknikut të Athinës për të vendosur një kurorë.

Shtatë orë më vonë, deputetët tanë ishin ende të bllokuar nga një forcë e madhe policie, edhe pasi rruga u hap normalisht për trafikun dhe njerëzit që shkonin në punët e tyre. Mesazhi ishte i qartë: Të drejtat kushtetuese të deputetëve të opozitës janë anuluar de facto.

Prova se kjo nuk ishte aspak një rastësi erdhi në ditët në vijim. Më 25 nëntor, Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, ndërsa deputetët e mbështesnin këtë kauzë, policia jashtë arrestoi nëntë feministe të njohura, të cilat po respektonin distancimin social, se guxuan të demonstronin në mbështetje të së njëjtës kauzë. Ndërkohë, zyra e prokurorit të qarkut njoftoi se deputetët e opozitës, përfshirë edhe mua, po hetoheshin për shkelje të kufizimeve të lëvizjes, gjë e cila, sipas Kushtetutës, nuk vlen për ne.

Tani qeveria ka përdorur shumicën e saj parlamentare për të larguar të gjitha dyshimet e mbetura në lidhje me qëllimet e saj anti-demokratike, duke votuar për heqjen e imunitetit parlamentar të një deputetes tonë dhe për çuarjen e saj në gjykatë për diçka që ajo tha në sallë. Dhe fjalët e saj ndodhën të ishin të vërteta: policë provokatorë, me kapuça dhe të veshur si anarkistë, janë regjistruar duke u përzier me demonstruesit dhe herë pas here kanë nxitur dhunë. As në vitet e trazuara 1960 një deputeti nuk iu hoq imuniteti ligjor për fjalët e thëna në sallën e parlamentit tonë.

Vetëm një vit më parë po lexoja librin e Ece Temelkuran “Si të humbësh një vend: Shtatë hapat nga demokracia në diktaturë”, i cili tregon historinë tronditëse të kalimit të Turqisë në një diktaturë parlamentare. Pak e dija atëherë se, një vit më vonë, libri i saj do të bënte jehonë si një dokumentar zhvillimesh këtu në Greqi. Shenjat filluan menjëherë pasi qeveria konservatore e Demokracisë së Re mori detyrën, shumë përpara pandemisë.

Policia e trazirave pushtoi kampuset universitare për të kënaqur krahun e djathtë të partisë qeverisëse. Pothuajse çdo stacion televiziv dhe radiofonik përsëritën njëzëri fjalinë se qeveria e re “do ta bënte Greqinë përsëri të madhe”. Refugjatët u cilësuan nga ministrat e qeverisë si “pushtues të paligjshëm”, dhe Rojat Bregdetare të Greqisë u urdhëruan të zmbrapsnin në detet e stuhishme çdo anije të mbushur me burra, gra dhe fëmijë të dëshpëruar.

Ndërkohë, erërat e këqija po fryjnë edhe në sistemin e drejtësisë. Në fillim të vitit 2020, mandati i presidentit mbaroi. Qeveria, pasi e ndryshoi Kushtetutën në mënyrë të tillë që të mund ta zgjedhë presidentin e ri me një shumicë të thjeshtë parlamentare, zgjodhi si kandidatin e saj presidentin e përkohshëm të Këshillit të Shtetit. Në fakt, mesazhi për gjyqtarët e lartë, të cilët përballen me pension të detyrueshëm në moshën 67 vjeçare, ishte: Mos merrni vendime kundër qeverisë dhe ju pret një punë e rehatshme.

Në një kohë kur Europa liberale po shqetësohet për Hungarinë dhe Poloninë, të cilat po i vënë veton buxhetit të BE-së në mbrojtje të regjimeve të tyre joliberale, askush nuk duket se po vëren se vendet e tjera anëtare të BE-së, si Greqia, po ndjekin shembullin e këtyre dy vendeve. Në vitin 2015, unë komentova se nuk nevojiteshin me tanke për të rrëzuar demokracinë greke. Mjaftonte mbyllja e bankave.

Pesë vjet më vonë, kalimi në diktaturën postmoderne parlamentare ka avancuar mirë. Disa ditë më parë, në Ditën e Forcave të Armatosura, imazhi i një tanku, së bashku me avionë luftarakë dhe raketa, u projektua në fasadën e Parlamentit të Greqisë. Atje, përpara Sheshit Syntagma, tradicionalisht vendi i demonstratave pro demokracisë dhe paradave me tanke që kanë shënuar vazhdimisht pezullimin e demokracisë, paralajmërimi ishte i qartë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. How to Lose a Europea Country

Etiketa: AnijeAthineBECOVIDCOVID-19demokracidemokraciaDemokracia e RedeputetDhunëDokumentarEuropagjyqtargraGreqiGreqiaImunitetiinfermierëkushtetueseLibriMaskambështetjembrojtjeMjekmjekëndalimpandemiaPartiapasojaPoliciaProject SyndicatePropagandaProtestatprotestePunëQeveriaSHSpitalspitaletVendimiYanis Varoufakis
Tjetri
Pandëshkueshmëria që fshihet pas sulmit antisemit ndaj Soros nga zyrtari hungarez

Pandëshkueshmëria që fshihet pas sulmit antisemit ndaj Soros nga zyrtari hungarez

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.