AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Trefishohet numri i personave të arrestuar për transport refugjatësh në Elbasan

Bardha NergjoningaBardha Nergjoni
6 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Grup refugjatësh i ndaluar nga policia në Vlorë. Foto Ilustruese: Jerola Ziaj

Prej fillimit të vitit policia e Elbasanit ka arrestuar 35 persona të dyshuar si të përfshirë në transportin e dhjetra personave nga Lindja e Mesme, prej kufirit me Greqinë drejt Malit të Zi dhe Kosovës.  

Grup refugjatësh i ndaluar nga policia në Vlorë. Foto Ilustruese: Jerola Ziaj

Dy të rinj u arrestuan të enjten, 3 dhjetor, në Elbasan, ndërsa transportonin në makinë 3 emigrantë sirianë që i kishin marrë në Korçë. Të arrestuarit, të 2 nga Korça, u zbuluan nga shërbimet e policisë pasi kishin kaluar në territorin që mbulohet nga policia e Elbasanit, ndërsa kjo e fundit njoftoi se ata akuzoheshin për “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe se nga hetimet ishte mësuar që do të paguheshin me nga 150 euro për çdo person që transportonin..

Por rasti nuk është i izoluar. Policia e Elbasanit i tha BIRN se gjatë këtij viti numri i personave të përfshirë në trafik qeniesh njerëzore ishte trefishuar. Në vitin 2019 vetëm 11 persona u arrestuan për këtë akuzë, për dy episode të trafikut, ndërsa deri në dhjetor ishin 35 të arrestuar dhe 25 episode trafiku të zbuluara

Sipas policisë veç rrugës kombëtare që lidh Korçën me Tiranën, grupet po përdorin edhe aksin Korçë-Gramsh, që është i amortizuar dhe i rrezikshëm dhe në të cilin janë regjistruar edhe aksidente ku janë përfshirë shtetas nga vendet e treta.

Prokurori i rrethit Kreshnik Ajazi, e cilësoi një problem shqetësues rritjen e numrave të personave që ndaloheshin për akuza të dhënies së ndihmës për kalimin e kufirit me qëllime përfitimi.  “Natyrisht këtë vit kemi pasur raste shumë të suksesshme të goditjes së trafikimit të narkotikëve, kultivimit të narkotikëve dhe dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit në fjalë popullore trafik i qenieve njerëzore. Nuk është trafikim në kuptimin penal, por me marrëjveshje për termin”, tha Ajazi në një bisedë për BIRN.

Ajazi la të kuptohej se Elbasani ishte një nga rrugët tranzit, për personat që futeshin në Shqipëri nga Korça. Ndërkohë edhe në këtë qark dhe në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë numri i rasteve të ndaluara është rritur disa herë në muajt e fundit.

Mesatarisht Policia e Korçës thotë se ndalon 120 emigrantë në muaj. Por numrat u dyfishuan sëfundmi. Policia e Korçës i tha BIRN se tetori kishte qenë muaj me fluksin më të madh të emigrantëve të kapur pasi kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri. 235 emigrantë të paligjshëm u kapën sipas policisë teksa transportoheshin me mjete të ndryshme,  ndërsa u arrestuan 36 persona që po bënin transportimin e tyre.

Etiketa: aksidenteAkuzaBIRNelbasanemigrantë të paligjshëmEuroGramshHetimetKorçëKosovëKreshnik AjaziLindjaLindja e MesmeNarkotiknarkotikëPoliciaPolicia e ElbasanitProkuroriRefugjateSHshqipShqipërisirianTiranëTrafiktrafiku
Tjetri
Alibia e paverifikuar kapitullon hetimet e dosjes “Toyota Auris”

SPAK dërgon për gjykim çështjen ndaj ish-drejtorit të Tatimeve Korçë

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.