AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Gazetari Artan Rama hidhet në gjyq nga incineratori i Elbasanit

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Media Watch, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Regjizori Artan Rama, drejtues e emisionit “Publicus’

Kompania Albtek, e cila mori pa tender në vitin 2014 koncesionin e incineratorit të Elbasanit kërkon nga gazetari dëmshpërblim për prishje imazhi pas raportimeve mbi pikëpyetjet e ngritura mbi projektin po i kushton taksapaguesve 21.6 milionë euro.

Gazetari Artan Rama.

Kompania Albtek energy, e cila ka fituar në vitin 2014 kontratën e koncesionit për ndërtimin e incineratorit të plehrave në Elbasan, hodhi në gjyq gazetarin Artan Rama për shkrimin Prapaskenat e një kontrate të dytë për incineratorin e Elbasanit, publikuar në portavendore.al më 6 nëntor, shkrim në të cilin raportohet për një konflikt gjyqësor mes kompanisë dhe Entit Rregullator të Energjisë, në lidhje me licencimin e impjantit të Elbasanit si prodhues i energjisë elektrike. Enti e ka refuzuar kërkesën e Albtek për përcaktimin e një tarife shitjeje të energjisë së plehrave si energji e rinovueshme, duke e konsideruar kërkesën si të pabazuar në ligj.

“Në përmbajtjen e artikullit që tanimë ka marrë shpërndarje të gjerë, bëhen pohjime paragjykuese, ngrihen vazhdimisht fakte dhe aludime duke përdorur terma si: prapaskena, abuzimi, problemi, larg vëmendjes publike, po merrte jetë, alibia që ngrihet, kleçka, ndërhyrja, po ‘digjen’ paratë tona etj., mbi procedurat e dy kontratave që “Albtek Energy” sh.p.k., ka lidhur me institucione të shtetit shqiptar në lidhje me incineratorin e Elbasanit,” thuhet në aktpadi.

Pyetur nga BIRN, Rama tha se i qëndron shkrimit të publikuar dhe se do ta mbrojë atë në gjykatë.

“Padia është njësoj siç janë këto padi të bëra modë nga biznesi kundër gazetarëve. Qëllimi është që ti të frikësohesh dhe mos shkruash. Duket se ata nuk e vrasin shumë mendjen se çfarë shkruhet aty, por pasi prodhojnë para në mënyra abuzive, tentojnë ose ta blejnë gazetarin ose ta detyrojnë të heshtë përmes padive të tilla,” tha Rama.

Sipas aktpadisë, kompania gëzon reputacion të lartë, i cili është dëmtuar nga raportimi.

Albtek Energji është një kompani e themeluar në korrik 2014, nën pronësi të Stela Gugallja me kapital 100 mijë lekë. Në dhjetor të atij viti, kompania fitoi një kontratë me vlerë 21.6 milionë euro nga qeveria shqiptare për ndërtimin e incineratorit të Elbasanit. Qeveria nuk hapi garë për një projekt të tillë.

Shkrimi i Ramës raporton se si, në vitin 2016, qeveria e kryeministrit Edi Rama nisi një procedurë të dytë në favor të kompanisë Albtek, për një impjant të prodhimit të energjisë elektrike nga mbetjet. Albtek kundërshton disa fjalë të shkrimit të tilla si “Prapaskenat” dhe “larg vëmendjes së publikut”, të cilat gazetari i ka përdorur për të përshkruar tiparin jotransparent të procedurave të ndjekura nga qeveria shqiptare në koncesionet e incineratorëve të plehrave.

Sipas aktpadisë së Albtek, janë të pabaza aludimet që tregojnë se kjo kompani është favorizuar nga qeveria e kryeministrit Edi Rama në fitimin e kontratave dhe se ajo po shpërdoron paratë e taksapaguesve.

“Liria e shprehjes nuk mund të mbrohet kur ajo cënon integritetin psikik, si dhe nderin, personalitetin dhe reputacionin e një personi tjetër, qofshin këta edhe persona juridikë,” thuhet në aktpadi.

Kompania kërkon një dëmshpërblim prej 300 mijë lekësh.

Qeveria shqiptare është vënë nën akuza për favorizim të një grupi kompanish të ndërlidhura, të cilat kanë fituar deri më sot tre kontrata koncesionare për ndërtim incineratorësh, që të gjitha pa garë.

Mirel Mërtiri, një i afërt me ish-ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, është partneri i pronares së incineratorit të Elbasanit Stela Gugallja ndërsa dy kontrata të tjera koncesionare, incineratori i Fierit dhe ai i Tiranës, janë nën pronësi të Klodian Zotos, një jurist i Mërtirit dhe të një kompanie me pronarë të panjohur të regjistruar në Holandë.

Pas zbulimit të lidhjeve të tij me incineratorët, Mërtiri ka hedhur në gjyq BIRN Albania duke pretenduar dëm moral.

Etiketa: AhmetajAkuzaAlbtek EnergyArben AhmetajBIRNBIRN AlbaniaEdi RamaelbasanEurogazetarGjyqIncineratorIncineratori i ElbasanitKoncesionetkonfliktKontrata koncesionareLigjLiriaLiria e ShprehjespadiParaprishjeQeveriaQeveria shqiptareRamaSHshqiptareStela GugalljatenderTiranë
Tjetri
Hungaria dhe Polonia shtrëngojnë kontrollin mbi narrativën

Si funksionojnë skemat e mashtrimit me paratë e BE-së në Hungari

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.