AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Rumani, e majta fiton zgjedhjet e përgjithshme

Marcel Gascón BarberángaMarcel Gascón Barberá
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ndërtesa qeveritare e Rumanisë. Foto: gov.ro

Partia Social Demokrate e Rumanisë befasoi partinë në pushtet me një fitore në zgjedhjet parlamentare, por shanset e saj për të formuar një qeveri duken të vogla.

Ndërtesa qeveritare e Rumanisë. Foto: gov.ro

Partia Social Demokrate, PSD, shënoi një fitore të befasishme në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën të dielën në Rumani, ku pjesëmarrja ishte e ulët për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Pasi u numëruan votat nga mbi 99 për qind e qendrave të votimit, PSD mori 30 për qind të votave, pasuar nga partia qeverisëse e qendrës së djathtë Partia Liberale Kombëtare, PNL, me 25 për qind.

E treta u rendit USR PLUS me 14 për qind, pasuar nga partia nacionaliste Aleanca për Bashkimin e Rumunëve, AUR, e cila hyri në parlament me tetë për qind të votave duke përdorur retorikë rreth “sovranitetit” të Rumanisë dhe duke bërë premtime proteksioniste për bizneset e vogla .

Partia tjetër që fitoi përfaqësim në parlament është Bashkimi Demokratik i Hungarezëve të Rumanisë, UDMR, i cili mori gjashtë për qind, siç merr pothuajse në çdo zgjedhje.

Në zgjedhjet e të dielës morën pjesë vetëm 31.84 për qind e elektoratit, një minimum historik në zgjedhjet legjislative në Rumaninë post-komuniste.

Kreu i PSD Marcel Ciolacu e interpretoi votimin si një mesazh në lidhje me mënyrën se si partia në pushtet i është përgjigjur pandemisë.

Ai tha se ky ishte një votim kundër “mbylljes së shkollave, mbylljes së tregjeve, mbylljes së kishave dhe falimentimit të mijëra kompanive” gjatë pandemisë si dhe “qindra mijëra të papunëve”.

Ai këmbënguli që kryeministri dhe kreu i PNL Ludovic Orban duhet të japin dorëheqjen. Kreu i PSD gjithashtu përjashtoi kërkimin e një koalicioni të madh me të djathtën e qendrës.

“Ne kemi nevojë për një qeveri të aftë që ofron zgjidhje”, tha Ciolacu.

Një nga propozimet e Ciolacut për kryeministër do të jetë përfaqësuesi rumun në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Alexandru Rafila, një mjek prestigjioz që fitoi një vend në parlament në listat e partisë PSD.

Por, pavarësisht fitores së saj, duket shumë e vështirë që PSD të drejtojë formimin e një qeverie ose të bashkohet me një kabinet në koalicion me ndonjë parti tjetër.

Asnjë parti nuk duket e gatshme të bashkëpunojë me Social Demokratët, imazhi i të cilëve mbetet i njollosur nga akuzat për korrupsion dhe reforma polemike në drejtësi që ajo i bëri gjatë kohës së saj në qeveri midis vitit 2017 dhe tetorit të vitit të kaluar, kur u rrëzua nga PNL-ja në një mocion mosbesimi.

Ndërkohë, presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, një aleat i PNL-së, e ka vënë luftimin e ndikimit të Social Demokratëve në fokus të veprimtarisë së tij politike.

Iohannis, i cili është i ngarkuar të caktojë një kryeministër, i cili më pas do të kërkojë mbështetjen e parlamentit, ka thënë tashmë se ai dëshiron një qeveri koalicioni midis PNL-së dhe USR PLUS.

Rezultatet e zgjedhjeve përfaqësojnë një mposhtje për presidentin Iohannis ashtu edhe për dy partitë që ai dëshiron në qeverinë e re, pasi që të tre kërkonin largimin e PSD-së “toksike” nga institucionet publike.

Zelli i Iohannis për të sulmuar të majtën javët e fundit është parë nga shumë si një faktor tjetërsues për votuesit e mundshëm të qendrës së djathtë.

PNL-ja në pushtet ndërkohë ka paguar një çmim të madh për masat që mori për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Sondazhet e opinionit publik në janar i dhanë asaj 45 për qind të votave – një avantazh që ka avulluar gradualisht ndërsa ekonomia u godit nga izolimi dhe masat e tjera kufizuese.

PSD-ja fajësoi qeverinë për krizën ekonomike pasuese, por duke qenë se ajo kishte ende një shumicë në parlament pavarësisht se ishte në opozitë, ajo miratoi një rritje të pagave dhe pensioneve. Kabineti i Orban e konsideroi të pamundur këtë gjë dhe e çoi çështjen në gjykatë. Kjo e uli shumë popullaritetin e PNL-së.

Etiketa: demokratee majtaEkonomiafitoreKorrupsionMjekOrbanparlamentPartiaPartia Social DemokratePNLPSDReformaRumaniSHsocial demokratevotimvotuesitzgjedhjezgjedhje te pergjithshmeZgjedhjet
Tjetri
Prokurori i Tiranës, Albert Demirneli përballet me vetingun

Prokurori i Tiranës, Albert Demirneli përballet me vetingun

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.