Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Zgjedhje 2023
  • Veting
  • Mjedisi
  • Kosovë
  • SPAK
  • BE
  • Vladimir Putin
  • Olta Xhaçka
  • KLP
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Mos humbisni Korrupsioni

KPK mbyll vetingun pas dorëheqjes së gjyqtarit Fran Prendi

Edmond HoxhajNgaEdmond Hoxhaj
13:36 | 05/12/2020
Në Korrupsioni, KPK, Lajme, Vendi
Kohe leximi: 1 min për lexim
A A
0
Prokurori i Apelit Durrës, Moisi Duda përballet me probleme të pasurisë

Avokati i Moisi Dudës, Koçi Mato gjatë seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.

Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi ndërprerjen e procesit të vetingut për gjyqtarin e Gjykatës së Posaçme dhe ndalimin e emërimit të tij në drejtësi për 15 vitet e ardhshme.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjatë një seance dëgjimore. Foto: LSA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 26 nëntor të ndërpresë procesin e rivlerësimit për ish-gjyqtarin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Fran Prendi, pas dorëheqjes së këtij të fundit. Gjithashtu, KPK ka vendosur t'i heqë të drejtën për t'u emëruar në institucionet e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme.

Vetingu për gjyqtarin Prendi kishte filluar që prej janarit të vitit 2019. Gati dy vite më pas, më 30 tetor 2020, Prendi ka njoftuar Komisionin se kishte paraqitur kërkesë për dorëheqje pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGj, që vendosi pranimin e kërkesës dhe deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit.

Fran Prendi ka hequr gjithashtu dorë nga e drejta për t'u dëgjuar para Komisionit dhe ka kërkuar ndërprerjen e procesit të rivlerësimit.

Komisioni shprehet se pas njohjes me vendimin e KLGJ të datës 28 tetor, për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për gjyqtarin Fran Prendi, si dhe marrjen e formës së tij, ka vendosur të deklarojë përfundimin e procesit të vetingut dhe t'i ndalojë riemërimin në institucionet e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme.

 

Etiketa: Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarGjyqtareKomisioni i Pavarur i Kualifikimit
Tjetri
KPK i cilëson “të paligjshme” të ardhurat e bashkëshortit të gjyqtares nga Euralius

Shkarkimi i gjyqtares Fjoralba Prifti: Mungesë burimesh dhe deklarim të rremë

Më të lexuarat

‘Investitori strategjik’: Si e fali qeveria ‘Rama’ portin e Vlorës për 1 euro

‘Investitori strategjik’: Si e fali qeveria ‘Rama’ portin e Vlorës për 1 euro

13:16 | 23/11/2023
Prokurori i Apelit Durrës, Moisi Duda përballet me probleme të pasurisë

KPK mbyll vetingun pas dorëheqjes së gjyqtarit Fran Prendi

13:36 | 05/12/2020
Gjyqtarja Gilda Hoxha konfirmohet në detyrë

Gjyqtarja Gilda Hoxha konfirmohet në detyrë

14:54 | 24/11/2023
Gjyqtari Arben Mickaj u dorëhoq tre vjet pasi filloi vetingu ndaj tij

Gjyqtarja Afërdita Maho u dorëhoq nga detyra pasi u njoh me rezultatet e vetingut

14:05 | 27/11/2023

Qeveria vendos ‘të zgjidhë qesen’ për pagat e shtuara të gjyqtarëve dhe prokurorëve

15:16 | 30/11/2023
Gjyqtari Markelian Koça përballet me vetingun

KLGJ rihap pas 10 vjetësh procedimin disiplinor ndaj gjyqtarit Markelian Koça

14:49 | 30/11/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.